Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT, KUVENDI I KRENARISË KOMBËTARE!!!
Publikuar më 10 qershor, 2010 në orën 19:59 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
KUSH ËSHTË KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR?! ...PA DYSHIM HEROI YNË KOMBËTAR GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU... FLAMURI YNË KOMBËTAR KUQ E ZI...LIDHJA SHQIPTARE E PRIZRENIT... KOMANDANTI LEGJENDAR ADEM JASHARI.......!!!.

....BURRAT MË ME ZË TË SHQIPTARISË, U BËNË SË TOKU DHE MBLODHËN RRETH VETES SHQIPTARËT E TROJEVE ETNIKE...I BASHKUAN...I AFRUAN ME NJËRI TJETRIN.....I...

O SHQIPTARË! O bijtë e Skënderbeut, O burra trima e të qëndresës së palëkundur në shekuj, të shumë e shumë stuhive të kohës!!! Po a nuk i qëndruam ne besnikë, amanetit të të parëve tanë, që ranë për lirinë e të gjitha trojeve tona etnike, për t’u bashkuar e për t’u bërë NJË me SHQIPËRINË Amë??!

E sot... çfarë po ndodh... ku jemi katandisur sot???... Çfarë s’po bëhet me ato “shkrumet”, në atë pakon e mallkuar të “nobelistit” Ahtisari!!! Poooo, ç’paska qenë kjo pako ore, që po na sjell për çdo ditë veç të “mira...e të mira” ....gjithë këto të zeza!!!!???. Ku dhe kush e nënshkroi këtë pako të Ahtidreqit?!?. Ky farë zotëriu, Ahtisari, në radhë të parë nuk është shqiptar....ky asnjë fjalë nuk di ta thotë në gjuhën e bukur shqipe, ndaj se “kuptoj”...pse ne u lidhëm aq ngushtë, aq miqësisht me të!? Në të gjitha luftërat e betejat e kombit tonë për liri, KURRË nuk u derdh gjak i të huajve për të na çliruar.... po u derdh gjaku i burrave atdhetarë shqiptarë, lulja e burrave, e bijve dhe bijave shqiptare. Po pse ore, të luhet e të merret nëpër këmbë gjithë ai mund e sakrificë sublime e popullit tonë, për të arritur deri te pavarësia e dëshiruar!!!

Vërtet jemi të zënë ngushtë kësaj here! Dhe kjo është mëse e vërtetë se, nuk jemi duke e parë rrezikun, që për ditë e më tepër po na kanoset, rrezik, që kjo politikë e pushtetarëve tanë, e politikanëve tanë, po na e humbet orientimin.. se kah duhet t’ja mbajmë!!!

Politikanët tanë mburren se, punët janë duke na shkuar shumë mirë, bukur fort, mburren me të madhe se, veçanërisht me të huajt punët i kemi tepër mirë!?!…E hajt ore, kush e di se, çfarë po ndodh brenda atyre zyrave, ku pos ata “miqtë” të UNMIK-ut dhe të EULEX-it mund të hynë e të dalin kur të duan. Ata nuk ka as kush që mund t’i ndalojë....ata i kanë dyert e hapura sa here t’ju a dojë qejfi.....E, e këta, tanët vazhdojnë e vazhdojnë përsëri , çdo ditë të dalin para kamerave dhe deklarojnë me mburrje, të qetë e të buzëngërdheshur se punët i kemi top ore top, fare mirë!!?

E ku është kjo e mira ku.... a e harruat që, kur në radhë të parë e vonuat për afër një dekadë shpalljen e (pa)varësisë, e vonuat se, pikërisht atë ditë, së bashku me (pa)varësinë do të na “dhu(no)ronin” edhe flamurin me “gjak” blu me yje.... do të na “dhu(no)ronin hymnin pa zë, hymnin e vdekur...e tmershme... të sajuar për një popull trim, që meritonte vetëm nder e lavdi, por që tani po i këndonte qyqja te veshi....në dorë të UN(AR)MIK-ut, që të bënte me të e të realizonte, ato që ka bërë e vazhdon t’i bëjë UNMIKU e tash edhe EULEX-i, i cili e la Kosovën pa simbolet më kryesore, simbole , që populli ynë i ka ruajtur si sytë e ballit e kurrë s’ka mujtë me i prekë armiku, në çdo kohë!....

Po sot, krerët tanë dalin me dhëmbët jashtë duke u zgërdhi si laviret dhe në vend që t’ju vije turp, për të gjitha ato që, në pajtim me të huajt i hoqën, e provokuan dhe po e provokojnë edhe më tej popullin, duke i zbatuar jo vetëm 6 pikëshin por shumë pika të tjera të deklaruara nga Ban Ki Mun e majmuna të tjerë E janë këta tanët, që gjoja e “hodhën” poshtë planin gjashtë pikësh....dhe pastaj si me urdhër të “peshkut” e aprovuan, pa ju skuq fytyra aspak...e sot i bëjnë aminin!!!.

Pra, e them me bindje se për Skënderbeun, për Flamurin kombëtar, për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, çdo shqiptar i vërtetë ka lindur e jeton me ta në mendje e zemër, sepse ja ka ditur vlerën dhe i ka çmuar shumë lart, duke qenë në shekuj krenar me kokën lart!!!. Flamuri u ndërrua, Lidhja Shqiptare e Prizrenit u hoq nga kremtimi, madje ndodhi edhe më e shëmtuara për këtë komb të lashtë, ku sot iu hoq edhe emblema asaj shtëpie të shenjtë për gjithë shqiptarinë e copëtuar e të nëpërkëmbur, të sharë e të vrarë kudo nëpër republikat sllave!?

... Dhe... asnjëherë krerët tanë, qoftë ata në shtetin amë Shqipëri, qoftë këta në shtetin e Kosovës, qoftë ata në IRJM, Malit të Zi, Kosovën Lindore, nuk u ulën të gjithë së bashku, NUK U BËNË TOK, si dikur burrat e dheut në Prizrenin legjendar... të bisedojnë e të mendojnë mirë e mirë për të gjitha ato, që po ndodhin si me maltretime, burgosje e deri edhe në vrasje, pa lere më për atë çështjen madhore, BASHKIMIN KOMBËTAR!!!

Pra, të lidhen me besa besë dhe t’i thonë armiqëve tanë STOP! ...STOP ore burra, se kështu Më nuk durohet, kështu nuk tolerohet Më, me ato që po iu bëhet bashkëkombasëve tanë! Mjaft më se bashkëkombasit e mi janë në trojet e tyre, të cilat iu a keni rrëmbyer me dhunë, ku nuk gëzojnë të drejat e tyre legjitime... dhe përsëri i përbuzni, i burgosni i vrisni!!!

Po mos vallë, a thua se, vetëm ne, shqiptarët, jemi në gabim apo çfarë po ndodh me ne?!?...Atëhere të kërkojmë gabimet dhe të mendojmë mirë se, përse po ndodhin gjitha këto nga të katër anët e “kufijve”tanë.

A nuk iu takon juve zotërinj politikanë e pushtetarë, që t’i dilni Zot popullit të trojeve tuaja, që po vazhdon të shfaroset, duke u vrarë?! A sa keq kur edhe i yti nuk ta din e ta qan hallin, kur edhe i yti, në një mënyrë apo në një tjetër hesht dhe i trembet të vërtetës, realitetit, i mbyllë sytë para rrezikut, ditën për diell.... e të kthen shpinën!!!. Ah, sa keq e sa e rëndë është, kur aty ku e ke pasur besimin më të madh, shpresën e së nesërmes më të mirë.... edhe ai të tradhëton e zhgënjehesh totalisht…!!!

Ndaj o popull im, ZGJOHU nga kjo kllapi, se krerëve tanë iu ka marrë KOKA erë, JANË DROGUAR e punojnë vetëm për veten e tyre, të pasurohen e të bëjnë kapitale pa fund .... se për komb e atdhe, as ju ha më palla!!! Është detyrë vetëm e jotja, pra, Ty do të mbetet që, edhe kësaj here ta zgjidhësh vetë ti, këtë hall të madh, që të ka rënë mbi supe!?!

E kremtonim në vite e vite, me të drejtën e krenarisë kombëtare, me dinjitet burrëror, përvjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.....sot është 132 vjetori i madhërishëm i kësaj Lidhje, ku u mbajt Kuvendi I BURRAVE MË ME ZË SHQIPTARË, që u mblodhën nga të gjitha trojet e Shqiptarisë, për të kuvenduar së toku, se si të çlironin tokën arbërore nga gjakpirësit e tradhëtarët e vendit!

....Edhe shumë herët...edhe dje... edhe sot kemi armiq rreth e rrotull, që kurrë nuk u ngopën me trojet shqiptare, duke i shkëputur nga trungu i Shqipërisë!!!

Por, si dje, dhe sot, më e keqja është se edhe atëherë edhe sot i gjenin gjakshprishurit shqipfolësa për të bashkëpunuar kundër popullit të vet.. E kjo është një fatkeqësi kombëtare...

Asnjëherë nuk duhet harruar që ka pasur, ka dhe do të ketë edhe shumë e shumë patriotë, atdhedashës, shqiptarë të vërtetë... që kurrë nuk do ta ndalin luftën kundër armiqëve dhe tradhëtarëve shqipfolës, të çfarëdo kallëpi qofshin ata, si jashtë apo brenda trojeve etnike shqiptare!!!

Askush nuk i shpëton, herët apo vonë, gjykimit të popullit të vet!!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 49 vizitorë
Lexuar: 2,896 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi