Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ramiz Alia: E kam çmuar Ismail Kadarenë si shkrimtar
Publikuar më 02 nntor, 2009 në orën 18:57 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ramiz Alia i përgjigjet Kadaresë: Më shoqëroi në aeroport kur shkova në SHBA, ka edhe film
Shkruan: Ferdinand Dervishi

“E kam çmuar Ismail Kadarenë si shkrimtar. Edhe sot në atë drejtim kam të njëjtin mendim. Por kur dëgjoj "përralla" nga Kadareja, habitem...” Ramiz Alia, ish-Sekretari i Parë i Byrosë Politike të Partisë së Punës dhe Presidenti i parë postpluralist shqiptar, ka reaguar kujdesshëm pas intervistës së shkrimtarit të shquar, Ismail Kadare, për gazetarin Blendi Fevziu, realizuar pak ditë më parë në emisionin “Opinion”. Një reagim, përmes lidhjes telefonike, ndaj atyre pasazheve në intervistë, që Alia pohoi se i kishin tërhequr vëmendjen kur i kishte lexuar ditën tjetër nëpër gazeta. Ja kundërshtitë e tij.
Në intervistën e tij, të para pak ditëve, për gazetarin Blendi Fevziu, shkrimtari i njohur, Ismail Kadare, ju përmendi disa herë, në shumicën e rasteve duke ju nxjerrë nga goja për keq. A e ndoqët?

Lexova gazetat të nesërmen. E kam çmuar Ismail Kadarenë si shkrimtar. Edhe sot në atë drejtim kam të njëjtin mendim. Por kur dëgjoj përralla nga Kadareja, habitem.
Ndër të tjera Kadare mohoi që t’ju ketë shoqëruar për në aeroport, kur u nisët për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vitin 1990, për të marrë pjesë në një sesion të OKB-së. Si është e vërteta sipas jush?
Harron, apo kjo u përgjigjet interesave të tij të reja? Le të shohë shtypin e kohës apo dokumentarët e Kinostudios, ku pasqyrohet prezenca në përcjelljen time e N/kryetarit të Frontit Demokratik, shokut Ismail Kadare, dhe do të bindet cila është e vërteta.
Në intervistën me Fevziun, Kadare thotë gjithashtu se juve, në Shtetet e Bashkuara, gjatë vizitës së vitit 1990, ju shoqëronin 70 shqiptarë të armatosur. Për shkak të kësaj, por edhe prej faktit se ju në Shtetet e Bashkuara nuk patët ndonjë takim të rangut të lartë pas të cilit të lexohej ndryshimi radikal i politikës në Shqipëri, ai vendos të kërkojë azil politik në Francë. A janë të vërteta këto?
Unë nuk e kam njohur Kadarenë kaq naiv për të besuar në çdo përrallë që dëgjon. Kush të pranonte në Shtetet e Bashkuara më 70 njerëz të armatosur?!
Në një tjetër moment të intervistës Kadare thotë se në rrethe të nomenklaturës shqiptare të kohës, është festuar momenti kur në Rusi, ish-komunistët, tentuan një puç ushtarak. Gjithashtu Kadareja hedh një ide sipas së cilës puçistët ishin të lidhur edhe me komunistët jugosllavë edhe me ata shqiptarë. Si e komentoni?
Nuk mund të shiten për të vërteta “thashethemet”, siç i karakterizon edhe ai vetë në intervistë. Se gjoja udhëheqja e kaluar paska bërë përpjekje për tu marrë vesh me golpistët rusë dhe paska kremtuar fitoren e tyre. Çfarë janë këto fantazi të sëmura?!
Në të njëjtën intervistë Kadare flet për mospranimin e ofertës gjermane të viteve ‘80. Sipas Kadaresë, ne shqiptarët në këtë rast, i kemi rënë të mirës me shkelm pasi plani i gjermanëve ishte të ndihmonin Shqipërinë për progres ekonomik dhe afrim ndaj Evropës. Sa të vërteta janë këto?
Edhe për këtë temë ai gabon. Jam shprehur edhe më parë. U morën të gjitha ato që gjermanët ofruan.
Pra, sipas jush Kadareja ka lëvizur shumë nga pozicionet e veta të viteve të shkuara, përse?
Nuk gjej dot një përgjigje. Është hera e parë që i bëri publike në intervistën e Fevziun. Sepse kurrë më parë gjatë 20 viteve që është jashtë shtetit nuk ka folur për këto xhevahire. Duket se tani nuk i mjaftojnë argumentet si “disident” e “antikomunist”. Për synime më të larta, që vazhdimisht e intrigojnë, është në kërkim edhe të meritave të tjera. Dhe në këtë rrugë talenti ynë shfaq edhe defektet e tij më të mëdha.

Intervista në “Opinion”, rrethanat si Kadareja përmendi Ramiz Alinë
Pak ditë më parë, në një nga emisionet e tij “Opinion”, gazetari Blendi Fevziu realizoi një intervistë me shkrimtarin e shquar shqiptar, Ismail Kadare. Në intervistën, që vinte menjëherë pas fitimit të çmimit “Princi i Asturias”, Ismail Kadare përmendi disa herë ish-sekretarin e Parë të Byrosë Politike dhe njëkohësisht presidentin e parë postpluralist shqiptar, Ramiz Alia. Më poshtë pjesët nga intervista e gazetarit Fevziu, për të cilat Ramiz Alia reagoi.
Fevziu: Ramiz Alia ka thënë që ju e përcollët në aeroport...
Kadare: S’është e vërtetë, është absurde, unë kam qenë në Paris në atë kohë, kam ikur në shtator. Është një fantazi, ose është një transferim i kujtesës së gabuar të tij, nuk besoj se e bën me ndonjë qëllim, por është fare absurde. Para një muaji kam qenë në Paris dhe prisja mbarimin e kësaj vizite. Thosha që nëse ky merret vesh më në fund me amerikanët, unë s’po i prish punë, do të kthehem në Shqipëri, s’ka nevojë të iki.
Fevziu: Pra, ju e kishit dilemën që mund të ktheheshit?
Kadare: Absolutisht, deri në ditën e fundit. Ka bërë vizitën në Amerikë dhe prisja me padurim rezultatin. Rezultati ishte ky, takoj ambasadorin, e fjala parë që më thotë është se la nam shoku Ramiz në Amerikë, e shoqëronin 70 shqiptarë të armatosur. I thashë more je në vete apo si, çfarë janë këta shqiptarë të armatosur, po nga entuziazmi. Po çfarë është ky vend që lejuaka shqiptarë të armatosur të shoqërojnë Presidentin. Pyeta pak botuesin, që pyeti në Ministrinë e Jashtme, ishte gafë e gjitha, ishte një blof, vizita ishte një takim me diasporën, ishte për të hedhur hi syve.
Fevziu: Dhe ju morët vendimin për të qëndruar në Francë?
Kadare: Absolutisht, menjëherë të nesërmen, sapo e dëgjova këtë gjë, ishte e fundit lëkundje e imja. Nuk kam dashur t’i krijoj telashe vendit tim.
Fevziu: Gjermanët i kishin propozuar Shqipërisë në atë kohë, sipas kujtimeve të djalit të Shtrausit, një projekt pilot për ta futur Shqipërinë në Bashkimin Evropian, brenda një kohe të shkurtër, prej 18-24 muaj.
Kadare: Kjo është krejt e vërtetë, unë këtë e mësuar nga të parët, nga një udhëtim që kam bërë në Gjermani. Kemi shëtitur natën në Bon, ambasadori që ishte në Gjermani e kisha fqinj, zoti Shpëtim Çaushi, ai në gjendje depresive gati më tregoi se Shqipëria nuk kuptoi që po i binte të mirës me shkelm. I thashë, që ti më pyet mua, unë do të pyes ty që je ambasador, pasi unë s’kuptoj asgjë sepse ne nuk kuptonim në atë kohë. Vetë këtë dija, që ne po i binim të mirës me shkelm.
Fevziu: A kishte lidhje klasa drejtuese komuniste e asaj kohe me Bashkimin Sovjetik?
Kadare: Ashtu... Më vonë pas një viti, kur fitoi puçi, ahere u bënë të qarta disa gjëra, u hap fjala që puçistët kishin lidhje, kishin shti në dorë Ministrinë e Jashtme dhe të Brendshme, praktikisht kontrollonin Rusinë shumë kohë më përpara. Me sa duket kishte hyrë në lidhje me Jugosllavinë dhe me Shqipërinë. Kjo është ajo që mendoj unë se ka ndodhur. Në Shqipëri nuk e pranon askush këtë gjë. Janë zbuluar dokumentet për marrëdhëniet e tyre me Jugosllavinë dhe ka qenë një arsyet hovëzimit të Millosheviçit, që në atë kohë po vinte në pushtet, nuk është vërtetuar asgjë nga ana historike dokumentare lidhur me Shqipërinë. Kudo thuhet që në atë kohë ka pasur bisedime të fshehta me ta dhe është një tjetër thashethem, që është përhapur kudo, që në Tiranë natën e parë, atë pasdite gushti, kur kujtuan se puçistët fituan, janë bërë festa kudo, në rrethe të nomenklaturës të asaj kohe. U siguruan si duket, hipoteza është se ata i kanë thënë mbahuni-mbahuni me fjalë sa të vijë dita që do të zgjidhet ky problem.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 94 vizitorë
Lexuar: 3,661 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash...
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34
Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur...
Klasa politike vendoste pushtetin personal pa...
E enjt, 04 qershor 2020 - 19:19
Roli i Austrisë ka qenë më pozitivi, madje pa atë nuk do të mund të kishim krijuar dot një shtet shqiptar në vitin 1912. Ajo u mbështet herë pas ...
30 VJET NGA KRIMI SERB I HELMIMIT TË FËMIJ...
E shtun, 21 mars 2020 - 01:50
Dr. Shukri Gerxhaliu: “Kur është në pyete fëmija, populli e kombi unë jam i gatshëm të sakrifikohem”. Flet Dr.Gërxhaliu, doktori i cili tra...
KRAHËT E SHQIPES
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25
Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“ ⁃ Kush është zonja. Ma...
Rexhep Qosja: Fitorja e Kurtit sjell shpresë...
E hn, 07 tetor 2019 - 19:51
Akademiku shqiptar, autoriteti moral i shqiptarëve, këtej e andej kufirit, Rexhep Qosja dy ditë para zgjedhjeve shkroi editorialin “Zgjedhjet e parak...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi