Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KRIZA ALLASHQIPTARÇE…
Publikuar më 08 shkurt, 2010 në orën 00:58 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kosova Lindore ka hyrë në një krizë të thellë politike dhe ekonomike nga më të rëndat që nga përfundimi i konflikteve në rajon. Këtë krizë e cila nuk është e rastësishme e ka sjell klasa politike shqiptare e cila, mjerisht, e ka humbur rrugën si rosat në mjegull.
Defekti i këtyre dukurive negative veçse e ka thelluar krizën më shumë. E para është se lidershipi shqiptar nuk ka një çasje të drejtë për zgjidhjen e çështjes shqiptare në Kosovën Lindore, të cilën herë e quan Luginë e herë Serbi e jugut. Ky lidership, mozomakeq edhe nuk konsultohet mesveti për ta pasur një çasje të drejtë dhe të pranueshëm nga të gjithë.

Interesi

Shpesh thuhet se shoqëritë dhe partitë vijnë e shkojnë, por ngelin interesat të cilat janë të përjetshme. Por, cili është interesi i klasës politike shqiptare në këto momente të krizës plitike dhe ekonomike në rajon?
Kjo pyetje kërkon një fenomen studimi në këtë rajon. Spektri politik i Luginës së Rizës është i hapur si ndaj Beogradit, njashtu edhe ndaj Prishtinës dhe Tiranës. E keni parë nga praktika ky lidership së pari shkon në Beograd për të kërkuar ndihmën e zgjidhjes së problemeve, madje shkon në Prishtinë dhe Tiranë për të kërkuar mbështetje politike.

Të zgjedhurit e popullit e kanë një daskë mangut. Ata lëre që nuk dijnë, por edhe nuk pyesin. Ata e kanë vetëm një problem si të vijnë në pushtet dhe si ta mbrojnë atë. Nëse dikush i kritikon ata mbrohen me arsyetimet se po preken vlerat institucionale të zgjedhura nga populli.

Manipulimet

Populli i Kosovës Lindore e di fare mirë se kjo klasë politike e dalë nga tri palë zgjedhje di të manipulojë me hallet e tyre. Askush nga Beogradi nuk e pengon lidershipin e këtij rajoni ta formoj Këshillin Nacional në vend të atij për Integrim. Askush nga Beogradi nuk i pengon që ata të kenë një platformë të përbashkët dhe unike për zgjidhjen e krizës në Kosovën Lindore. Po ashtu edhe nga qendrat e vendosjes shqiptare askush nuk i pengon që këta të jenë unik në qëndrime dhe në zgjidhjen e problemeve. Por pse vepron kjo klasë politike kështu?

Obstrikcionet

Kjo klasë politike dikur kur ishte në opozitë, të themi jashtë pushteteve locale, ishte mirë e organizuar në organizata joqeveriatre. Askush askujt nuk ia mbush mendjen se kjo klasë shoqërore politike nuk ka bashkëpunuar më qeveritarët e atëhershëm për t’i minuar proceset e Referendumit, luftës dhe Marrëveshjeve politike paqësore.
Klsa e dikurshme joqeveritare tashmë ka hypur vetë në pushtet. Duke trashëguar përvojën e bashkëpunimit të mëhershëm me përvojën tashmë të arritur institucionale kjo klasë është bërë shumë problematike madje shumë e rrezikshme në minimin e proceseve kombetare dhe shoqërore.
Për çdo iniciativë kjo klasë politike thotë: Ndal! Ndal se mos po dëmtohen intereset, më falni proceset demokratike të Luginës së Rizës dhe klanit mafioz të tij, i përmendur për manipulime dhe obstrikcione.

Gafat

Kjo klasë politike, natyrisht, kështu duke vepruar bënë gafa. Këto gafa i ka të trashëguar nga e kaluara, tashti veq se i ka institucionalizuar dhe instrumentalizuar. Vaj halli për ata që merren me këtë klasë politike, ose shpallen armiq ose bllokohen nga të gjitha anët. Deri sa do t’i zgjas kësaj klase këto marifetllëqe, deri sa populli të mos kërkoj ndryshime.

Nga të gjitha këto shihet se edhe iniciativa për formimin e Këshillit Nacional, është një manipulim edhe më shumë me popullin e shumëvuajtur të Kosovës Lindore, e cila nuk pa as një ditë të bardhë, sa nga presionet e pushtetit të Beogradit, sa nga manipulimet e subjekteve të tyre, të cilave me pedantëri ia jep votën e besimit. Deri kur kështu?!

Tërnoci PRESS

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 14 vizitorë
Lexuar: 1,621 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi