|
Drejtësia vonohet por ajo mbërrin aty ku duhet
Këto ditë nëpër Prishtinë qytetarët e Prishtinës kanë nënshkruar peticion drejtuar gjyqësisë ndërkombëtare dhe vendore që për Vëllezërit Kiçina dhe Ramadani të akuzuar për vrasje të dominojë arsyeja e ligjshmërisë në mënyrë që pafajësia e tyre të vërtetohet dhe të lirohen sa më parë. Ata i dëshiron populli në gjirin e vetë jo në burg. Akoma nuk i kemi humbur shpresat se do të vërtetohet. Për pafajësinë e vëllezërve Kiçina dhe Ramadani, flasin me dhjetëra e dhjetëra ish-gjykatës dhe juristë. Për pafajësinë e tyre me kompetencë fletë për lexuesit ueb faqes Albaniapress, znj. AVOKATE, Vahide BRAHA.
Albaniapress: Zonja Vahide, duke qenë avokate e rastit Kiçina - Ramadani çfarë mund të na thoni me zhvillimet e ankesave të bazuara në ç’rregullsi gjyqësore si pasoj e së cilës mbahen ende në burg vëllezërit Kiçina dhe Ramadani?
Avokate, Vahide Braha: ankesat e rregullta kane përfunduar. Tani është ushtruar mjet i jashtëzakonshëm që është Kërkesë për mbrojtje te ligjshmërisë dhe duhet te shqyrtohet nga Kolegji i gjykatës Supreme me gjykatës te EULEX-it.
Albaniapress: Juve si avokate sigurisht nuk u intereson shkaku i burgosjes së vëllezërve Kiçina - Ramadani, juve kërkoni vetëm të funksionoj drejtësia deri në fund, pse këmbëngulni në këtë instrument juridik?
Avokate, Vahide Braha: Moto e drejtësisë është asnjë i pafajshëm ne burg ose sentenca romake:"me mire 100 te fajshëm në liri se një i pa fajshëm në burg".
Këta Burim, Arsim Ramadani dhe Arben e Jeton Kicina janë te pafajshëm ,sepse kane alibi te forte qe ne momentin kur ka ndodhe rasti ata kane qene ne Gllogovc, dhe ketë fakt e kane te njohur edhe gjykata nga se sipas shkresave te lendes pranohet dëshmia e Nazmi Lekut kur ai i ka pare këta ne rruge e sipër duke kaluar rreth shtëpisë se vet atëherë ka qene ora 22:30 min. dhe 13 min. i janë dashtë për të shkuar deri ne Gllogovc ashtu qe ata kane arrite aty para orës 23, ngjarja ka ndodhe ne ora 23:17, dëshmitarë tjerë kane pohuar edhe për ketë fakt dhe janë te shumte. Përveç kësaj pozicioni i asaj rruge nuk lejon kthesën pa u vërejte nga Dëshmitari Leku, nga Gllogovci ata po qe se do ktheheshin për te ura e Laneve ku ndodhi i duhej edhe 26 minuta me mbërri atje ndërsa gjykata, nuk ka dal asnjëherë ne vend shikim te rrugëve dhe nuk ka verifikuar atë.
Albaniapress: Është shkruar nëpër medie të ndryshme, madje edhe ju e keni botuar në broshurë një fakt shumë i rëndësishëm për provat gjyqësore, fjala është: Pse u humbën provat që akuzohen vëllezërit Kiçina - Ramadani?
Avokate, Vahide Braha: po unë e kam theksuar këtë fakt si fakt kryesor qe pa atë s'bën, pa prove nuk ka as vepër.
Provat u humben për te mbuluar dështimet Policia për zbardhjen e rastit. Sepse provat ishin shfajësuese-negative, këtë e ka pohuar edhe vet Rodny Hylton polici qe i ka marr vet ato.
Pse çka po mendoni ju sikur te kishin qene provat pozitive a do te pritej një vit që të arrestoheshin këta persona?
Po çka po mendoni sikur mos te ishte krejt kjo e fabrikuar, do t'i vërtetohej fajësia Skender Halilajt qe sipas akuzës bartet motivin, dashjen, qëllimin pa te cilat nuk mund të ketë vepër penale?
Albaniapress: Ju gjatë përballjes me një skenar gjyqësor dhe të montuar tërësisht dhe të motivuar politikisht në rastin e vëllezërve Kiçina - Ramadani çfarë veprimesh keni marrë që kjo padrejtësi të ç’thuret në mënyrë që të sipërpërmendurit të lirohen si të pafajshëm?
Avokate, Vahide Braha: Une kam qene avokat mbrojtës se pari i Skender Halilajt, dhe kam shfrytëzuar çdo mjet juridik dhe çdo mundësi kundërshtie deri sa me ne fund ai u lirua i pafajshëm pas 6 vitesh paraburgimi.
U vërtetua se Blerim Kiqina Dëshmitari i rrejshëm i përgatitur qe edhe vet e ka pranua dhe mbi bazën e shkresave vërtetohet katërçipërisht.
Vetëm pasi Vendimi i gjykatës Supreme ua vërtetoi Burimit dhe Arsimit etj. fajësinë për atë krim qe nuk e kane bere dhe pasi unë tash isha e liruar nga Skender H. me kërkesën e tyre u futa ne mbrojtje te tyre dhe bëra ankesën në Kolegj të veçantë mundësi kjo e lejuar me ligj.
Ky Kolegj ishte nga gjyqtare te EULEX-it, te cilët nuk kane bere asnjë verifikim veç se kane vërtetuar Vendimin e Gjykatës Supreme. Tash presim qe Kolegji i Gjykatës Supreme të vendos se a ka pasur shkelje të ligjshmërisë a jo, sepse në çështjen faktike nuk lëshohen.
Ne presim që ky gjykim të jetë i drejt sepse ka shkelje ligjore. Presim që të ndodh kjo sa më shpejt dhe që këta katër të akuzuar padrejtësisht, të lirohen dhe t'i kthehen jetës normale. E me e keqja e mundshme është që çështja të rigjykohet.
Intervistoi: Cenë Pushkolli
 Mijëra qytetarë i kërkojnë gjyqësisë transparencë dhe drejtësi për vëllezërit Kiçina e Ramadani |