Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
URIME, GEZUAR EPOPEJA E USHTRISE ÇLIRIMTARE TE KOSOVES !‏
Publikuar më 05 mars, 2010 në orën 22:09 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Të nderuara familje të dëshmorëve, invalidë të luftës, veteranë të UÇK-së
dhe bashkëkombas shqiptarë kodo që gjendeni, në Trojet Shqiptare, apo
në diasporë!
Ju përshëndes nga zemra:
URIME, GEZUAR EPOPEJA E USHTRISE ÇLIRIMTARE TE KOSOVES!


Individi është sikur atomi, familja është qeliza, kurse Kombi është trupi i
formuar prej qelizave(familjeve) që kanë një origjinë, një gjuhë, një kulturë
një histori një territor , krenari dhe dhimbje të përbashkëta.
Kurrënjëherë në jetë nuk aktivizohen të gjitha qelizat e trupit individual apo
kombëtar. Një pjesë prej tyre gjithënjë kanë jetue në formë parazite dhe
për fat të keq vetëm kanë qenë janë dhe do të jenë
ngarkesë e panevojshme e trungut kombëtar, sepse jo vetëm që jetojnë
prej pjesës aktive të trupit, por edhe bëhen barrë e rëndë dhe shpeshherë
edhe kancer për individin, familjen, kombin...
Kur u kthye Gjergj Kastrioti-Skënderbeu në Shqipëri një disa prej princave
shqiptarë të asaj kohe, jo që nuk u pajtuanë me Vendimet e Kuvendit të
Lezhës, por për t'i ruajtur interesat e tyre vetiake, dikush me republikën e
Venedikut, dikush me Portën e Lartë, u bënë kundër Gjergj Kastriotit dhe
Lidhjes në përgjithësi.
Edhe pa ata princër shqiptarë lufta shpërtheu dhe për 25 vjetë rresht ekzistoi
dhe funkcionoi shteti shqiptar i Lirë nga Perandoria Otomane.
Në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit kishte kundërshtarë ndaj Vendimeve të Lidhjes,
por Ymer Prizreni, Avdyl Frashëri, Sylejman Vokshi,..., vazhduanë luftën edhe pa
ata farë shqiptarësh, të cilët trupin e kishin në trojet shqiptare, kurse zemrën
dhe shpirtin në Stamboll.
Me çlirimin e Shkupit nga Ushtria Shqiptare me në Krye Idriz Seferin, Sylejman
Vokshin e Isa Boletinin, Hasan Prishtina i madh thotë përafërsisht kështu:
"...menduam dhe tentuam të shpallim Pavarësinë e Shqipnisë në Shkup ose në
Prizren, por duhet të therreshim me Kryezinjët e Gjakovës,..." , sepse ata mbronin interesat e Portës së Lartë në Shqipëri, pikërisht në Vilajetin e Kosovës.
Edhe Ismail Qemali me shokë u penguanë, po nga ky lloj shqiptarësh anadollakë,
që ta shpallin Pavarësinë e Shqipërisë në Durrës, por edhe pse nuk u shpall në
Durrës, Pavarësia me pak vonesë u shpall në Vlorë. Të mos harrojmë se me rastin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në një qytet të Shqipërisë së mesme u bënë protesta kundër Pavarësisë së Shqipërisë. Parulla e tyre kryesore ishte:
" DUAM BABEN, BABEN - POSHTE TA SHKELIM ME KEMBE SHKABEN!"
Për Adem Jasharin dhe UÇK-në dikush thoshte se janë dorë e zgjatur e Beogradit,
sidomos për Adem Jasharin thuhej atëbotë se,"... UDB-ja po ia jep armet, kurse
po i shpërndanë nëpër Drenicë dhe listën me emër e mbiemër dhe me numër të
armës po ia darëzon UDB-së,...", por Lufta e të lavdishmes Ushtrisë Çlirimtare
të Kosovës, me në krye Komandantin Lagjendar Adem Jashari, vazhdoi pa ia
vënë veshin parazitëve dhe mishit të keq të kombit, derisa i bëri për vete forcat
paqëdashëse si SHBA-të dhe NATO-n dhe me ndihmën e tyre , shporrën nga
Kosova ushtrinë serbo-çetnike.
U DASHT QE FAMILJA JASHARI TE SAKRIFIKOJE TRE BREZA, QE NGA FEMIJU DERI TE PLAKU 80 VJEÇAR DHE T'I BEJE ME SHUME SE 50 VARRE PARA SHTEPISE SE VETE, PER T'IU TREGUE DISA SHQIPFOLESVE, SE ATA NUK ISHIN ASHTU SI PROPAGANDOHEJ, POR ISHIN FAMILJA DHE GJAKU ME I PASTER SHQIPTAR.
Rrugën që ju po na e trasuanë Rilindasit e ndritur, do ta vazhdojmë së bashku deri në Çlirimin dhe Bashkimin e Popullit dhe Trojeve Shqiptare, pa marrë parasysh pengesat që do të na dalin në rrugëtimin tonë të shenjët dhe të përbashkët.

-LAVDI KOMANDANTIT LEGJENDAR TE UÇKsë, TE MADHIT ADEM JASHARI! -LAVDI DESHMOREVE TE KOMBIT SHQIPTAR!
-RROFTE POPULLI SHQIPTAR I BASHKUAR NE NJE SHTET TE VETEM ME EMERIN SHQIPERIA ETNIKE , ASHTU SI DHE DERI KU E KA FALE VETE ZOTI DHE E KA KRIJUE NENA NATYRE!


GJERGJ DRILONI
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 43 vizitorë
Lexuar: 3,467 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi