Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KUR TË RRITET MENDJA, ZOTI TA THEN QAFËN!!!...
Publikuar më 15 qershor, 2010 në orën 23:41 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
... POPULLI KËTË, NUK E KA THËNË KOT, POR NGA PËRVOJA E TIJ JETËSORE...

... E KY TURP, O HASHIM “TRIMI”, QË NDODHI NË QEVERISJEN TËNDE, KU 132 VJETORI I LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT, I KUVENDIT TË KRENARISË KOMBËTARE, U SHËNUA ME PËRLESHJE E GJAKDERDHJE, NGA POLICËT E TU, TË URDHËRUAR NGA ARMIQTË TANË, TË KOFT PËR HAJËR…!!!

Politikanët tanë, si qeveritarët, apo edhe pushtetarët, liderët e partive, të gjithë, ditë e përditë, hiç nuk po mendojnë për këtë popull, por po shkelin mbi të, duke u krekos e duke u mburrë, duke ju pëlqyer vetja në një farë feje, për të gjitha këto të zeza, që po ja bëjnë ditën për diell!?

E... këto që po ndodhin tek ne, janë për turp! Kur nuk duhet harruar se, populli sheh larg...dhe vetëm ai di të vlerësojë, vetëm ai di të të ngejë lart, por, ama, edhe të ulë poshtë... E kur populli te ulë poshtë, atëhere s’ka më kush të ndihmon!?

Si duket, këtyre tanëve ju rrit mendja, e harruan këtë dhe menduan se, ata vetë e ngrejnë vetëveten!!! Eee, ata harruan se, populli të ulë shumë shumë poshtë... e ruaju, se mund të të “pagëzojë” me emerin TRADHËTAR!? Ky është emri më i shëmtuar dhe më i rëndë, ku as Zoti, jo që s’të ndihmon, por më as nuk të falë!?

A ka gjë më të shenjtë, sesa populli të vendosi vetë për ardhmërinë e tij! Ndaj a ka gjë më të bukur, që në Prishtinë është themeluar, para pesë viteve, një Lëvizje me emrin e bukur “VETËVENDOSJA”! A ka më krenari, që nga gjiri i këtij populli kanë dalë vajza e djem, të rinj të guximshëm, që nuk pranojnë t’i nënshtrohen të huajit, por kërkojnë një të drejtë legjitime, ku vendi të qeveriset nga vetë populli i KOSOVËS, që populli ynë martir të jetë zot i fateve të veta, të jetë zot i vendit të tij!!!....

Cilët ishin ata, që dhanë urdhër të arrestohen e të përgjaken bijtë e Lëvizjes “VETËVENDOSJA”, bijtë e popullit??? Kush urdhëroi dhe organizoi arrestimin me dhunë brutale të liderit i saj, të guximshmit Albin Kurti???...Prandaj o (pusht)tetarë ju, me këtë rast kaq të shëmtuar, e keni humbur edhe atë besim (në se keni pasur) tek populli...Ju, më tash jeni zhveshur lakuriq, keni humbur çdo ndjenjë kombëtare, me këtë veprim të fundit kaq brutal, të dhunshëm e arrogant!!!…Ju, “zotërinj”, duhet ta dini mirë e mirë, ta se, një popull, kurrë nuk mund ta mënjanosh, kurrë nuk mund ta ndalosh, kurrë dhe asnjëherë nuk mund ta largosh nga lufta për kërkesat e tij të drejta e legjitime!!!

…Ndaj edhe popuj të tjerë në botë ngrihen në protesta e revolta për kërkesa te tilla, por, ama, ata nuk sulmohen aq barbarisht, ashtu si vepruat ju!!! E tmerrshme....kur degjova në media një bashkatdhetarin tim, i cili, tepër i revoltuar, u shpreh për këto ngjarje:”.... as milicia serbe ore, asgjë më pak se shovenizmi serb nuk la mangut policia shqiptare...shqiptari kundër shqiptarit...eu, policia e Hashim Thaçit me urdhër të EULEX-it...”

Po, po, ato sulme, që i bënte ish-okupatori serbosllav, me në krye Millosheviçin e me viça të mëparshëm...dhe sot me derra serbo-kriminel, e bëtë edhe Ju!!! Të njëjtët skenare e skena, të njëjta veprimet... i njëjti avaz!!! A nuk kanë pasur shembuj, ku kemi parë e dëgjuar, sesi armiqtë tanë, por edhe tradhëtarët kanë përfunduar me humbje e turp nga populli, i cili nuk kërkon as më shumë e as më pak sesa ato që i takojnë. Historia ka treguar, që populli e don lirine, sovranitetin, dinjitetin e vet dhe gjithmonë ka luftuar, ka derdhur gjak, mund, sakrifica për t’i fituar e për t’i ruajtur ato, si të drejta të tij legjitime!?

Ndaj përse po gënjeheni ju o lakmiqarë?! Përse po ia ktheni shpinën këtij populli të vuajtur e të maltretuar në dekada e dekada?! Po vendit tuaj o gjakshprishur, o ju sahanlëpirësa të pangopur e të pa fytyrë?! Sa të paturpshëm e të pandjenja u treguat për të satën herë me radhë! Jo s’ka askund që, të dalë një ish-zëdhënës i UÇK-së, dhe te flasë përpara disa qindra bashkatdhetarëve tanë mërgimtarë...,duke thënë, pa pikë zori se, “... neve më nuk ka pse na duhet patriotizmi…neve na duhet vetëm të dërgoni euro dhe të investoni në Kosovë...”, E tha Kupa or Kupa (Jakup Krasniqi), kryetari i kuvendit të Kosovës, në qeverinë e Thaçit!

Kështu që, pushtetarët e Kosovës, me në krye H.Thaçi, duke e harruar fjalën patriotizëm, popull, komb, atdhe u trembën shumë nga Albin Kurti, nga mençuria dhe guximi i tij për të treguar realitetin e qeverisjes, realitetin e Kosovës në ditët e sotme....Dhe vendosën ta arrestojnë! Por gabuan rëndë,se me këtë veprim ata arrestuan vetëveten, duke i treguar popullit cilët janë në të vërtetë dhe pse i tremben Albin Kurtit!!! Sepse Albini, me “VETËVENDOSJEN” po jua dridhë themelet e pushtetit o qeveritarë!...Dhe posa u deklarua se, edhe “VETËVENDOSJA” do të dali si parti më vete, në zgjedhjet e ardhëshme, ju i dërguat këlyshët tuaj të armatosur e të veshur me jelek hekuri..., Dhe këta i vutë në shërbim kundër bijve të popullit tuaj! Po ku i kishit ore këta policë, pjella të djallit, që nuk i dërguat kur ju hyri e po iu hynë sa herë po don e kur po don krimineli Koshtunica, me kriminelë të tjerë, si Koshmutat e tjerë në veri të vendit, në Mitrovicë... e ndonjë ditë do të arrijnë edhe në Prishtinë…!?

Por duhet menduar mire e mirë se, Abini nuk mund të dënohet, mos harroni o “trima” se, atë e mbron e drejta e vet, e drejta e popullit të tij, pa një pa dy Albinin e mbron populli dhe pa dyshim, që juve o të mjerë, herët apo vonë, ka për të t’ju dënuar ky popull, populli juaj fisnik, si TRADHËTARË!!! E mjerë ju!!!

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 52 vizitorë
Lexuar: 1,967 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi