| N. B. – EDICIONI “RILINDJA” DHE ‘PATRIOTËT’ “SHQIPTARO”-TITISTË |
| Publikuar më 05 mars, 2010 në orën 00:06 ( ) |
Tafil Duraku | Opinion | |
|
|
|
Deri më tash, kemi shkruar shumë herë për Ndërmarrjen Botuese (N. B.) – Edicionin “Rilindja” dhe kemi orfruar prova të pakontestueshme e të mjaftueshme, te Ombudspersoni i Kosovës, në gjykata dhe te i ashtuquajturi Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i Kosovës, por, assesi të zgjidhet “Nyja e Gordiut”.
Ajo që dëshmon se të gjitha vendimet dhe qëndrimet e deritashme “patriotike” e “kombëtare” të Ministrisë së Kulturës, të KPMK-së dhe disa qarqeve e gjykatave, karshi “Rilindjes”, janë antiligjore dhe puro politike, siç është politik edhe vendimi skandaloz i Ministrisë së Astrit Haraçisë, dhe, ajo që i qet për të tilla (politike, pra), është certifikata për numrin fiskal të biznesit, lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave, më dt. 04-02-2010, me numër 600396156. Kjo dëshmon bindshëm për qëndrimet antiligjore dhe politike në kurriz të “Rilindjes”, të cilat vendime politike duhet, patjetër, t’i rrëzojë Gjykata Supreme e Kosovës. (Provë: Certifikata e Numrit Fiskal, e dt. 04-02-2010, me të cilën dëshmohet se N. B. “Rilindja” është ndërmarrje publike /shoqërore/ dhe subjekt i ligjshëm afarist).
Jo vetëm kjo certifikatë është ajo që i rrëzon përtokë vendimet “patriotike”, politike e antiligjore të Ministrisë astritharaçiane të “Kulturës”, si dhe të kësaj, tash, valtonbeqiriane. Por, ajo që rrëzon përtokë vendimet politiko-“patriotike”, është edhe përgjigjja e Zyrës së ish Kryeadministratorit të OKB, në Kosovë, z. Soren J. Petersen, e nënshkruar nga Drejtoresha e Departamentit të Administratës Civile të UNMIK-ut, znj. Patricia N. Waring. (Porvë: Përgjigja e Zyrës së Petersenit, e dt. 26 maj 2006). Kjo dëshmon qartë se me antishqiptarizëm nuk merret aq shumë administrate ndërkombëtare në Kosovën e trepushtuar shqiptare, por, janë qarqet “patriotike” e “shqiptaro”-titiste të LKJ-LKK-LDK-së ato që merren me pisllëqe të tilla dhe e dirigjojnë bashkësinë ndërkombëtare të marrë hapa antishqiptarë…
Por, këtu, shtrohet pyetja: Kush dhe cilët janë ata “shqiptarë” dhe “patriotë”, që emrin e shenjtë të Rilindjes Kombëtare Shqiptare e vunë para pushkatimi?!... Kush dhe cilët janë ata “patriotë” që në emër të “Rilindjes” kanë bërë pasuri përrallore dhe, tash, e presin në fyt?!... Kush dhe cilët janë ata që ia vunë thikën në kurriz N. B. – Edicionit “Rilindja”, dhe, pse ia vunë?!... Pyetje mund të bëjmë sa të duam, por, natyrisht, edhe mund të përgjigjemi në to, po ashtu, me prova dhe me saktësi maksimale. Pse policia i përcjellë provat e “Rilindjes” në Gjykatën kompetente dhe Gjykata i fsheh provat e nuk merr vendime meritore e ligjore në saje të provave që ka dhe i ofrohen?!... Apo, është koha e fundit që kryesuesit e gjykatave “tona”, që fshehin lëndët e palëve, duhet të ndjeken penalisht dhe të japin përgjegjësi penale për veprat antiligjore që bëjnë.
Për ta parë opinioni shqiptar se po bëhet krim i organizuar “shqiptaro”-titist, LKJ-isto – LDK-ist, në kurriz të N. B. – Edicionit “Rilindja”, dëshmon fotografia, kur Ministri Astrit Haraçia, me Sekretareshën e tij Permanente, njëfarë Zana Kryeziu, ditën e premte, në ‘safin’ e parë të konferencave për shtyp-je, të të xhumave, të Ibrahim Rugovës&Co, pas orarit të punës, kanë ndërruar cilindrin e derës së Zyrës së N. B. “Rilindja”, dhe, shihet nga fotografia, drejtori Tafil Duraku, dy ditë më pas, dmth., ditën e hënë, me çelësin që e ka hapur gjithmonë Zyrën e tij, nuk ka mundur ta hapë më, dhe, ka mbetur i habitur me këtë akt barbar e kriminal të Ministrisë së “Kulturës” astritharaçiane. Nuk ka mundur ta hapë, sepse, është bërë krim i organizuar “shtetëror”, filli i të cilit krim ka qenë Ministri i LDK-së, Astrit Haraçia, po, edhe paraardhësi i tij, Behxhet Brajshori, me pjesën më të pandërgjegjshme dhe më të papërgjegjshme të stafit të tij, dhe, po ashtu, me pjesën më të papërgjegjshme dhe më të pandërgjegjshme të SHPK-së, asokohe dhe sot.
Atij krimi, i janë bashkangjitur dofarë Hasan Zekash, Fetah Bakijash, Veli Bytyçash, Ramadan Musliash, etj, si dhe e ashtuquajtura Zyra Ligjore e Ministrisë së “Kulturës”, Komisioni për Ankesa i asaj Ministrie, Drejtoria e Zyrës Ligjore e Ministrisë së Kulturës, etj., ndërkaq, punëdhënës dhe punëkryes të atij krimi, prapa perdeve, kanë qenë dhe janë kryekriminelët dhe “kryepatriotët” ‘shqiptaro’-titistë, Nazmi Rrahmani(noviçi)&Co dhe Daut Demaku(çkoviçi)&Co, ose, Mega-Company-të e tyre “patriotike”, kudo. Këta që i përmendëm këtu, me të gjitha kompanitë e tyre të fshehta dhe publiko-private, janë ata që e kanë plaçkitur me letra, me vula e me nënshkrime, me tendere dhe allishverishe të tjera pasurinë e popullit shqiptar të Kosovës së trepushtuar, sepse, ashtu i pat trajnuar Tita i tyre antishqiptar, prandaj, e plaçkitin edhe sot e gjithë ditën!...
Këto që i thamë më lart, veç certifikatës së re te Numrit Fiskal, përgjigjës së Zyrës së Petersenit, i dëshmon edhe fotografia e poetit, shkrimtarit, veprimtarit dhe publicistit shqiptar, Tafil Duraku, duke mos mundur ta hapë derën e Zyrës së punës, me çelësin që e kishte hapur gjithmonë, për 25 vjetë të plota pune në po atë institucion.
Nga sa po shihet qartë dhe realisht, vedimet e Astrit Haraçisë, Hasan Zekës, Zana Kryeziut, etj., në kurriz të N. B. “Rilindja” dhe punonjësve të saj, dhe, në veçanti, në kurriz të Tafil Durakut, janë plotësisht politike dhe antishqiptare, për vetë faktin se poeti, shkrimtari, veprimtari dhe publicisti shqiptar, Tafil Duraku, nuk pranoi, kurrën e kurrës, të bëhet vegël në duart e “patriotëve” ‘shqiptaro’-titistë si Nazmi Rrahmani-noviçi &Co dhe Daut Demaku-çkoviçi&Co dhe as e atyre që UDB-asho – KOS-istët “shqiptaro”-titistë i shpallën “thesar historik e kombëtar”. Vendime të po asaj natyre, politike, “patriotike” dhe antishqiptare, ka lëshuar edhe njëfarë Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës i “Republikës së Kosovës”, etj.
Nga sa po shihet, vendimet politike të Ministrisë së Kulturës, të Astrit Haraçisë&Co, i rrëzon katëcipërisht jo vetëm Certifikata e Numrit Fiskal Nr. 600396156, e dt. 04-02-2010, prandaj, u mbetët gjykatave që të marrin vendime të drejta ligjore në të mirë të punonjësve të pafajshëm shqiptarë, të cilët, mbi katër vjetë të plota kanë mbetur pa të ardhurat e tyre të garantuara. Po, edhe kjo mbetët të shihet, se çfarë vendimesh, në të mirë të ligjit, do të marrin gjykatat që u jemi drejtuar me prova dhe fakte të parrëzueshme, që do të pasurohen me Ceritifikatën e Numrit të ri Fiskal, të dt. 04-02-2010.
Sa më parë që të respektohet e të zbatohet ligji dhe ligjshmëria, aq më mirë për të gjithë, e, edhe për N. B. – Edicionin “Rilindja” dhe punonjësit e saj shumëvjeçarë!...
Burojë, më 3 mars 2010
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 53 vizitorë |
| Lexuar:
10,631 herë
|
|
|
|
|
|
|