Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VIOLINA E NASRADIN HOXHËS
Publikuar më 09 mars, 2010 në orën 23:58 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Edhe pse me profesion ishte hoxhë me nam dhe njeri që predikonte dijen hyjnore në frymën e mësimeve të Zotit, i kapluar nga një momentet i skamjes dhe gjendjes së vështirë materiale për ekzistencë, Nasradin hoxha kishte vendosur që ta plaçkiste dyqan e bakallit të lagjes dhe përmes kësaj mënyre të paligjshme të siguroj për vete dhe familjen e tij disa artikuj të domosdoshëm ushqimor.

Këtë akt të vjelljes ai kishte vendosur ta bënte diku pas mesnate, kur edhe nuk do ta sheh askush.
pasi në fillim u sigurua se nuk ka njeri të gjallë në rrugë, Në kohën e caktuar, Nastradini iu afrua derës së dyqanit të “bakallhanes” së lagjes dhe me limën e përgatitur më parë filloi ta gërryente drynin e trashë me të cilin ishte mbyllur dera e hyrjes. Por, pa pritmes, në at moment, aty kalon një bashkëqytetar i tij i cili menjëherë e kishte njohur Nasradinin dhe e pyet i befasuar:
- Çfarë bënë kështu në pikë të natës hoxhë?
Nasradini, i zënë në flagrancë, u gjind menjëherë në situatë:
-Hiq! Vetëm po i bie violinës.
- Vërtet? Por, unë nuk dëgjojë asgjë nga kjo muzikë e jote? - e pyeti me mëdyshje bashkëqytetari?
- Ke plotësisht të drejtë, dashamir. Sepse, sonte ti sheh vetëm se si i bie asaj, ndërsa zërin e melodisë, do t’ia dëgjosh tek nesër - iu përgjigj Nasradini
Jo rastësisht këtë artikull si metaforë e fillova me një anekdotë të Nasradinit të famshëm, e cila, mendoj se nga përmbajtja e fabulës së saj, figurativisht do ta pasqyroj realitetin e kësaj situate tonë kosovare post AHTISARIANE. Apo, tanimë, sikur po na konvenon ta quajmë: asaj të “pavarur” dhe “sovrane”?!
Atëherë kur, mjaftë koka të shquara të inteligjencës sonë kombëtare, arsyeshëm, me urtësi dhe vizion të qartë i vërejtën disa lëvizje të dyshimta politike, apo, kur ata e dëgjuan shumë më përpara atë melodi të violinës së Nasradinit të cilën ne po e dëgjojmë tek sot, për këto vërejtje që na bënin ata, ne nuk nguruam fare t’i nënçmonim, anatemonim, izolonim, burgosnim, besa edhe t’i vrisnim.
Nën pretekstin gjoja të një modernizmi politik dhe evropianizimit kosovarë, ne i shpallëm “demode” zërat e vërteta të inteligjencës tonë kombëtare, të cilët, të shkrirë tërësisht në shpirtin kolektiv të popullit të vetë, flisnin ashtu si është, e jo ashtu sikur duhet apo kërkohet prej tyre. Vërtet ata me bindjet e veta nuk e përfillën trendin e ri të politikës nihiliste moderne, dhe as që i dhënë rëndësi asaj, duke tentuar që me çdo kusht t’ na paralajmërojnë për ajrin e helmuar që ne e thithnim dhe për pasojat e saja që do ti kemi më vonë.
Por, çka ndodhi me këta modernistë tanë nihilist? Asgjë e keqe! Ata nënshkruan Rambujenë, e çarmatosën UÇK-në, krijuan partitë e veta të moderuara, i fituan zgjedhjet, erdhën në pushtet dhe u pasuruan.
Në Kosovë, nuk ishin më në modë as zhargonet e tyre “revolucionare”, “ekstremiste” dhe “radikale” të komunikimit të demoduar politik. I zëvendësuan me terme më bashkëkohore, sikur bie fjala: Standarde, bashkëjetesë, multietnicitet; luftën e emërtuan si konflikt, përleshjet e armatosura si incidente, mjerimin dhe kolapsin ekonomik si fazë e domosdoshme e tranzicionit etj.
Të “anatemuarit” tanë, apo sikur i quajtën disa medie “moderniste”: “folklorist”, “nacionalist”, “majtistë”, “anarkistë”...e ku ta di si tjetër, edhe pse të plagosur në shpirt, gjenin ndonjëherë forcë të na thonë mos, e ne, hiq. Ata sërish mos, e ne prapë hiq!
Shumica prej nesh jetonim (sot e kësaj dite ende jetojmë) në ëndrra të këndshme përplot shpresa të rrejshme. Me optimizmin e një iluzioni të kushtëzuar të shtetësisë pa shtet. Sepse, kur ata në këtë mashtrim i binin violinës, dhe, edhe pse qëllimet e tyre të vërteta ishin si të Nasradinit, ne kurrë nuk dyshonin në virtuozitetin e interpretimit pa zë.
Nuk dyshonim, sepse ata ishin “hoxhë”. Ishin Nasradina. Andaj verbërisht edhe ju besonim. Por, gradualisht... ja se ku na erdhi puna?! Për shumë gjërat për të cilat tani ndoshta nga pak po na del gjumi, dhe, ku për këtë zgjuarsi tonin të vonuar, si shembull më të freskët, e kemi edhe aferën e fundit mes KFOR-it dhe FSK-së, këto dhe shenjat tjera, nuk janë asgjë tjetër, veçse tingujt e parë të akordeve të asaj melodie të “violinës së Nasradinit”, e cila , gjithmonë për ne po bëhet e dëgjueshme tek më vonë. Nesër...?!!


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 39 vizitorë
Lexuar: 1,675 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi