Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ZGJOHU - REAGIM
Publikuar më 05 shkurt, 2010 në orën 22:03 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!”, e mbështetur nga mbi 20 OJQ tjera shqiptare, dënon ashpër dhe e cilëson si të papranueshëm proektin "Shkupi 2014" të prezentuar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë nëpërmjet Komunës Qendër.

Pas 3 viteve me paralajmërime të njëpasnjëshme konstruktive dhe dashamirëse rreth rreziqeve që ndërtimi i kishës ortodokse në shesh do të nxis, Lëvizja ZGJOHU! konsideron që e gjithë përgjegjësia për përkeqësimin dhe radikalizimin e situatës do t'i takojë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Komunës Qendër e cila me kokëfortësi vazhdon të provokojë shqiptarët dhe komunitetet tjera. Proekti "Shkupi 2014" ka për qëllim të nxitë urrejtje dhe ngjason me skenarin dhe temën e filmit 2012 të përkthyer në rrethana vendore.

Ky proekt i marrë që kushton miliona Euro nga buxheti shtetëror, do të nxisë tensione të paparashikueshme ndëretnike dhe ndërfetare, të pakrahasueshme me ato që i përjetuam për Enckilopedinë dhe imponimin e gjuhës maqedonase nga klasa e parë fillore. Andaj, ZGJOHU! i është drejtuar me një kërkesë konkrete të gjitha Ambasadave dhe organizatave ndërkombëetare në Maqedoni për përkrahjen e tyre në shmangjen nga një situatë e tillë pasi që do të ketë pasoja dhe komplikime të paparashikueshme për këtë vend në kohën më të rëndësishme për të ardhmën e vet.

Në rast se Qeveria nuk tërhiqet nga ky proekt, Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” do të ftojë Bashkësinë Fetare Islame dhe atë Katolike që të ngrejnë zërin lartë në shenjë proteste dhe të bojkotojnë konferencën botërore ndërfetare që do të mbahet ne Maj si dhe të na bashkangjiten në protesta masovike në Ohër gjatë kohëzgjatjes së konferencës për të demaskuar djallëzinë e Qeverisë.

Lëvizja ZGJOHU! konsideron që ky proekt është pika që ka derdhur kupën e diskriminimit dhe do të fillon konsultime me të gjitha OJQtë dhe partitë politike shqiptare rreth mundësisë që bashkarisht t'i ftojmë qytetarët në protesta si dhe të shqyrtojmë hapa tjerë për të penguar këtë proekt monoetnik dhe monofetar që nxit urrejtje.

Ky proekt nuk përmban asnjë element tjetër shtetndërtues të këtij vendi multietnik dhe multikonfensional përveq se atij maqedonas dhe përcjell porosinë "Një Maqedoni sa më Maqedonase" që është doktrina e vetme që udhëheq Qeverinë në 4 vitet e fundit. Kjo doktrinë nuk është në përputhje me realitetin, kushtetutën si dhe përcaktimet e deklaruara shtetërore për një shoqëri tolerante, multietnike dhe multikonfensionale që pretendon të anëtarësohet në BE dhe NATO.

Me respekt,

Lëvizja Qytetare ZGJOHU!

http://www.zgjohu.com.mk
E-mail: info@zgjohu.com.mk
Tel/Fax: +389 (0) 2 2636 240
Rr. Bitpazarska 127
Çarshia e Vjetër
1000 Shkup



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 15 vizitorë
Lexuar: 824 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi