Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHV "KALAJA" - R E A G I M
Publikuar më 06 shkurt, 2010 në orën 18:12 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” përmes zëdhënëses së saj Teuta Kamberi-Llalla reagon ashpër ndaj vendimit të Gjykatës së Shkupit e cila dënojë në mungesë dhe pa prova tre ish-ushtarët e UÇK, dhe njëherit kryetarin e partisë AK Harun Aliun i njohur me nofkën Komandant “Kushtrimi”. Të cilët, kjo Gjykatë pa asnjë bazë ligjore i ka dënuar me burgim të përjetshëm me akuzë për sulmin ndaj një patrulle të njësitit “Tigrat” ku një polic mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur.

Shihet qartë se në këtë shtet Institucionet e Drejtësisë janë nën diktatin e qeverisë dhe partive në pushtet që për interesat e tyre të ngushta ngrenë kurthe ndaj njerëzve të pafajshëm për të ruajtur kolltukun e butë të pushtetit. Me këto vendime absurde të dhëna nga Gjykatat në Maqedoni për të dënuar pa fakte dhe në masë të madhe ish-ushtarët e UÇK dhe popullsinë shqiptare po del qartë se sllavomaqedonasit me strukturat shtetërore po tentojnë të frikësojnë shqiptarët. Prandaj ne si shoqatë apelojmë tek të gjithë ata që në emër të luftës sot janë në pushtet të punojnë dhe të kujdesen për ruajtjen e vlerave të luftës së 2001, për ruajtjen e imazhit të luftëtarit shqiptar që ndër shekuj ka qenë i paprekur. Të qëndrojnë larg projekteve antishqiptare ku përgatiten skenarë për ndjekje dhe dënime kundër bijve më të mirë të popullit që luftuan për çështjen kombëtare.
Vërehet se viteve të fundit kemi të bëjmë me një racizëm etnik shtetëror kundër çdo gjëje shqiptare si: historisë, gjuhës, kulturës dhe besimit fetar. Prandaj Shoqata SH.V dhe e Invalidëve të UÇK-së “KALAJA” apelon faktorin Ndërkombëtar që të parandalojë provokimet, arrestimet, dënimet e pa baza ndaj shqiptarëve të pafajshëm.

Zëdhënësja e shoqatës “KALAJA”
Prof.Teuta Kamberi-Llalla
06.02.2010. Tetovë.


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 19 vizitorë
Lexuar: 932 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi