Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ZGJOHU - KËRKESË
Publikuar më 08 shkurt, 2010 në orën 21:00 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!” dhe organizatat tjera joqeveritare që janë pjesë e forumit ZGJOHU!, kanë ndjekur me vëmendje intervistën e Ministreshës së Kulturës Elisabeta Kamçevska-Milevska dhënë televizionit kombëtar A1 më 06 shkurt 2010 në lidhjë me proektin "Скопје 2014" dhe shfaqjen e pakënaqësisë spontane nga ana e qytetarëve.

Ministrja e Kulturës Elisabeta Kamçevska-Milevska theksoi që është e gatshme që të pranojë iniciativa nga komuniteti shqiptar dhe të tjerët për plotësim të proektit "Скопје 2014". Duke e përshëndetur gatishmërinë e Ministreshës, Lëvizja Qytetare ZGJOHU! dërgon këtë kërkesë për përfshirje të monumenteve shqiptare në sheshin e qytetit të Shkupit në mënyrë që ky shesh të rrezatojë frymë multietnike, multifetare dhe multikonfesionale, fryma këto që e karakterizojnë këtë shtet.

Lëvizja ZGJOHU! propozon që Qeveria dhe Komuna Qendër të ndërtojnë shtëpinë аutentike të Nënës Terezë ku qëndron pllaka përkujtimore për shtëpinë e familjes Bojaxhiu në sheshin Maqedonia. Më tej, “ZGJOHU!” ju propozon që të ndërtoni Xhaminë Burmali bashkë me monumente të Adem Jasharit, 28 nëntorit, 17 shkurtit, dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare nga viti 2001, dëshmorëve shqiptar nga Maqedonia të rënë në rradhet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorit të USHT Abdylselam Emini, Hasan Prishtinës, Ismail Qemalit, Isa Boletinit, Lidhjës së Prizrenit, Jashar Bej Shkupit, Mit'hat Frashërit, motrave Qiriazi, Ibrahim Rugovës, Ferid Muratit, Luan Haradinajt, Kullën Shqiptare si dhe shumë propozime tjera që do t'iu dorëzojmë në vijim për qytetet tjera në gjithë Maqedoninë.

Proekti përjashtues "Скопје 2014" ka gjasë që të reflektojë vlera të përbashkëta nëse përfshihen propozimet e Lëvizjes ZGJOHU! si dhe propozimet e bashkësive tjera të kombinuara me dy monumente që do të simbolizonin NATO dhe BE. Të gjitha këto të kombinuara do të ngjajnë në gjellën tradicionale "turlitavë" që më së miri e pasqyron shoqërinë e Maqedonisë së sotme.

Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!”

www.zgjohu.com.mk
info@zgjohu.com.mk
Tel/Fax: 02/ 2636 240
Rr. Bitpazarska 127,
Çarshia e Vjetër

1000 Shkup
07 shkurt 2010

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 8 vizitorë
Lexuar: 651 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi