|
Lëvizja Qytetare ZGJOHU! uron të gjithë të punësuarit në arsim, gëzuar 7 marsin, ditën e mësuesit dhe i përgëzon për sakrificën e jashtëzakontë në arsimimin e brezave të tërë që sot e shpiejnë kombin përpara.
ZGJOHU! uron që sot, arsimi në gjuhën shqipe t'i përballojë sfidat e përditshme, nëpër të cilat po kalon bashkë me kombin, si dhe të vazhdojë rrugën e vet të shenjtë me përkrahjen e parezervë të të gjithë qytetarëve.
Janë mësuesit tanë ato që i kanë prirë proçeseve kombëtare dhe që gjithnjë kanë qëndruar në vijën e parë të rezistencës kundër përpjekjeve për asimilim, nëpërkëmbje dhe tjetërsim. Andaj, meritojnë çdo respekt dhe çdo mbështetje nga të gjithë ne në çdo çast.
Lëvizja ZGJOHU! fton të gjithë mësuesit që të vazhdojnë të qendrojnë me krenari përballë sfidave dhe të kryejnë punën në frymën kombëtare dhe t'i edukojnë fëmijët me atdhedashuri duke ndjekur misionin e Ministrit të Arsimit të Shqipërisë, Ernest Koliqi, i cili dërgoi në trevat shqiptare dyqind arsimtarë të ngarkuar me libra shqip me mision që të themelojnë shkollat shqipe.
Lëvizja ZGJOHU!, 123 vjet pas hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë, rreshtohet me të gjitha kapacitetet e veta pas mësuesve shqiptar dhe Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptarë që bashkarisht të ngadhnjejmë kundër imponimit të gjuhës maqedonase dhe diskriminimit të ushtruar ndaj arsimit shqip.
Lumja ti moj Korçë o lule
që i lë pas shoqet e tua
Si trimi në ballë u sule
Ta paçim përjetë hua
(Naim Frashëri)
Me respekt,
Lëvizja Qytetare “ZGJOHU!”
www.zgjohu.com.mk
info@zgjohu.com.mk
Tel/Fax: 02/ 2636 240
Rr. Bitpazarska 127,
Çarshia e Vjetër
1000 Shkup
07 mars 2010
|