Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Cila dorë qenka më e kuqe!?
Publikuar më 10 mars, 2010 në orën 23:17 ( ) Mr. Iljasa Salihu | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Që dikush të brengoset për të tjerët, fillimisht duhet t’ia bëjë një pyetje vetës se, kush në të vërtet jam unë, ia dua të mirën atij, apo vet unë kam qenë pjesëmarrës në shndërrimin e jetës së tij në ferr të kësaj bote.

Që dikush të futet në gara se, kush shkrepi plumb i pari në harmonin e marrëdhëniet ndëretnike në vend, urgjentisht duhet t’ia bëj një retrospektiv ngjarjeve të cilët e cenuan paqen në vend, duhet të interesohet rreth dënimit të aktorëve të këtyre krimeve dhe rreth pësimit e degradimit të personave të pafajshëm. Që dikush ta akuzojë dikë për krime dhe vrasje, së pari duhet të turpërohet për lirin e kriminelëve dhe për robërinë e të pafajshmëve. Ndodh që kriminelët të jenë pikërisht ata që akuzojnë, pse jo edhe ata që mbrohen me kundër akuza. Ndërkaq, pësorja si zakonisht dhe në vazhdimësi bie mbi popullin tonë të pafajshëm, i cili përpos që moralisht i dënoi këto mishmashe të fëlliqura, ende diçka konkrete nuk ka arritur të bëjë, neglizhencë kjo, si rrjedhojë e mbështetjes në forcën e të zgjedhurve tanë.
Gjatë këtyre ditëve, patëm rastin të njoftohemi me akuza të ndërsjella mes partisë maqedonase në pushtet dhe partisë opozitare maqedonase.
Duke mos u munduar dhe u lodhur shumë për objektin fyes e provokimin e radhës, kësaj here partia maqedonase në pushtet VMRO-DPMNE-ja, hapi një çështje të re akuzash (por të njohura nga ne që moti) ndaj kreut të LSDM-së. Cërvenkovski vihet nën akuzë për incidentin në Bit Pazar gjatë vitit 1993, ku sipas VMRO-DPMNE-së u ushtrua dhunë brutale. Gjoja se prej këtu paska filluar (dis)harmonia e marrëdhënieve ndëretnike. Në media zëdhënës i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Biçikliski, deklaroi kështu: “Me LSDM-në dhe Branko Cërvenkovskin filloi shuarja e Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Me LSDM-në dhe Branko Cërvenkovskin filloi përkeqësimi i bashkëjetesës në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. LSDM-ja dhe Branko Cërvenkovski i kanë rrahur qytetarët e Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Branko Cërvenkovski ka keqtrajtuar këta qytetarë me ushtrimin e dhunës në mënyrë brutale nga policia, Branko Cërvenkovski është i papërmirësueshëm”. Menjëherë pas kësaj deklarate reagoi Emilijan Stankoviq, zëdhënës i LSDM-së. Mes tjerash ai tha: “incidenti i Bit Pazarit nuk është asgjë nëse krahasohet me luftën e 2001-shit dhe viktimat e rëna gjatë asaj periudhe, sa do që Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja të mundohen të futin në konfuzion opinionin me transmetimin e spoteve nga e kaluara, mbrëmë Gjorçe Petrovin, sot Bit Pazarin e nesër ndoshta Kuklishin, ajo nuk është asgjë në krahasim me vetëm një shembull, Konfliktin e vitit 2001, Qeverinë e Lubço Georgievskit, dorën e djathtë e tij, Nikolla Gruevskin, viktimat në civilë, personat e zhvendosur, skenarët për ndarje të Maqedonisë, ide prej të cilave Gruevski asnjëherë nuk hoqi dorë”. Kështu filluan lojërat nënçmuese të radhës të politikës maqedonase kundrejt popullit shqiptare, e jo të politikës shqiptare. Partia në pushtet doli me spot për trazirat e Bit Pazarit të shtypura me dhunë nga lideri i LSDM-së, kurse nga LSDM-ja lëshuan spotin që tregon në mënyrë reale Maqedoninë 2010, si dhe shpenzimin e parave nga ana e Qeverisë.
Ndërsa publiku i cili duhet të jetë në lojë në cilësinë e mbrojtësve (partitë shqiptare), nënçmimet e radhës i shikuan si probleme të partive maqedonase. Jo të nderuar, këto janë probleme tona, ku me gjakun e shqiptarëve zhvillohen kampanja dhe marketingje politike. Në këto akuza kishin harruar qëllimisht t’i paraqesin viktimat e këtyre aksioneve barbare. Kësisoj, ata u morën vetën me formën, duke e anashkaluar tërësisht përmbajtjen. Normalisht që do e anashkalojnë, kur kihet parasysh fakte se, burgjet dhe varrezat e produkteve të këtyre aksioneve janë të mbushur vetëm me shqiptarë. Me këtë, këta të pandershëm dëshirojnë që të artikulojnë edhe më tej zymti dhe tmerr ndaj nënave shqiptare që ende po i lëngojnë plagët e marra me rastin e vrasjeve dhe burgosjeve të bijve të tyre. Nëna e djemve të tillë, të cilët akuzohen për ndonjë vepër penale, sot e mot, mëngjes e mbrëmje, është duke i pritur bijtë e saj që së bashku ta festojnë bajramin dhe festën e 28 nëntorit. Po ashtu, nëna e djalit tjetër, mëngjes e mbrëmje pret të takohet me djalin e saj në botën tjetër, për të cilin organet kompetente maqedonase i thanë se të birin tuaj e ka vra vëllai i tij i gjakut, ndaj ne kundër tij do të jemi të pamëshirshëm. Por, nënat shqiptare, fare mirë i dini këto dredhia, sepse të njëjtin fat e patën edhe baballarët e tyre, në ditët e fundit të shërbimit ushtarak, duke ia sjellë xhenazen në shtëpi, me arsyetim se filan personi ka bërë vetëvrasje, edhe atë me automatik pas shpine. Këto raste të tmerrshme për kauzën tonë shqiptare, më së mirë i ndërthuri Fan Noli në poezinë “Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur” ku në strofën e parë poeti këndon: Nëno moj, mbaj zi për vëllanë, me tre plumba na i ranë, na e vranë e na e shanë, na i thanë trathëtor. Ndaj, politikanët tanë nuk duhet ta harrojnë faktin se, shqiptarin kur ta prekësh në moral, kur ta akuzosh pa të drejtë, kur ta shpallësh tradhtar dhe kur tenton t’i shtysh në hasmëri ndërmjet veti, atëherë ke tentuar që shqiptarin ta varrosësh të gjallë dhe heshtja në garën se kush më shumë paska mbytur shqiptarë, apo kush më shumë i paska duart e kuqe me gjak shqiptari, gjithsesi se është më e dëmshme se vetë krimet e bëra nga ata.
Nuk lejojmë që mbytja e dy apo tre shqiptarëve të krahasohet me kurrgjë, me arsyetimin se partia tjetër paska mbytur shumë më shumë në luftën e 2001-shit, edhe atë civil të pafajshëm. Nëse është kështu, atëherë pse nuk e paraqesin ndonjë padi penale në organet e gjykatave vendore dhe ndërkombëtarë. Por, ne fare mirë e dimë se sa ata ndjejnë keqardhje për vrasjen, trazirat dhe burgosjen e shqiptarëve, ndaj përmes këtij shkrimi, shfrytëzoj rastin t’i bëjë thirrje ndërgjegjes shqiptare (lexo: kryesisht politikës shqiptare) për një garë shumë të ndjeshme, që sot e asnjëherë, këto vrasje dhe burgosje nuk do t’ia falim.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mr. Iljasa Salihu
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 22 vizitorë
Lexuar: 972 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi