Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHTETI PA EMËR PA KAPACITET PËR TË KRIJU STABILITET
Publikuar më 10 mars, 2010 në orën 23:24 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pas luftës së dytë botërore, sllavët në hapësirën e Ballkanit perëndimor formuan një shtet në krye me komunistin e emancipuar Josip Broz Tito. Atëherë këtij shteti të emëruar Jugosllavi iu ngjitë edhe një hapësirë të cilën komunistët e pranuan si Republika e Maqedonisë. Kjo republikë ish-Jugosllave e përbërë nga 40 % të ashtu emëruarve maqedonas, me më shumë se 30 % shqiptar autokton si dhe komunitete tjera si boshnjak, turq, romë, serb dhe vlleh në vitin 1991., formojë shtetin e pavarur të quajtur nga sllavët - Republika e Maqedonisë.

Shkruan: Albinot Maloku

Prej 8 shtatorit të vitit 1991, deri në ditët e sotme këtë shtet krejtësisht artificial e gjarpëron një periudhë me probleme dhe destabilitet. Prej kësaj date emrin me të cilin e kishte pagëzuar Jugosllavia e Titos, dhe me të cilin e fillojë shtetësinë e tij, kurrë nuk ia njohu fqiju i saj dhe vëllai prej feje Greqia. Në anën tjetër fqiju dhe vëllai prej feje e kombi, Bullgaria nuk ia njohu identitetin kombëtar, kurse vëllai prej feje dhe fqiju, Serbia kurrë nuk i pranojë pavarësinë Kishës ortodokse të ashtu emëruar Maqedonase. Këto ishin ato problemet me të cilat u ballafaqua e po ballafaqohet Maqedonia aktuale jashtë kufijve të saj, mirëpo ky shtet nuk ka pas dhe nuk ka as rehati përbrenda kufijve të saj. Pas daljes nga Jugosllavia në vitin 1991, fqiju i kësaj republike ish-Jugosllave, Shqipëria ia njohu pa problem edhe shtetin, edhe kombin, edhe fenë, edhe emrin, edhe gjuhën, por që ky shtet më së shumti i nxorri probleme shqiptarëve, çoftë atyre brenda kufijve të saj të pas vitit 1991., si dhe jashtë tyre.
Sot, Maqedonia aktuale është një republikë e pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara si Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë, - prej vitit 2001.- me një organizim politiko-kushtetues të mbështetur në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, mes forcave politike shqiptare dhe maqedonase.
Konkludimin se ky shtet aktual, nuk ka kapacitet të çfarëdo qofshëm, të krijoj stabilitet të sinqertë qoftë mes etnive, ose të themi më mirë mes popujve përbërës të këtij shteti, qoftë me fqinjët e saj e bazoj në trajektoren e problemeve të cilat kanë përshkuar këtë vend prej pavarësimit të tij. Mos pasja e kapacitetit për të krijuar stabilitet, ndërlidhet më së shumti me vullnetin e pakt ose te as pakt të ortodoksëve maqedonas, për hapa të sinqertë drejt stabilitetit në vend.
Realiteti në Maqedoninë aktuale, sidomos kohëve të fundit më shtynë të mendojë e të bindem se ky vend nuk ka kapacitet të gjenerojë përparim të marrëdhënieve mes etnive, si dhe të kapërcej problemet me fqinjët e saj.

(Mos)marrëveshja e Ohrit

Pas pavarësimit të saj, Kuvendi i Maqedonisë aktuale solli një Kushtetutë e cila injoronte në tërësi faktorin autokton e përbërës të shtetit, popullatën shqiptare. Dhjetë vjet më pas në këtë republikë ish-Jugosllave plasi një konflikt i armatosur mes forcave maqedonase dhe atyre shqiptare. Bashkësia ndërkombëtare pasi që kishte provuar eksperienca të hidhura nga hapësirat tjera të ish-Jugosllavisë, ku kishin ndodhur luftëra të përmasave të mëdha, me shpejtësi intervenojë duke i bërë trysni palëve në konflikt që të vijnë deri te marrëveshja, dhe konflikti të mos eskalojë. Me 13 gusht të vitit 2001, nën mbikëqyrjen e përfaqësuesve F.Leotar dhe Xh. Perdju pala maqedonase dhe ajo shqiptare nënshkruan Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, e cila i parapriu ndalimit të konfliktit dhe zgjidhjes së mosmarrëveshjeve pa armë. Marrëveshja në fjalë u bë pjesë përbërëse e Kushtetutës së kësaj republike ish-Jugosllave.
Si marrëveshje e tillë çfarë është, nuk përkon me qëllimet e atyre pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të cilët kishin bërë betimin, dhe dhënë jetën e tyre, por mund të konsiderohet si një e arritur politike jo e paktë e shqiptarëve të cilët jetojnë në Maqedoninë aktuale. Duke folur për këtë marrëveshje, e cila patjetër është futur në historinë politike të rajonit, analisti politik nga Tetova, Artan Sadiki pohon se – Çdo politikë shqiptare në Maqedoni fillon me Marrëveshjen e Ohrit. Ajo konsiderohet arritje më e madhe për shqiptarët. Sadiki vazhdon më tutje duke thënë se – Marrëveshja e Ohrit tentoi ti relaksoi marrëdhëniet mes maqedonasve dhe shqiptarëve, mirëpo pala maqedone tenton ti zhbëjë të arriturat e kësaj marrëveshje.
Publicisti shqiptar nga Shkupi, Kim Mehmeti ka një qëndrim të ngjashëm sa i përket kësaj marrëveshje, por që nuk e duron moskujdesin e liderëve politikë të korpusit shqiptar. – Shqiptarët nuk arritën të marrin aksion në Maqedoni edhe pse janë më shumë se 30 % as pas kësaj marrëveshjeje - thotë publicisti Mehmeti.
Marrëveshja e Ohrit së pari ndaloj gjakderdhjet, dhe kjo ishte ana pozitive e medaljes, avancoi pozicionin politikë të shqiptarëve, dha një pikë reference nga do të duhej që liderët politikë të vazhdojnë me përmirësimin e pozitës së popullit shqiptarë, dhe në asnjë mënyrë nuk do të duhej të lejohet anashkalimi i saj.
Autori i librit “Maqedonia shqiptare” dhe publicisti nga Tetova, Nijazi Muhamedi marrëveshjen në fjalë e quan gjëegjëzë. - Marrëveshja e Ohrit ka mbetur e pa kuptuar si një gjëegjëzë, që është shkruar ndryshe, lexohet ndryshe, do të mbaroj ndryshe dhe i ngjet fjalës ndryshe. – thotë publicisti Muhamedi.
Kur kjo marrëveshje u nënshkrua nga palët në konflikt, e që në ditët e sotme, nuk pati një mekanizëm detyrues dhe mbikëqyrës. Ky fakt i dha luksin këtij dokumenti që të interpretohet në mënyra të ndryshme nga kënde të ndryshme. Mospasja e një mekanizmi detyrues për implementimin e tërësishëm të marrëveshjes e bënë atë joserioze pavarësisht qëllimit të saj fillestar pozitivë, kur u pranua si një dokument kompromisi e i mirëqën nga palët në konflikt. - Pala maqedone Marrëveshjen e Ohrit e shikon prej këndit të vet, ka një qasje restriktive, që sa më pak të implementohet ajo, pasi që Marrëveshja është pjese e Kushtetutës – thotë nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Rafiz Aliti.
Amendamentet kushtetuese të dala nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit, por edhe ligjet e mbështetura në këtë marrëveshje prej momentit të hyrjes në fuqi e deri në ditët e sotme, konsiderohet se janë shkelur në mënyrë flagrante disa herë. Pa dyshim, ndërrimet qeveritare të cilat kanë ndodhur nga vitit 2001., kur në dokumentin e marrëveshjes në fjalë vendosën siglat e tyre palët në konflikt, kanë dhënë efektin e vetë ne ngecjet por edhe në ndonjë përparim në implementimin e saj në realitet. Partitë politike maqedonase mes vete, kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë gara se cila nga ato do të pamundësoj realizimin e mirëfilltë të marrëveshjes, nga frika se kur shqiptarët do ti fitojnë të drejtat e tyre, çoftë edhe ato minimalet të dala nga marrëveshja në fjalë, do të mund të rrezikonin ekzistencën e maqedonasve. Në anën tjetër, partitë politike shqiptare mes vete, kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë gara se cila nga ato do të mundësoj realizimin e mirëfilltë të marrëveshjes, mirëpo këto sipas fakteve reale, nga mospasja e një konsensusi të sinqertë, jo që nuk kanë ndihmuar përparimin e mëtejmë të marrëveshjes, por ato me veprimet e tyre vëlla përçarëse kanë dërguar ujë tek mulliri maqedonas, duke kthyer edhe më prapa pozicionin e shqiptarëve në Maqedoni.

400 bajrak maqedonas

Me të hyrë në pikën kufitare e cila të qon për në Tetovë, mes Kosovës dhe Maqedonisë, valëvitej një flamur gjigant me diellin në mesë dhe tetë rrezet e tij në një sfond të kuq. Ky simbol i cili identifikon në Kombet e Bashkuara këtë republikë ish-Jugosllave, valëvitej dhe shënjonte shtetin në të cilin po hyja. Në fillim nuk i kushtova vëmendje, mirëpo kur vazhdova rrugën për në qytetet tjera, duke filluar nga Shkupi i pash edhe shumë shtylla të ngjashme me atë flamurë. Ishte një panoramë e ngjashme sikur se në Republikën Serbe të BeH, ku kryeministri aktual Dodik, kishte nisur para disa kohe projektin për shënjimin e çdo qyteti të këtij entiteti me flamurin e entitetit të RS-it. Në ndërkohë mësova që kryeministri i kësaj republike ish-Jugosllave, Nikolla Gruevski, për mes disa projekteve “madhore kombëtare”, siç janë vendosja e 400 shtyllave të larta me flamuj gjigant në tërë Maqedoninë, projekti “historik” i cili do të “zbukuronte” imazhin e Shkupit në vitin 2014. Kur jemi tek imazhi i Shkupit, qeveria e kryeministrit Gruevski veç kishte filluar, duke “zbukuruar” me disa “skulptura” Shkupin maqedonas. Në fakt ato “skulptura” nuk ishin asgjë tjetër veç disa figura koti të cilat veç sa e kishin shëmtuar edhe më shumë qytetin e solidaritetit.
Maqedonizimin e kësaj republike ish-Jugosllave, po e ndihmonte jo vetëm qeveria por edhe institucioni i cili më së paku guxon të shtrembëroj të vërtetën, Akademia e Shkencave dhe e Arteve, për mes një “enciklopedie”, në të cilën autorët kishin shkruar “të vërtetat” për Maqedoninë. Pasi që autorët e kësaj “enciklopedie” e bënë të vetën, maqedonizimit të kësaj republike ish-Jugosllave i erdhi në ndihmë edhe ligji për mësimin e gjuhës maqedone nga jo- maqedonët.
Kur mori dhenë “enciklopedia” e autorëve të ASHAM- it, shumë zëra intelektualësh nuk e duruan këtë paçavër enciklopedie e cila maqedonizimin e sllavëve të kësaj hapësire ish-Jugosllave, e shihte përmes zhdukjes të së vërtetës. I pyetur për qëndrimin e tij rreth kësaj “enciklopedie”, intelektuali nga Tetova, Nijazi Muahmedi thotë se – Do të ishte e gabuar fare të hyhej në një polemikë me të paqenët. Historia e popullit të autorëve të “Enciklopedisë maqedonase” është faktuar si e paqenë në proceset historike të këtij vendi. – e përmbyllë Muhamedi.

Përqindje apo barazi

Motin 2001 republika ish-Jugosllave e Maqedonisë, ose siç është me emrin e saj kushtetues, Republika e Maqedonisë e mbaroi me një Kushtetutë të “riformatizuar”, si pasoj e marrëveshjes së nënshkruar nga katër liderët e partive kryesore në qytetin me liqe të Ohrit. Siç e kemi thënë edhe më parë ushtarët e UÇK-së nuk e kishin filluar luftën për të “arriturat” të cilat i solli kjo marrëveshje, mirëpo për këtë gjë, se për çfarë luftuan ata do të shkruajnë dëshmitarët e historianët.
Sot, kjo marrëveshje shikohet me sy më shumë kritik se sa admirues. Analisti politik, Artan Sadiki thotë se – Shqiptarët dhe liderët e partive të tyre politike, edhe pas kësaj marrëveshjeje nuk arritën të artikulojnë politikat e tyre. Nuk do të doja që të vazhdohet të flitet më për përqindje, por për barazi. – konkludon Sadiki.
Në anën tjetër nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë, nga radhët e partisë shqiptare në pozitë, BDI-së, Rafiz Aliti shpjegon se për veç faktit se Maqedonia është në një udhëkryq të sajin, edhe mos implementimi i marrëveshjes në mënyrë të drejtë e rëndon situatën në vend. - Pas ndryshimeve kushtetutare te viti 2001, shqiptaret kanë një pozicion më të favorshëm se që kishin më herët. Ajo që është brengosëse dhe që e rëndon ambientin politik në Maqedoni është që Marrëveshja e Ohrit dhe ndryshimet kushtetutare implementohen me ngërç. – thotë Aliti.
Me proceset e fundit, sa i përket ligjit ku nxënësve jo-maqedon u obligohet mësimi i gjuhës maqedone nga klasa e parë, u shkaktuan shumë pakënaqësi mes popullatës shqiptare të këtij vendi. Këtë gjë publicisti Nijazi Muhamedi e konsideron vazhdimësi të tentimeve të para viteve të ’90 kur kjo republikë ish-Jugosllave kishte provuar të miratojë ligjin për mbrojtjen e gjuhës maqedone, mirëpo këtë nuk e kishte lejuar federata Jugosllave. Ndërsa në vitin 2007 me procedurë ilegale parlamentare kjo gjë u bë. – Me proceset e fundit për mësimin e gjuhës maqedone, në praktik implementohet ligji për mbrojtjen e gjuhës maqedone, i cili në fakt është ligj mbi ligjet sa i përket gjuhës. – shpjegon publicisti Muhamedi.
Ish kandidati për president të Maqedonisë aktuale, kryetari i partisë opozitare shqiptare, Demokracia e Re, Imer Selmani thotë se - Me futjen e lëndës së gjuhës maqedone për nxënësit e shkollave fillore, prej klasës së parë jo që bëhet vetëm një ngarkim i tepërt për 6 vjeçarët, por kemi të bëjmë thjesht me shkelje flagrante të një prej shtyllave kryesore të Marrëveshjes së Ohrit dhe të Kushtetutës aktuale të Maqedonisë për gjuhët zyrtare të vendit. Më tej vazhdon Selmani – si shqiptar u dëshpërova kur mora vesh se për miratimin e këtij vendimi është dhënë edhe amini i pesë ministrave shqiptar të qeverisë.
Me një ironi, analisti Artan Sadiki thotë se - Të gjitha ligjet pos Kushtetutës së vitit 1991. i kanë votuar edhe shqiptarët.
Amendamenti i V i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë, edhe pse i formuluar skajshmërisht keq dhe në mënyrë mjaftë ofenduese, parasheh zyrtaritet shtetëror edhe për gjuhën shqipe, të cilën e flasin më shumë se 30 % e popullatës së këtij shteti. – 1. Në tërë territorin e Republikës së Maqedonisë dhe në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare, gjuhë zyrtare është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve, gjithashtu, është gjuhë zyrtare dhe alfabeti i saj, siç është përcaktuar me këtë nen. Ky amendament është pjesë e Kushtetutës së “riformatizuar” në vitin 2001., mirëpo edhe pse mjaftë ofendues, për faktin që nuk e emëron gjuhën shqipe por atë zëvendëson me “Gjuhë tjetër që e flasin së paku 20% e qytetarëve...”, prapë i bëhen shkelje të natyrave të ndryshme.
Kryetari i komunës së Dibrës, Argëtim Fida pasi që përmend të gjitha faktet e realiteti përmes të cilave rrugëton vendi ku jeton, prej marrëveshjes së qytetit me liqe, thotë se - Klima e përgjithshme për një barazi të plotë në Maqedoni akoma nuk është arritur.

Republika e ...

Në shtator të vitit 1991., shpalli pavarësinë nga Jugosllavia, fillojë faza e njohjeve nga shtetet e globit, mirëpo anëtarja e Kombeve të Bashkuara, Republika Helen nuk i pranojë emrin dhe me këtë nuk e njohu si shtet deri në vitin 1995. As në këtë vit nuk e njohu emrin kushtetues të kësaj republike, por që atë e pranoi si Republika ish-Jugosllave e Maqedonisë – FYROM. Konflikti rreth emrit të këtij shteti vazhdon edhe sot mes shtetit mos pranues të emrit dhe ati kërkues për të pranuar emrin – Greqisë dhe Maqedonisë aktuale. Në emër të këtij problemi kjo hapësirë ish-Jugosllave prej pavarësimit ka luajtur rolin e viktimës, dhe vazhdon të luajë të njëjtin rolë edhe sot. Maqedonia nuk dëshiron të zgjedh problemin e emrit për të përfituar nga roli i viktimës. – thotë autori i librit “Maqedonia shqiptare”, Nijazi Muhamedi. Ndërsa ish-kandidati për president të këtij shteti pa emër, Imer Selmani thotë se – Mospasja e një vizioni nga udheheqësia aktuale e Maqedonisë, nga kryeministri dhe kryetari për zgjidhjen e çështjes rreth emrit, e cila bllokon perspektiven e shtetit dhe me atë bllokon edhe perspektiven e qytetarëve, ngarkon edhe me tepër situatën politike në vend.
Në fund të muajt që lëmë pas, ndërmjetësuesi i OKB-së për kontestin e emrit, Metju Nimic pati takime me liderët e shtetit për të provuar, se cili emër do ti bije këtij vendi më hijshëm, por që me sa duket u kthye papasur ndonjë përparim.

Aliu e Menduhi dhe të pritmet

Gjatë qëndrimit tim disa ditorë, deri sa po shëtisja Tetovën, Gostivarin, Dibrën, Strugën, Ohrin, Shkupin e disa vende tjera ku shqiptarët “zotërojnë” pushtet lokal, pata rastin të bisedoja edhe me qytetarët e thjesht. Në një lokal në Tetovë e majrë, kur kamarieri më solli kafen e mëngjesit, gjatë bisedës shumë miqësore e pyeta se çfarë mund të thotë ai për situatën në vendin ku jeton. Ai më tha shkurt – neve na duhet një Albin (Kurti). Këtë përgjigje do të mund ta interpretonim në mënyra të ndryshme, mirëpo kjo shpjegon pakënaqësinë mjaftë të madhe mes të rinjve, sidomos ndaj Aliut e Menduhit.
Çoftë njëri apo tjetri kanë pas rastin të tregohen gjatë kohës sa ishin në pushtet, nga se para Aliut, i cili në atë kohë përfaqësonte “vullnetin e shumicës shqiptare”, por që nuk ishte në pushtet, këtë pozicion e gëzonte Menduhi. Kurse pas zgjedhjeve të vitit 2008, Menduhin e ndërrojë Aliu. Të gjitha partitë politike e kanë bishtin e shkelur – thotë publicisti Nijazi Muahmedi, kur shpjegon sjelljet e liderëve të partive politike të vendit. Duke mos treguar as një dozë rezerve publicisti Muhamedi thotë – Jargavitjet pisanjoze për pushtet të politikës shqiptare, në emër të shqiptarisë janë të pabajtshme. Në anë tjetër analisti politik, Artan Sadiki pohon se – Partitë shqiptare bëjnë fushat me ligjin për UÇK-në, me ligjin e gjuhës..., dhe vlerëson se populli shqiptar i Maqedonisë nuk është i politizuar, por i partizuar. Oportunizmi politik është shumë i madh – përfundon Sadiki.
Se kujt duhet ti bëjnë presion shqiptarët në Maqedoni, për pakënaqësitë e mëdha mes tyre, publicisti shqiptar nga Shkupi, Kim Mehmeti thotë se – Shqiptarët duhet ti bëjnë presion partive shqiptare e jo Gruevskit, nga se ai nuk u ka premtuar asgjë kurrë.
Pas gjitha gjërave që pash nga tereni, do të mund ti bëja me dije Aliut e Menduhit të pritmet që do të mund ti gjejnë po që se nuk kujtojnë sidomos situatën nëpër të cilën po kalojnë shqiptarët në “këtë hise Shqipërie që i thonë Maqedhoni”, sidomos tani. Por, do ti kujtoja Aliut e Menduhit se po nuk filluan të mendojnë pa dallavere për interesat vitale të kombit më autokton të vendit ku jetojnë edhe këta të dy, do ti ndjekë gjaku i shumë djemava nga radhët e UÇK-së të cilët dhanë jetën e tyre, civilët e vrarë të familjes Zimberi nga rrethi i Kumanovës: Selvija (35), Syzana (22), Nealja (17), Jonuzi (18), Mersimi (8) dhe Isnija (4), e raste të tjera të vrasjeve të shqiptarëve autokton nga forcat ushtarake maqedonase në vitin e konfliktit. Andaj burra, mos na zhgënjeni neve këtej kufirit aktual, por as votuesit e simpatizantët tuaj që me “jargavitje pisanjoze” ti lyheni një kryeministri pa identitet, vetëm sa për të pas një interes shumë ditor e të shkurtër, por edhe mjaft të padobishëm. Shumë jo të mira do t'u presin!



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 1,031 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi