| SHQIPËRIA - ISLAMI – AMERIKA |
| Publikuar më 10 mars, 2010 në orën 23:29 ( ) |
Besnik Hysa | Opinion | |
|
|
|
Në popullin tonë për shkak të zhvillimeve të brendshme dhe të jashtme, historiko- shoqërore dhe aktuale, për kah mendimi politik dallojmë tri shtresa të popullit, e ato janë:
Shqiptaro -Islamikët- është shtresa që kohën më të madhe e kalojnë duke trajtuar tema fetare se ato kombëtare. Janë shqiptarë që më shumë dinë dhe flasin me orë të tëra për historinë arabe dhe turke se sa shqiptare. Janë të ndjeshëm nëse fletë diçka ndaj Turqisë ose ndaj botës arabe, por janë të pandjeshëm nëse flet diçka kundër kombit. Pjesa më e madhe e tyre janë të paarsimuar e kjo lë vend për të manipuluar me ta. Pas luftërave më të reja të shqiptarëve, në trojet tona janë paraqitur edhe disa predikues që dallojnë nga besimi tradicional Islam dhe kanë arritur që ta infektojnë një pjesë të rinisë sonë me disa ide që nuk kanë të bëjnë fare me Zotin por as edhe me çështjen tonë kombëtare. Është e pakuptimtë gatishmëria e një pjese të rinisë sonë ta flijojnë vetën për çështje të vulosura nga vetë Zoti, e mos gatishmëria e tyre për ta ndihmuar atdheun tonë me aq probleme të mëdha e me fqinjë grabitqar. Shqiptaro-islamikët e mashtruar e kanë shpallur për armik më të madh të tyre Amerikën. Me këta shqiptar nuk është as Zoti, kurse Amerika i urren. Nëse Zoti ka nevojë që këta shqiptar ta mbrojnë Islamin, njerëzimi ka arsye që të brengoset për të ardhmen e Islamit. Nga brenda këta shqiptarë janë të rrezikuar më së shumti nga shqiptaro-evroamerikanët duke i fyer ata në ndjenja fetare. Shqiptaro-islamikët nuk paraqesin rrezik për kombin ashtu siç frikësohen disa shqipfolës kinse të mençur, përkundrazi, bisedat e sinqerta e vëllazërore me ta, mund t’i bëjnë ata që ndaj çështjes sonë madhore ta pasojnë rrugën e Adem Jasharit.
Shqiptaro-EvroAmerikanët- janë shtresa më e rrezikshme e kombit. Janë të shkolluar, dinak dhe pas ndryshimit të sistemit komunist në atë demokratik, duke plaçkitur popullin dhe atdheun kanë bërë pasuri përrallore. Janë të vendosur në majën e piramidës shqiptare, pra aty ku merren vendime për fatin e kombit. Këta janë institucionalistët gjithandej trojeve shqiptare duke hedhur në ankand tokat shqiptare, identitetin kombëtare e sidomos atë fetar duke i ngacmuar herë pas herë shqiptaro-islamikët se gjoja ata janë fajtor për gjendjen tonë, me një qëllim të qartë, mbivlerësim i Krishterimit. Këta nuk punojnë as për komb e as për fe, këta janë si ata qentë llaskuca, nuk ka rëndësi për ta a është kocka e madhe apo e vogël, me rëndësi për ta është kush po e lëpin i pari. Herë thonë se jemi evropian e herë amerikanë, herë i besimit Islam e herë i besimit të Krishterë, varet se kush i paguan më shumë. Për ta çështja kombëtare nuk ekziston. Pjesa më e goditur e popullit nga këta shqiptarë është rinia jonë. Kjo rini thotë se e kam lexuar Yoshihiro Francis Fukuyama(ën), Samuel P. Huntington(in) dhe s’ka rëndësi gjendja e popullit tonë por të drejtat e njeriut. Pjesën më të madhe të kësaj rinie e ke nëpër OJQ. Shqiptaro-evroamerikanët bëhen alergjik kur ua përmend ndonjë atdhetar të kombit dhe nëse kanë mundësi e lënë pa bukë, burgosin dhe vrasin. Përveç Zotit, këta shqiptarë i urren edhe Evropa edhe Amerika. Nëse Evropa, Amerika dhe Krishterimi kanë
nevojë për këta shqiptar, njerëzimi ka arsye që të brengoset për të ardhmen e Evropës, Amerikës dhe Krishterimit. Deri sa këta dhe ideologjia e tyre të jenë në pushtet, shqiptarët si komb vetëm ditë zie do të shohin. Pushteti i tyre bazamentin e ka në media duke e shpërlarë ditë e natë trurin shqiptar. Mendjemadhësia është veçori dalluese e tyre, për atë shkak bisedat me ta për çështjen madhore janë të kota dhe humbje e kohës.
Shqiptaro-Shqiptarët- shtresa më e dobishme e kombit. Falë punës së tyre 2000 vjeçare shqiptarët janë ashtu si janë me këto autonomi kulturore. Bazamenti i veprimtarisë së tyre mbështetet në veprat e Skënderbeut dhe Adem Jasharit. Kjo shtresë është më e pakta në popullin tonë. Janë nën kërcënim të përhershëm, të përbuzur dhe të fyer nga shqiptaro-evroamerikanët. Këta shqiptarë përveç Zotit i adhuron edhe Evropa e Amerika. Shqiptaro-shqiptarët janë të afërt me popullin dhe duanë t’i dalin zotë interesave të atdheut. Ata nuk duan as më shumë e as më pak se Shqipëri të Ribashkuar e cila do të jetë e zonja për të vendosur vetë për fatin dhe përparimin e saj. E mira e kësaj shtrese qëndron në përkrahjen që po gjen nga një numër i madh i rinisë shqiptare, të vetëdijesuar me bindje atdhetare. Në rrethanat e sodit këta shqiptarë janë të radhitur në FDBK me seli në Tiranë, në Vetëvendosje me seli në Prishtinë dhe disa organizata tjera atdhetare ku gjenden shqiptarët. Duke qenë të vetëdijshëm për rolin e parëndësishëm të popullit shqiptar në proceset ndërkombëtare, por jetik për çështjen kombëtare, shqiptaro-shqiptarët i ftojnë shqiptaro-islamikët dhe shqiptaro-evroamerikanët që të vijnë në vete dhe të punojnë për interesin e atdheut të tyre, i cili është stërmbushur me misionar fetar, politik, ekonomik e ushtarak të huaj, dhe mos të bëhen vegla për interesat e tyre. Shqiptaro- shqiptarët nuk janë kundër Islamit, kundër Krishterimit, kundër Evropës e as kundër mikut tonë më të madh Amerikës, por ata thonë se për të qenë shqiptarët si komb i barabartë dhe i zhvilluar MBI TË GJITHA QËNDRON SHQIPËRIA dhe duhet t’i ndjekim këto hapa: Interesi shqiptar parësorë, feja dhe miqtë tanë dytësorë. Janë hapa që plotësojnë e jo përjashtojnë njëra tjetrën. Vetëm të tillë na do Zoti dhe vetëm si të tillë do të na nderojnë dhe adhurojnë miqtë tanë e në veçanti armiqtë.
Bujanoc 1878
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 42 vizitorë |
| Lexuar:
3,466 herë
|
|
|
|
|
|
|