|
Nderim për ata që i ndërruan kahun historisë
Shoqata Kulturore Shqiptare “ISA BOLETINI” në Sindelfingen të Gjermanisë, për të nderuar qëndresën heroike të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe jasharëve, mbajti një tubim madhështor. Qindra pjesëmarrës, me pranin e tyre nderuan luftën, rezistencën, sakrificën e jasharëve dhe të gjithë dëshmorëve të tjerë në prag të 6 Marsit, Ditës së Dëshmorëve. Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin edhe Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgard z-Faket Kajtazi, si dhe Zv-Konsulli, z-Ymer Lladrovci.
Moti i ftohtë i pesë marsit të këtij viti në Gjermani, nuk i ndaloi qindra bashkatdhetarë, me flamuj në dorë dhe me fotografi të Komandantit legjendar Adem Jasharit, si dhe shumë syresh të veshur edhe me uniformë të UÇK-së, që të marrin pjesë në Akademin Përkujtimore që e organizoi Shoqata Kulturore Shqiptare “ISA BOLETINI” nga Sindelfingeni i Gjermanisë.
Me himnin e Flamurit dhe me një minutë heshtje u nderua Komandanti legjendar Adem Jashari, Jasharët dhe të gjithë dëshmorët e lirisë. Në tubim morën pjesë ish ushtar dhe ushtare të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, puntorë, artistë si dhe shumë veprimtarë të çështjes kombëtare.
Në emër të Shoqatës “ISA BOLETINI” të pranishmit i përshendeti dhe i falenderoi për pjesmarrjen e tyre masive Brahim Halimi kryetar i Shoqatës, i cili e lexoi edhe Fjalën e Rastit për Epopenë e UÇK-së. Me këtë rast ai mes tjerash tha” U bënë 12 vite prej ditës kur në luftën e madhe kunder forcave policore e ushtarake serbe, në Prekaz, ra heroikisht Adem Jashari - Komandanti legjendar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me vepren e tij luftarake, begatoi tregimet për legjendat tona kombëtare edhe me një petk të ri të realitetit mbinjerëzor. Besën shqiptare e stolisi edhe me një kurorë madhështore. Trimërinë tradicionale e ngriti në piedestal. Poetikës sonë i dhuroi edhe një kryeprotagonist të famshëm. Historisë i shtoi një kaptinë të veqantë e më të lavdishme. Mbarë botës, edhe një herë i tregoi se ç´far çmimi mund të paguaj populli shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e tij. Nderësa, 5, 6 dhe 7 Marsi i çdo viti duhet të përkujtohet jo vëtëm nga populli i Kosovës, por nga populli i tërë trojeve shqiptare dhe atë jo vetëm si dita e rënies heroike e heroit Adem Jashari dhe familjës së tij, por si dita e bashkimit dhe heroizmit gjithë kombëtar”.
Konsulli i Republikës së Kosovës në Shtutgard, z-Faket Kajtazi, bëri një pershendetje në emër të Konsullatës në Shtugart. Ai tha se”Lufta u zhvillua dhe përfundoi me fitoren e UÇK-së, por kjo fitore dhe liri e Kosovës është edhe meritë e mërgimtarëve nga diaspora. Ne jemi në pergaditje rreth hapjes së Konsullatës në Shtutgart, ku mërgimtarët kan shumë nevojë për sherbimet e tyre konsullore dhe besoj që së shpejti do të fillojmë me këto sherbime, tha në fund të fjalës së tijë z-Kajtazi”.
Ymer Lladrovci, zv-Konsull në Shtutgart, të pranishmit i pershendeti në emër të familjëve të dëshmorëve. ”Dëshmoret e lirisë janë krenaria jonë kombëtare. Ata i dhuruan Kosovës, at më sublimen jetën, prandaj ne duhet që të perkulemi përherë pran varrëve të tyre dhe i kujtojmë gjithëmonë, sepse lirinë që e kemi sotë është nga gjaku dhe lufta heroike e tyre, pra kujtimi dhe lavdia për trimat të jetoj me shekuj.
Epopeja e UÇK-së, është ngjarja që bëri kthesën më të madhe në historinë tonë më të re, është ngjarja që shpalli pavdekësinë e UÇK-së dhe të Komandantit të saj –Adem Jasharit”.
Në vazhdim, për pjesëmarrësit u shfaq edhe një program i pasur kulturoro-artistik. Rapsodët Enver Batllava dhe Muhamet Gashi me grupet e tyre kënduan deri në orët e vona.
Kadri Gërvalla
|