Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Mos të keqpërdoret aksioni i Pajtimit të gjaqeve
Publikuar më 05 shkurt, 2010 në orën 00:15 ( ) Afrim Morina | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ky është një vit jubilar me përmasa kombëtare, sepse për herë të tretë ndodhi në histori, që shqiptarët të shtrijnë dorën e pajtimin për faljen e gjaqeve. Por e veçanta e saj është, sepse për herë të parë ndodhi që kjo të bëhej nga shtresa e ndërgjegjësuar dhe jo nga udhëheqja e saj.

Veprimtarët e pajtimit të gjaqeve, kryesisht ish të burgosurit politik, kishin nuhatur gjendjen politike dhe këtë e bënë në emër të bashkimit të shqiptarëve në një front të përbashkët, duke e ditur se liria nuk do të vjen në pjatë, por atë duhet fituar me çdo kusht, pra edhe me gjak. Këta arritën t’i nxjerrin nga katedrat shumë intelektual, që për arsye të ndryshme, ishin të larguar nga masat e gjëra dhe bënin punën e tyre shkencore.

Keqpërdorimi i aksionit të Pajtimit të gjaqeve

Ky aksion i Pajtimit të gjaqeve, jo vetën në kohën sa veprohej në terren, por menjëherë pas përfundimit, që unë e quaj si të përfunduar në fund të vitit 1992, e gjerë sot është keqpërdor e keqpërdorët nga pehlivanët që dinë të jetojnë në të gjitha kohët. Edhe në këtë njëzetë përvjetor të Aksionit për pajtimin e gjaqeve dalin njerëz për të dëshmuar kohën e fillimit të tij, siç ishte rasti me z. Mark Krasniqin, kur dihet se janë të gjallë shumica e atyre që u tubuan në Lumëbardhë, të vetmit që kanë të drejtë morale e kombëtare për të dëshmuar për atë kohën.

Jehona për pajtim gjaqesh nga Lumëbardhi

Jehona e Këshillit nismëtar për pajtimin e gjaqeve në Lumbardhë u përhap shumë shpejt dhe ne therandasit me njëherë, në ditët e para të Shkurtit të vitit 1990 krijuam një Këshillë nismëtar, ndërsa me 22.02.1990 edhe bëmë pajtimin e parë.
Shtypin ditor e vërshuan komente, reportazhe, artikuj, lajme e informata mbi këtë Lëvizje, që edhe pushteti okupator serb e përcillte me një kujdes të veçantë. Vepronin edhe subjekte politike, mirëpo për okupatorin kjo paraqiste rrezikun më të madh, sepse përmes kësaj bëhej bashkimi i një kombi për të vepruar dhe nuk kishte mekanizëm për ta ndal, ngase kjo Lëvizje kishte karakter njerëzor (human), edhe pse u përpoq ta bënte këtë. Me 09.05.1990 e arreston Anton Çettën, Ramadan Shalën dhe Afrim Morinën në Korishë të Prizrenit, për shkak të mobilizimit të fshatit për faljen e gjaqeve dhe plagëve, me qëllim se do të frikoheshin pajtimtarët dhe aksioni të mbetej i pa përfunduar.
Qëllimi i këtij shkrimi nuk është për të trajtuar kohën kur ndodhi kjo Lëvizje, por për autorët të cilët më vonë nxorën edhe libra lidhur më këtë.
Për të shkruar historinë nuk është vështirë, nëse me të vërtetë dëshiron të jesh i sinqertë për të qenë në shërbim të kombit. Mirëpo, kur je edhe pjesëmarrës i ngjarjeve të mëdha historike, atëherë duhet pasur kujdes për mbarështimin e materies, sepse dëshmitarët janë të gjallë dhe argumentet i rrëzojnë animet partiake, regjionale, apetitit për të qenë në qendër të vëmendjes etj.

Dy autorë që fshehin të vërtetën

I pari që u ngut për të publikuar pajtimin e gjaqeve në Kosovë ishte Behram Hoti. Atë kohë ushtroja detyrën e Kryetarit të Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar- UNIKOMB, në mungesë të Ukshin Hotiti dhe me te kisha krijuar shoqëri. Vjen Behrami dhe më jep librin. E lexova dhe duke parë se nuk përkonin shënimet e publikuara nga Ai me realitetin për (Suharekën) Therandën, Lypjanin dhe Shtimen, e ftova dhe kërkova që të bënte përmirësime. Ai nguli këmbë se shënimet i kishte marrë nga veprimtarët e drejtë për së drejti në këto tri komuna. U mundova ta bindi se të paktën për (Suharekën) Therandën ka qenë dashtë të përfshihet edhe emri im si pajtimtar edhe pse e kam udhëhequr aksionin. Bisedojë me njerëzit e apostrofuar nga Hoti për dhënie shënimesh dhe ata u pajtuan se i kishin dhënë shënime dhe ato që i kishte publikuar Hoti qëndronin.
I dyti, Muhamet Piraku, filloi ta botojë si fejton në të përditshme “Bujku” librin e tij. Pasi njiheshim, një ditë i them se atë që e keni shkuar për (Suharekën) Therandën nuk përkon me realitetin dhe mundësisht të përmirësoni gabimet kur ta botoni si libër. Edhe ai kishte të njëjtin mendim sikurse Hoti. Pata bërë një shkrim kundërshtues për librin në fjalë në gazetën “Bujku”, mirëpo Avni Sopahiu, tash ambasador në SHBA, nuk e publikoi, sepse filozofia ime politike ishte në kundërshtim me të tijën. Piraku pasi e botoi si libër ma dha një ekzemplar, e morra, por i thash se do të vijë koha kur do të zhvleftësohet.

Humbja e Librit të pajtimit të gjaqeve për Therandën

Me 16 dhjetor të vitit 1991 burgosem si pjesëtar i Frontit të Rezistencës dhe Bashkimit Kombëtar, mirëpo Librin e pajtimit të gjaqeve për Therandën e kisha dorëzuar në Institutin e Albanologjisë. Posa dola nga burgu, në verën e vitit 1994, më ftuan në Studençan të Therandës, se do të bëhej promovimi i disa librave të botuara nga Instituti, financimin e të cilave e kishin bërë therandasit. Pas promovimit më drejtohet z. Emin Kabashi dhe z. Zymber Neziri dhe kërkojnë të dinë se kujt ia kisha dorëzuar Librin e pajtimit, sepse nuk ishte në Institut dhe mu lutën të bëjë një artikull që do të botohet në Librin e Pajtimeve. Pas pak kohe e gjetëm librin, të cilin e kishte marr z. Xhafer Kabashi nga Korisha e Prizrenit, për ta përdor për qëllime të veta dhe nuk e kishte rikthyer aty ku duhej. Pasi e gjetëm librin, e rikthyem aty ku e kishte vendin, bëra edhe një shkrim, i cili u botua në librin e botuar nga Instituti Albanologjik.

Libri i pajtimit i botuar nga Instituti i Albanologjisë mohon dy librat e publikuara më parë

Botimin e Librit të pajtimit nga Instituti i Albanologjisë mohon dy librat e botuara më herët të autorëve Hoti e Piraku. Mohimi ndodhi, sepse shënimet ishin të tubuar drejtpërsëdrejti nga veprimtarët, e ata duke e ditur misionin e shenjtë të tyre nuk lejuan që të përvijohen pehlivanët për të dal të parët apo edhe të futën emra e fotografi të njerëzve të cilët nuk kanë harxhuar as një minutë kohë për pajtim të gjaqeve.

Duhet përmirësuar gabimet

Në këtë njëzetvjetor të kësaj Lëvizje të madhe kombëtare, kërkojë që këta dy autor t’i përmirësojnë gabimet e veta dhe të kërkojnë falje publike për shtrembërimin fakteve që i bënë me apo pa qëllim, sepse në fund të fundit edhe janë mohuar shkrimet e tyre nëpërmjet fakteve të publikuara në Librin e pajtimeve të botuar nga I. A.

04.02.2010, Prishtinë
P.S. Kam udhëhequr Aksionin e Pajtimeve të gjaqeve në Therandë


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Afrim Morina
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 41 vizitorë
Lexuar: 3,931 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi