Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Nuk ka azil politik, as ekonomik në Belgjikë
Publikuar më 10 mars, 2010 në orën 21:16 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Përfaqësues të delegacionit belg për cështje të refugjatëve,ambasadorja e Belgjikës në Beograd si dhe përfaqësues të Komisionit Evropian, kanë qëndruar sot për vizitë në komunën e Bujanocit, me crast kanë pasur takim me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës. Pjesëmarrës në këtë takim poashtu ishin edhe përfaqësues të OBE-së të Trupit Koordinues dhe përfaqësues të qeverisë së Sërbisë.
Temë kyce e këtij takimi ishte shpërngulja e qytetarëve të shumët nga ky rajon pas liberalizimit të vizave për në vendet e Evropës sidomos në shtetin belg për të kërkuar azil. Me këtë rast zyrtarët belg para të pranishmëve në takim kanë paraqitur qëndrimet e shtetit të tyre se qytetarët të cilët janë të vendosur në belgjikë dhe kërkojnë qëndrim me statusin azilant,nuk kanë mundësi të fitojnë të drejtën për qëndrim dhe punësim në shtetin belg. Pasi sipas tyre liberalizimi I vizave nuk nënkupton qëndrimin dhe punësimin në vendet e Evropës Perëndimore.
Ndërkaq përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës para delegacionit belg dhe përfaqësuesve të komisionit Evropian kanë paraqitur shqetsimet e tyre lidhur me shpërnguljen e shumë qytetarëve për në vendet perëndimore. Por njëkohësisht sipas tyre gjendja e vështirë ekonomike dhe mungesa e sigurisë kanë bërë që këta qytetarë të lënë vendin e tyre duke kërkuar strehim në shtetet tjera. Përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës poashtu kërkuan nga komisioni evropian që të bëjë investime në këtë rajon si dhe të ngrisë shkallën e zhvillimit ekonomik në mënyrë që qytetarët e kësaj ane të kenë mundësi të punësohen në vendin e tyre, e të mos kërkojnë azil në vendet tjera. Lidhurr me takimin mes përfaqësuesve politik të Luginës dhe delegacionit belg deputeti popullor në Parlamentin Republikan Riza Halimi për tv tonë deklaroi se zyrtarët e shtetit të Belgjikës paraqitën qëndrimet e shtetit të tyre se të gjithë qytetarët e Sërbisë të cilët kanë kërkuar azil në Belgjikë do të kthehen. Sipas Halimit gjendja e vështirë ekonomike ka ndikuar që shumica e qytetarëve të largohen duke kërkuar azil në vendet tjera të Evropës. Kryetari I komunës së Bujanocit Shaip Kamberi theksoi se në këtë takim përfaqësuesit e shtetit belg kanë paraqitur qëndrimet e tyre se të gjithë qytetarët e sërbisë të cilët kanë kërkuar azil në këtë shtet do të kthehen në vendin e tyre, sepse nuk ka mundësi për azil në shtetin e Belgjikës. Pas takimit që pati delegacioni belg dhe përfaqësues të komisionit evropian me përfaqësuesit politik të Luginës së Preshevës, më pas është mbajtur edhe një konferencë për media në të cilën Melchior Ëathelet sekretar I shtetit për migracion dhe azil politik deklaroi se të gjithë qytetarët e sërbisë të cilët kanë kërkuar azil politik dhe ekonomik në shtetin belg do të kthehen në shtëpitë e tyre sepse nuk ka mundësi qëndrimi të përhershëm dhe mundësi punësimi në këtë shtet.
Ai poashtu theksoi se në Belgjikë ka arrit një fluks I madh I azilkërkuesve, të cilët janë manipuluar nga njerëz të ndryshëm të cilët bëjnë transportin e tyre për në Belgjikë.
Pas këtij takimi të zhvilluar sot në Bujanoc mes delegacionit belg dhe përfaqësuesve politik të Luginës lenë të kuptohet se të gjithë qytetarët të cilët kërkojnë azil në Belgjikë që nga dita e nesërme do të filloj kthimi I tyre në mënyrë të organizuar në mënyrë vullnetare.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 12 vizitorë
Lexuar: 1,924 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi