Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PËR EPOPENË E UÇK-së
Publikuar më 09 mars, 2010 në orën 23:54 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
ATYRE, QË, PËR TRI DITË E NETË, S’U RA NDËR MEND REZISTENCA E PARË E ARMATOSUR E KOMANDANTIT LEGJENDAR, 30 DHJETORI 1991, 6 MARSI I VITIT 1999, DHE, AS EMRI AI ËSHTË I GJALLË!

Fillimisht, si qytetar shqiptar i Kosovës shqiptare, kam obligim moral, njerëzor e kombëtar ta uroj Marsin e Lavdisë, ta kujtoj rezistencën titanike të Komandantit Legjendar, më 5, 6 e 7 mars 1998, dhe, duke menduar shqiptarisht, vlerësoj rezistencën e parë të armatosur të Komandantit Legjendar Adem Jashari, më 30 dhjetor 1991, e cila rezistencë pati një jehonë të veçantë dhe një rëndësi të madhe për themelimin dhe organizimin e mëvonshëm të UÇK-së. Ajo rezistencë titanike, qe lajmëtari i parë i lirisë shqiptare, ku, populli shqiptar, për herë të parë filloi të organizohej për luftë të armatosur.

Qëllimi i këtij shkrimi është, pikërisht, përmirësimi i fjalorit të atyre që nuk e kanë ditur, të atyre që me apo pa dashje nuk duan ta dinë, dhe,i atyre që zoti e di së çka kanë menduar atëherë e çka mendojnë sot, si dhe nxjerrja në dritë e kësaj esence dhe fillimi i përshkrimit të luftës së lavdishme të komandantit Legjendar, sepse çdo betejë e tij, çdo aksion i tij, çdo rezistencë e tij është një luftë më vete, është një frymëmarrje më shumë në liri, që kurrë nuk duhet harruar kurrë dhe për asnjë çmim.

Shkrimin po e filloj kështu, duke gjykuar që kjo ngjarje e rëndësishme historike përkujtohet vetëm në formë Akademie, në një ditë të vetme (nga OVL-ja), bile, herë-herë, pa i dhënë hapësirë të mjaftueshme në mediat “tona” të shkruara e vizive. Jam i sigurt se prezantimi sa më i denjë kësaj date, për dhe në lidhje me këtë rezistencë dhe personazheve pjesëmarrëse në të,ia shtojnë edhe më shumë vlerat tona historike e kombëtare. Kjo ngjarje lidhë etapat e rezistencës së armatosur shqiptare nëpër shekuj e vite, është mesazhi më i qartë dhe prova e parë e ringjalljes kombëtare shqiptare pas disa dekadave të përgjumjes “sonë” kolektive në krye. Kjo ngjarje me peshë historike, lë të kuptosh fillimet e para të organizimit ushtarak në mbrojtje të identitetit kombëtar, që, më vonë, kulmoi nga i njëjti kryepersonazh, me themelimin, organizimin dhe komandimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pos të gjithave, që është dashtë dhe duhet kujtuar gjithsesi, duhet kujtuar edhe 30 DHJETORI 1991, si dhe 6 MARSI 1999, ku, pikërisht, në flakët e luftës së lavdishme çlirimtare, në mes të ofensivave të egra serbe i ka fillet e Tij Manifestimi EPOPEJA E UÇK-së, atëherë, AI ËSHTË I GJALLË, që sot e sa vite po mbahet nën patronatin e kryeministrave të Kosovës, duke e ndërruar përherë Këshillin Organizativ dhe udhëheqjen artistike si fyshekët e martinës, si dhe duke i mënajnuar më meritorët e Tij. Me habit fakti: Pse asnjëri nga këta “udhëheqës”, me apo pa dashje, nuk u kujtua për këto që i përmenda më lart, apo, ndoshta, i kanë hipur “pampurit” për në “taborin e përvetësuesve” të autorësive dhe vlerave të të tjerëve, por, e kanë të kotë, sepse, po e përsëris edhe njëherë se; autorësinë, nuk do t’ia dhuroj askujt, për asgjë mbi faqe të dheut, për asnjë çmim. Këtë desha t’ia kujtoj edhe njëherë z. Shaip Muja, Kryetar i të ashtuquajturit Këshilli Organizativ, edhe pse e dinë të gjithë, fare mirë, se Manifestimi Epopeja e UÇK-së, qindra manifestime të tjera për Dëshmorët e Kombit e dhjetëra filma dokumentarë, ku i kanë fillet, si dhe autorësinë e tyre. Prandaj, pse e keqpërdorin atë?!

Derisa kënaqësia e z. Latif Zariqi dhe opinioni i tij dhënë RTK-së Natën e Zjarreve, më 7 mars 2010, për dhe rreth organizimit të Manifestimit është krejt në rregull, edhe unë do ta përgëzoj për angazhimin e tij, kurse për sukses flasin të tjerët, unë, vetëm do të thosha se ka qenë kopje origjinale e viteve 2000, 2001, 2002..., por, si ndodhi që të “mos e kujtoi idenë”, skenarin, organizimin dhe autorësinë e manifestimit (kjo nuk ka asnjë arsyetim, as falje). Pastaj, 6 Marsin 1999, dhe emrin “Ai është i gjallë”, dhe, krejt kjo me ngjasoi si hyrje në “pampurin e taborit të përvetësuesve”, por, gjithsesi, z. Latif Zariqi, nuk ia shoh për të madhe pse s’e kujtoi 30 dhjetorin 1991, sepse, është e vërtet se ka qenë anëtar i TAU “Hamëz Jashari”, madje, edhe pjesëmarrës në themelim, por, më shumë se një milion herë është e vërtet se kurrë nuk ka qenë ushtar i UÇK-së, as i ngarkuar me armë, as me detyra ushtarake. Kurse, sa i përket krijimtarisë, në këtë rast asaj artistike, dua që t’ia kujtoj udhëtarit “fatlum” të taborrit përvetësues, se; tjetër çka është ideja, skenari e autorësia, e tjetër çka regjia e gatuar-e gatshme, si buka e shtruar mbi tavolinë...

(Me z. Latif, sot e 100 vjet, nuk dua të merrem më shumë se kaq, e di ai pse-në ?!).
Për të gjitha që i ceka më lartë, në veçanti, ato që i thash për idenë, skenarin, autorësinë e Manifestimit “Epopeja e UÇK-së”, mund dhe duhet ta kishin thënë të vërtetën Gjeneral Agim Çeku, Gjeneral Sylejman Selimi, Rexhep Selimi, Sami Lushtaku, Shaban Shala, Sali Veseli, Xhemajl Bejta, Ilaz Derguti, Zejnullah Prokshi, Gani Koci e shumë personalitete të UÇK-së, derisa për të gjitha që janë shkruar në “Letrën e hapur për opinion” të datës 02.03.2010, dërguar të gjitha redaksive të gazetave, por, pse nuk u botua e dinë ata dhe politika e tyre (lexo në albaniapress.com), si dhe të këtij shkrimi, i posedoj dokumentet zyrtare, edhe pse, pas arrestimit tim, më 04 gusht 2002, pothuajse, të gjitha dokumentet dhe gjerat tjera që ishin në lokalet e TAU-së, kinse ishin asgjësuar, shkatërruar apo përvetësuar për qëllime personale të udhëtarëve “fatlum” të taborreve përvetësuese, unë i kam të ruajtura kopjet e tyre të cilat kanë përputhshmëri 100% me faqet e ditarit tim të luftës, pasuri me vlerën më të madhe të krijimtarisë sime, dhe, krejt në fund, dua ta them dhe ta ripërsëris, se, atë që nuk është e imja, asnjëherë nuk e kam dashur për timen, nuk e dua as sot e nuk do ta dua as nesër, por, ajo që është e imja, do ta mbroj me të gjitha mjetet dhe forcat demokratike e ligjore...

(Herën tjetër, do të zbardhim shumëçka të pa publikuar, deri me tash, për luftën, për artin në luftë, për betejat, për urdhrat...)

Dibran FYLLI, regjisor,
invalid i luftës dhe i burgosur pas lufte


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 1,734 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi