Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
U përkujtua Dëshmori i Kombit Bajram Bahtiri-Besniku
Publikuar më 09 shkurt, 2010 në orën 01:06 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Më 08 02 2003, nga një numër modest i qytetarëve , anëtarëve të familjes dhe bashkëveprimtarëve, në varrezat e Prishtinës dhe në vendin e rënies u bë homazh dhe u vendosën kurora ,në përvjetorin e 26 të rënies së Dëshmorit Bajram Bahtiri-Besniku.

Pranë varrit të Dëshmorit, fjalën e rastit e mbajti bashkëveprimtari i dëshmorit, Sejdi Veseli:

Të nderuar pjesëtarë të familjes së Bajramit!
Të nderuar bashkëluftëtar të dëshmorit!
Të nderuar bashkëpjesëmarrës të këtij përkujtimi!
Me plotë të drejt mund të përfundohet, se çdo ditë e vitit për popullin shqiptar është ditë e dhembjes dhe e krenarisë njerëzore dhe kombëtare.
E tillë është edhe dita e sotme 8 shkurti 2010.
Sot mbushen 26 vjet që kur ra heroikisht, në lulen e rinisë, i pavdekshmi Dëshmor i Kombit Bajram Hajrush Bahtiri -Besniku.
Të nderuar bashkëpjesëmarrës ,
Përkundër faktit, se pjesëmarrja në përkujtimet e dëshmorëve është obligim njerëzor dhe sidomos kombëtar, sepse gjaku i tyre i derdhur gjatë epokave të historisë, ia shtoi krenarinë Kombit, i hapi rrugën e sigurt lirisë dhe ribashkimit të Truallit të shqiptarëve, megjithatë, siç mund të konstatojmë bashkërisht edhe në përkujtimin e sotëm jemi tubuar pak veta. Pra, pranë vendit ku prehet trupi i Dëshmorit, do të duhej të ishim shumë më tepër për nga numri. Por, besoj se do të pajtohemi në konstatimin se madhështinë e përkujtimeve për dëshmorët nuk e bëjnë ata të cilit marrin pjesë sa për sy e faqe dhe për ndonjë përfitim meskin.
Numri simbolik i pjesëmarrësve është edhe një dëshmi, se ata të cilët janë verbëruar pas ambicieve të sëmura karrieriste dhe përfitimeve materiale, shkelën dhe vazhdojnë të shkelin mbi gjakun e dëshmorëve, nuk gjejnë kohë për të shkuar në tubime, si ky i sotmi, ngase e dinë mire se nuk ju shiten rrenat!
Fatmirësisht këtyre bukëshkalëve kanë filluar t’u bien maskat. Populli ka filluar të kuptojë drejt dhe përfundimisht, se të gjitha deklarimet e këtyre besëpakëve, dje nëpër tubimet për mbledhjen e parave, sot nëpër tubimet parazgjedhore dhe në mjetet e komunikimit masiv, duke e cilësuar veten e tyre, jo vetëm si bashkëluftëtarë të Dëshmorëve të Kombit, por edhe si ideolog të tyre, nuk janë gjë tjetër pos rrena të kulluara, në shërbim të realizimit të ambicieve të tyre të sëmura.
Këtë madhështi e rritë vetëm pjesëmarrja e atyre të cilët vërtet dinë ta çmojnë drejt gjakun e derdhur për interesat e shenjta të kombit dhe Atëmemëdheut!
Vlerësimi i gjakut më të pastër të kombit të derdhur për tokën nënë, është treguesi më i mirë i solidaritetit të sinqertë, që vetëm populli ynë di ta shpreh dhe manifestojë edhe në rastet e përvjetorëve të dhembjes dhe krenarisë kombëtare.
Të nderuar pjesëmarrës të këtij përkujtimi,
Bajram Bahtiri-Besniku, ky patriot e luftëtar i dëshmuar në vepër, i dashur dhe i shtrenjtë për familjen dhe për të gjithë ata që patën nderin ta njohin, që në rininë e hershme u rreshtua në radhët e organizuara të cilat vepronin në kuadër të lëvizjes për çlirim dhe ribashkim kombëtar, konkretisht në Fronti Nacional-Çlirimtar(më vonë Fronti për Çlirimin Kombëtar), ku njëri prej drejtuesve kryesor të tij, ishte i vëllai Rrahmani me emrin veprues Shpendi, nga i cili ishte ndihmuar dhe orientuar politikisht.
Si pjesëmarrës aktiv në Demonstratat e Pranverës ’81, Bajrami përndiqet dhe arrestohet dy herë nga milicia e pushtuesit dhe dënohet me 60 ditë izolim. Gjatë kësaj kohe përjeton tortura të rënda nga katilët e UDB-es, por jo vetëm se nuk thyhet por përkundrazi kalitet dhe i përforcohet vendosmëria për të intensifikuar veprimtarinë çlirimtare. Sapo doli nga burgu dhe ende me plagë në trup e vazhdoi punën. Për Besnikun, jeta pa luftë, pa përpjekje dhe pa rreziqe nuk kishte kuptim.
Policia serbofile, në përpjekjen e saj për ta arrestuar Besnikun, për herën e tretë dështoi, sepse ai e çau rrethimin me zjarr nga Shtajeri i tij i vjetër, trashëgim nga gjyshi dhe u pozicionua në vendin e quajtur “Majdeni i Bullakëve”, i cili gjendet në veri-përendem të shtëpisë së familjes patriotike Bahtiri. Nga ky pozicion, Besniku rezistoi pa iu trembur syri, deri sa u goditë për vdekje nga snajperët e “specialcave” të ardhur nga Hajvalia, shumica prej tyre shqipfolës.
Padyshim, edukata e shëndoshë njerëzore dhe kombëtare e Bajramit, ishte frytë i punës së palodhshme dhe në vazhdimësi e Bacë Hajrushit dhe Lokemadhës Naile, për brumosjen e karakterit liridashës të fëmijët e tyre. Këtë e dëshmoi në vepër vendosmëria dhe gatishmëria e Tij për të sakrifikuar çfarë është e domosdoshme për interesat më madhore njerëzore dhe kombëtare. Siç edhe dihet, Bajrami nuk e sakrifikoi atë më të shtrenjtën, jetën e tij në lulen e rinisë për këtë që po përjetojmë sot. Por, ashtu sikur edhe dëshmorët tjerë, u sakrifikua për çlirimin e plotë të trojeve tona, të ndara dhunshëm nga mujsharët euro-rus dhe ribashkimin e tyre në një shteti të vetëm- në Shqipërinë Natyrale.
Në Besnikun vërehej shprehja e vullnetit të rinisë tonë heroike, e cila me siguri do t’i çliroj trojet shqiptare nga thundrat e pushtuesve barbar.
Siç u dëshmua në vepër, para gjokseve prej çeliku të rinisë tonë heroike, në të cilat rrihte zemra e një populli të tërë, do të thyheshin bajonetat serbo-çetnike. Kjo ishte bindja e patundur e Besnikut me shokë dhe s’u gabuan, sepse kjo bindje u vërtetua katërçipërisht në epopenë e lavdishme të luftës tonë të armatosur çlirimtare, nën flamurin e UÇK-së.
Andaj, me plotë të drejtë mund të përfundohet, se vepra e heroike e Besnikut dhe dëshmorëve tjerë zë vendin e merituar në Ditarin e lavdisë së përjetshme të Shqipërisë Natyrale!
Sakrifica sublime e Dëshmorit të Kombit Bajram Bahtiri-Besnikut dhe e Dëshmorëve tjerë të Kombit, ishte dhe mbetet paralajmërim serioz për kundërshtarët e çlirimit dhe ribashkimit tonë kombëtar, brenda dhe jashtë vendit, se kohërat kur jetësoheshin pazarllëqet e bëra me trojet shqiptare kanë tretur në pa kthim!
Andaj as Sot, në këtë përvjetor të rënies nuk derdhim lot dhe nuk vajtojmë, përkundër dhembjes për këtë bir besnik të Shqipërisë Natyrale, por e mbajmë, do e mbajmë ballin lart dhe do të krenohemi me plotë të drejtë, si familja që e nxori nga gjiri, ashtu dhe në që patëm nderin ta njohim këtë djalosh të përmasave të Heroit të Kombit, të vendosur për ta ruajtur atë përjetësisht në Kujtesën tonë kolektive, brez pas brezi!
Të nderuar pjesëmarrës,
Të na shërbej ky tubim përkujtimi dhe respekti për Dëshmorin e lirisë tonë njerëzore dhe kombëtare, si betim për të dhënë hisen tonë të kontributit për jetësimin e plotë të Amanetit të lumenjve të gjakut të derdhur në çdo cep të trojeve tona, nga trupat e njomë të djemve dhe vashave më besnike të nënëlokeve shqiptare.
Çlirimi i plotë i trojeve tona dhe ribashkimi i tyre në një shtet të vetëm – Shqipërinë Natyrale, është Amaneti i këtij gjaku!
Garantë për përmbushjen e këtij Amaneti, janë djemtë dhe vashat besnike shqiptare, vazhduesit besnik të veprës se Bajramit dhe të dëshmorëve tjerë!
Lavdi jetës dhe veprës së Dëshmorit të Kombit Bajram Bahtiri-Besnikut.

Perparim Lesi


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 14 vizitorë
Lexuar: 1,517 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi