Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
I DASHURI POLITIKAN HAJN I RRYER!
Publikuar më 06 shkurt, 2010 në orën 19:39 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Të them të drejtën, sinqerisht më ka marrë malli për ty dhe suitën tënde, për shokët dhe miqt tuaj! I dashuri politikan hajn, si je këtë dimër dhe si po ia del me hallet e popullit? E di që ty dhe shokët tuaj nuk u merr gjumi duke u munduar që atij populli të mjerë t'ia bëni jetën ferr. Ju, nuk i keni lënë popullit bukë as dru për ngrohje, fëmija shkojnë në shkollë me rrobe të verës, e pensionistët ngrihen si në tajgat e Siberisë...

Shkruan: SULEJMAN SULEJMANI

I dashuri politikan hajn, mirë keni bërë që e katandisët këtë popull në këtë mjerim, se ju e realizuat moton e juaj “fukaranë e ka dënuar Perëndia’’ hallall ju qoftë mundi që bëri ky popull për ju! E din i dashuri politikan hajn, se disa nga shokët tuaj dikur përbetoheshin për popull e Atdhe, shkonin edhe në burgje për çështjen kombëtare, e disa nga shokët tuaj patën dalur maleve me pushkë në krah dhe luftonin për liri. Shumë ish shokë tuaj, ti politikan hajn, janë vrarë për të mirën e këtij populli, i kanë vrarë me plumba e mbytur në torturë... Ju kujtoj vetëm Fazli Grajçevcin e Shaban Shalën, Rexhep Malën e Nuhi Berishën, Zahir Pajazitin, Adem Jasharin dhe Luan Haradinaj, ka edhe shumë të tjerë, nuk po i përmendi fëmijët me sy qiellor, gratë, pleqtë, që armiku serb i vrante dhe i masakronte në shtëpi të vetë... E dinë ti Politikan hajn me çfarë amaneti vdisnin këta dëshmorë? Këtë e dini ju mirë, me amanetin burrëror “vazhdone luftën për të mirën e popullit,amanet atdheun“.
Ju vërtetë po bëni të pa mundurën për këtë popull! E keni lënë pa shërbim shëndetësor, pa shërbim pensional, e keni lënë rininë pa punë e pa shkollë, e keni bërë moto hajninë, plaçkën, prostuticionin, reketin, tenderat dhe luftën e pakompromisë për pushtet. Sa ua kam lakmi i dashuri politikan hajn, që nuk e lëshoni nga dora as njëra palë Prizerenin, Lipjanin dhe Gjilanin, bravo ju qoftë, nuk dorzohet politikani hajn aq lehtë, luftoni edhe më tej, ju kalorës të së keqës...

Nuk keni faj, mësimi kryesor iu vjen nga vllezërit në Tiranë, i shifni si luftojnë për pushtet, para, drogë e plaçkë, nuk lëshojnë pe as një milimetër... Vërtetë detin deshën me ia dhënë grekut, po kjo nuk është asgjë, me rëndësi është droga me qarkulluar për në Evropë, tjerat shkojnë e vijnë...

I dashuri politikan hajn, në hall me ju janë edhe hajnat ordiner që nuk bartin kravata dhe kostume, jeni kah i maltretoni shumë dhe pa të drejtë. Unë e di që ju vetë nuk bartni drogën, nuk dilni me armë të kerkoni reket, nuk shitni gra të mjera nga Moldavia, por i detyroni ata, ta dini se kjo është shkelje e të drejtave të njeriut, edhe hajnat ordiner janë njerëz dhe nuk guxoni t´i mundoni kaq shumë...

Populli mendon se ju pasuroheni vetëm nga vjedhja e buxhetit të Shtetit, kjo është vetëm një pjesë dhe po mos të ishte aramta e tërë e mafisë që punojnë për ju, do të ndjeheshit në hall... Kujdes se mund të ju marrin Parlamentin...

I dashuri politikan hajn, ti e din që po të forconit policinë, shërbimin informativ, gjygjet do të mbeteni pa bukë, prandaj i keni katandisur në këtë mënyrë, pa para, pa dinjitet, pa respekt... Ju ia humbët dinjitetin mësuesit, mjekut, studentit, intelektualit e të gjitha shtresave që e çojnë një popull kah e ardhmja e ndritshme, ju lumtë pra politikanë hajna!
Edhe diçka i dashuri politikan, qëllimi juaj është që të pasuroheni aq shumë sa edhe fëmijët e fëmijëve tuaj mos të kenë probleme me pasuri. Unë e di i dashuri politikan hajn që ti nuk ke dashuri dhe as që të hanë palla për shtet, për popull e vatan. Vetëm të jeshë i sigurtë që ti politikan hajn, në radhë të parë po ia merrë ardhmërinë fëmijëve tuaj, nipave tuaj dhe po e luftonë të ardhmen më keq se vetë armiku serb që u largua pasi pësuam shumë e shumë humbje... Ata shkuan, por e lanë të keqën mbrapa, e këta jeni ju politikan të dashur e shumë hajna!

Për një jam i bindur, juve do të iu vjen nga nuk e prisni fare dhe do të shkoni atje ku e keni vendin, në plehërat e historisë, e keqja juaj dhe e mira e popullit do të vjen nga ata fëmijë që po rriten me vrull dhe me dashuri për jetë!
Mbetsh me shëndet i dashuri politikan hajn!



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 53 vizitorë
Lexuar: 1,242 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi