Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
INTEGRIMI NDËRSHQIPTAR GODITJE VETËM PËR ARMIQTË E PAQES
Publikuar më 07 shkurt, 2010 në orën 22:55 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjithmonë ndër shekuj, shqiptarët nga gjiri vet kanë nxjerrë veprimtarë, patriotë që kanë bërë të pamundurën në drejtim të zgjidhjes së çështjes shqiptare, por në mënyrën e organizuar jo rrallë jemi treguar të pasuksesshëm, ndoshta edhe për mungesë vetëdijeje institucionale apo shtetërore unifikuese, mbase edhe për ndonjë pasojë tjetër që ka ndikuar në tërë rrjedhën e historisë dhe çështja shqiptare edhe sot e kësaj dite të jetë e pazgjidhur.

Shkruan: Adem SYLEJMANI

Integrimi brendashqiptar në kufijtë natyror është një element bazë shumë i fuqishëm që lidhja ndërmjet shqiptarëve të jetë lidhje e gjallë, në kuptimin e krijimit të bashkëpunimit në të gjitha fushat, para së gjithash, në rrafshin ekonomik, kulturor, politik etj. Ky zhvillim do të vinte në funksion të gjitha elementet përcjellëse, që shqiptarët do t`i bënin faktor me fuqi ndikuese në rajon. Këtë projekt pra duhet ta jetësojmë dhe të dimë t`i shfrytëzojmë rrethanat aktuale në mënyrën më të mirë të mundshme. Kundër këtij procesi të pandalshëm dhe kundër kësaj rrjedhe të natyrshme janë vetëm armiqtë e paqes.
Nga ne kërkohen mendime të qarta, veprime të organizuara, pjekuri dhe maturi politike në rrethanat aktuale, në mënyrë që të shohim përparime më të dukshme në këtë drejtim. Është jo e frytshme të mbesim në një rreth të mbyllur, sa për t’u vetëkënaqur dhe sa për të thënë, se ne kemi programe dhe ato të ngelen nëpër sirtarë të zyrave, por këto si të tilla duhet të bashkë-orientohen në atë mënyrë që të gjejnë zbatim në praktikë. Ky projekt,(integrimi dhe bashkimi kombëtar) që të zbatohet më mirë, të zbatohet më lehtë dhe më shpejtë, duhet të jetë i kapshëm dhe pesha e ndikimit të realizimit të tij, të reflektojë përveç të mirave të tjera, edhe paqen në rajon e më gjerë.
Nga integrimi i brendshëm do të përfitonim asgjë më shumë se sa qytetarët e tjerë të lirë të Evropës. Kjo ecje nuk duhet kuptuar, si diçka që prish marrëdhëniet me të tjerët ose si projekt i pa realizueshëm, por si diçka e logjikshme, më se e domosdoshme dhe fitimprurëse për qytetarët e vendit tonë si dhe garanci i cila do të sjellë stabilitet në rajon. Përfituesit më të mëdhenj janë qytetarët tanë, të cilët do ta ndjenë vetën të lirë në vendin e vet sepse do t`i zgjeroheshin hapësirat dhe do t`i rriteshin mundësitë për të parë se atdheu ynë dhe resurset e tij njerëzore, ekonomike dhe shoqërore janë të bollshme dhe bazë e mirë për një ardhmëri të qartë dhe të sigurt.
Në këtë kohë që po e quajnë moderne, ne jemi ende me probleme të vjetra. Andaj, duhet të ndryshoj patjetër qasja e mënyrës së zgjidhjes së problemeve që neve padyshim na shqetësojnë. Para së gjithash secili duhet të niset nga vetja. Prej nesh kërkohet t’i japim përgjigje pyetjes: çfarë bëra unë sot për vendin tim?!. Dikush sot mund të gjen përgjigjen ne mes të rreshtave, bie fjala te autostrada, për të cilën kohëve të fundit po flitet shumë në mediat tona elektronike dhe ato të shkruara. Padyshim se autostrada është njëri nga projektet më madhore. Mirëpo, pa marrë parasysh çmimin, ajo duhet të ndërtohet për shkak të rëndësisë, vlerës dhe mundësive reale që i krijon, por brenda saj ka elemente që mund të korrigjohen, përmirësohen etj. P sh. kualiteti ndërtimit, trajektorja e saj, qasja që duhet të kenë qytetarët në të, pastaj të mbahet parasysh, se a po përfshihen të gjitha trevat tona etj. Pse jo duhet të trajtohet me kujdes edhe kostoja e ndërtimit. Mirëpo, esenca e tërë kësaj, është se nuk duhet jetë objektiv vetëm Prishtina, siç po pretendohet, por ajo duhet të prekë viset shqiptare, banorët e saj nga kepet e ndryshme të atdheut. Ky projekt madhor, pra, duhet të shihet dhe analizohet në rrafshin politik, ekonomik dhe strategjik kombëtar, në mënyrë që të ndihmohet integrimi ndërshqiptar dhe të mundësohet lëvizja më e madhe brenda trevave tona, ajo të jetë sa më gjithëpërfshirëse dhe më e lehtë. Thjeshtë këtë duhet ta kuptojmë si formë të përshtatshme e ndërlidhjeve përmes infrastrukturës rrugore, i cila përshpejton ringjalljen, njohjen më të mirë në mes nesh, thellimin e raporteve tona në të gjitha fushat etj. Me gjithë faktin e pamohueshëm, se pesha dhe vlerat e kësaj autostrade janë të mëdha, ne nuk duhet të kënaqemi, se ajo është gjithçka dhe me këtë të themi, se me këtë u krye e tërë puna. Jo. Na mbetet të mendojmë kthjellët dhe të veprojmë edhe më tej, për të krijuar hapësira të reja në planin e forcimit ekonomik, i cili mund të bëhet edhe përmes rrugëve hekurudhore, ajrore, telekomunikimit etj. Në planin afatgjatë duhet hartuar sa më shumë projekte të vogla e të mëdha, të cilat janë me levërdi dhe të realizuara. Pastaj, sa më parë duhet të përfshihemi më seriozisht edhe në projektet rajonale.
Ka ardhur koha t’i ikim fjalorit të madh sepse është me interes t’i qasemi projekteve të mëdha ku do të përfitonin qytetarët. T’i heqim pengesat që krijojnë kufijtë aktual ndërshqiptar. Në këtë këndvështrim, orientimi ynë është që t’i qasemi së bashku projektit të madh, atij të integrimit në Evropë si vend stabil i fuqishëm, prosperues me synime të qarta pro-evropiane. Themi me plot të drejtë, se me Evropën më afër do të jemi, nëse e ndjekim rrugën që kalon përmes shtetit amë- Republikës së Shqipërisë.
Tanimë ka ardhur koha që të flaken praktikat e vjetra, aspak të mira, praktika të papranueshme për ne, sepse kur e kemi parasysh përfitimin e madh që ka jetësimi i këtij programi, atëherë del e domosdoshme që të gjithë duhet të punojnë për integrimin dhe bashkimin e kombit shqiptar dhe jo vetëm një subjekt i caktuar.
Proceset që po kalojmë kërkojnë që të orientohemi në rrugën e duhur, në mënyrë që vendit tonë t’i sjellim dritë, siguri, mirëqenie dhe përparim. Është njerëzore dhe kërkesë e kohës, që të veprojmë së bashku për ta bërë vendin tonë, një vend ku bashkëkombasit tanë do të ndjehen mirë, do të jetojnë të qetë, do të kenë më shumë punë ku do të punojnë për të pasur një ardhmëri të ndritur të familjeve të tyre. Kombi shqiptar duke u integruar mirë dhe duke u bashkuar në një shtet, do të bëhet i aftë që t`i zotërojë pronat dhe pasuritë që kanë trojet tona, në mënyrë që të shqiptarët të jetojnë e veprojnë pa këto shqetësime të mëdha e të shumta që i kemi sot.

4.2.2010

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 875 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi