| Interviste ekskluzive me aktoren e mirenjohur shqiptare ne Suedi, Fortesa Hoti |
| Publikuar më 25 janar, 2010 në orën 03:02 ( ) |
Intervista | |
|
|
|
Intervistë ekskluzive e realizuar me pare, me aktoren tani më të mirënjohur, Fortesa Hoti, e cila nga shtatori i vitit 2007, në serinë televizive "Avenyja tjetër" me plot mishërim, luan rolin kryesor, që shfaqet cdo jave përmes R T V-suedez
 Fortesa Hoti Pas Yllit të këngës së top-muzikës, Doruntina Disha, e cila zuri vendin e parë në Norvegji, kurse ne Festivalin e kenges në Shqipëri, vendin e dytë. Gjurmeve të saja hap pas hapi po ec këtu në Suedi dhe këngëtarja e re Besa Krasniqi, e cila zuri vendi e parë në festivalin muzikor të talenteve të rinj në Karlskrona të Suedise. Kurse, në laminë e dramaturgjise, përmes suksesit të arritur, shembullin e të dyja moshatreve e ndjek aktorja shqiptare, Fortesa Hoti. Që të tria janë shembull për Rininë shqiptare në Diasporë, sepse, vetëm me shembuj të mirë ngritet imazhi i popullit tonë të shtypur e shumëvuajtur shekuj me radhë.
Sot, kontaktin e parë me Fortesën e mora përmes mikut dhe bashkëpunëtorit tim te çmuar, Prof. Dr. Zija Lleshi, i cili më njohtoi se, babai i saj është Ferki Hoti, arsimtar, i cili nga viti 1992, në Munkedal, me plot përkushtim u angazhua në proçesin edukativo-arsimor me nxënësit tanë kurbatçarë. Komuniteti i shqiptareve ne Skandinavi, veçanërisht të rinjtë, me interes e përcjellin filmin serik telviziv ”Avenyja tjetër”, ndaj, që të mësojnë diç më shumë, fillimisht, kërkuam nga Fortesa të na ofrojë ca të dhëna biografike:
-Kam lindur, më 6 dhjetor 1988 në Polac të Skenderajt dhe aktualisht jetoj me prindërit e mi, vëllanë dhe dy motrat në lagjen Angered, që ndodhet në periferi të Goteborgut. Isha 4 vjecare kur prindërit e mi, në mars të vitit ’92, per shkak te masave represive, dhunës e terrorit të pushtetit serb në Kosovë, babi im, arsimtar i suspenduar nga puna,kërkoi strehim këtu në Suedi.
Si u pritët në Suedi dhe cilat ishin disa nga sfidat e fillimit ketu ne emigracion?
Në Suedi u pritëm shum mirë nga shteti dhe populli. Në at kohë, menduam të qëndrojmë një kohë të shkurt në Suedi, por nuk doli ashtu. Vitet rreshtin nji pas nji dhe une rritesha, duke shkuar në shkollë si një nga nxënëset më të dalluara. Mendimi i familjes, po edhe i imi ishte dhe është që sa më shpejt të kthehemi ne vendlindjen tone, në Kosovën e Pavarur.
Çfarë shkolle keni kryer ne Suedi?
Kam kryer shkollen e mesme dhe vijoj studimet ne drejtimin -Arti skenik. Ndër kohë kam vijuar edhe mësimin plotësues në gjuhën Shqipe. Flas, për veç shqipes, falë ndihmës qe me ofroi babai im- arsimtar e flas dhe anglishten, suedishten dhe pak gjermanishten.
Si u kyçët në laminë e dramaturgjisë?
Si e vogël me thonin së kisha talent për aktore, që në shkollën fillore në klastë e 6,7,8 dhe 9 u aktivizova ne grupin dramatik të shkollës, ku luajta role të dryshme në skenat e shkolles. Pra, kjo më më dha shtytje që në një ditë vere, gjatë pushimeve kur kërkoja punë, papritmas e pashë që televizioni suedez kishte hapur një audicion për një seri televizive. Konkurova dhe arrita të përzgjidhesha në më shumë se dymijë aplikues dhe zhvillohej garë eliminuese, ku arrita të dal në fillim në 100-she e pastaj në 30-she dhe në fund në 3 më të mirët, ku arrita dhe të marr edhe rolin kryesor në seri, që ishte dhe gëzimi më i madh në jetën time.
Në serinë televizive "Avenyja tjetër" ua kanë besuar rolin e Roxana Nilsson. Kush ua ofroi ate rol dhe çka kishit me na thënë rreth këtij roli specifik?
Rolin ma afroj Anette Mandoki, regjisore. Eshtë nje rol i vështirë i një vajze problematike, me emrin, Roxana Nilsson, e cila jeton më një nënë narkomane, që s’e din se cili është babai i saj. Pra, permes ketij filmi ne seri, paraqitet jeta, veshtiresitë e saj me vite, sespse, nenen e saj e kish kapluar një virus i keq siç është droga. E kam pak të vështirë të luaj rolin e Roxanës, pasi në jetën private unë dalloj shumë nga ky rol, por megjithatë kam shumë telefonata urimi dhe ka shumë adhurues të cilët me telefonojnë dhe me japin fjalë të mira për interpretim të suksesshem.
Dhe unë, bijë e nderuar e Kosovës, Fortesë, si njohës i lamisë së dramaturgjisë, duke qenë se vite me radhë kam përgatitë pjesë të ndryshme teatrale ne Diber e Kaçanik, e vlerësoj lartë angazhimin dhe mishërimin tuaj ne rolin specifik dhe shume te veshtire te Roxanes. Të lumtë, me deshirë qe dhe ne të ardhmen te korrish suksese dhe me te medha ne sferen e dramaturgjise e te kinematografise.
Falënderime te perzemerta z. Ibrahim ne per keto vleresime aq te ngrohta e te sinqerta qe m’i dedikoni. Ju më jepni vullnet qe dhe me tej te angazhohem palodhshem në këtë lami, te cilen e adhuroj me mish e shpirt.
Diç rreth aktiviteteve tuaja dhe, si e kaloni kohën e lirë?
Përveç angazhimit tim në filmin: "Andra Avenyn" unë lexoj libra të ndryshëm në gjuhën shqipe, suedeze dhe ate nagleze. Merrem më vrapim, i kushtoj rendësi shumë të madhe familjes sime të dashur dhe Shoqërisë.
Do kalojmë tek nje cështje tjetër që na prekupon ne te gjithve,tek gjuha shqipe. Ty dhe motra jote, Blerta, pastër e bukur e flisni gjuhën shqipe. Në cilën gjuhë flisni në familje dhe, cili eshte mendimi juaj që femijët shqiptarë ta ruajne gjuhën tonë të bukur e të ëmbël shqipe ?
Mbi 90 % në shtëpi flasim gjuhën tonë Shqipe, me që jetojmë në Suedi dhe eshtë e nevojshme dhe jetike këtu flasim edhe suedishten, falenderojmë demokracinë suedeze për mundësinë e organizimit të mësimit plotësues nëpër shkolla edhe në gjuhën shqipe. Pra femijet tanë shqiptarë janë më të aftë dhe më të dijshëm kur flasin më shumë gjuhë.
Çfarë muzikë më së shumti dëgjoni?
Shqipe folklorike, popullore, po ne të rinjtë dëgjojmë edhe muzikë moderne internacionale botërore.
Çfare do te thonit per ne fund?
Jam shume e lumtur që u shpall Pavarsija e Kosovës dhe kam fat të madh që jam pjesë e rinisë së saj. Nje Komb Shqiptar me 2 shtete do të jemi shume më të fortë ne të ardhmen.
Nje pershendetje te vecante keni nga babai im-Ferkia dhe krejt familja Hoti.
Ju faleminderit shume per kete interviste!
Dhe une ju falenderoj për angazhimin tuaj dhe per vlerësimin që po ma bëni. Dhe në mbarim, lus të gjithë moshataret e mi kudo në Diasporë që të vazhojnë shkollimin dhe, me sjelljet e veprimet e tona shembullore, t’i tregojme botes se qytetruar dhe miqeve tane nga mbare bota se ç’popull i zgjuar, bujar e fisnik jemi ne shqiptarët.
Falënderime bijë e Kosoves martire!
Me nderime, I. Egriu
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 35 vizitorë |
| Lexuar:
2,395 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash... |
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34 Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur... |
| KRAHËT E SHQIPES |
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25 Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“
⁃ Kush është zonja. Ma... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|