| AI QË DO TA NJIHTE MIRË MILAIM ZEKEN...!?! |
| Publikuar më 28 qershor, 2010 në orën 01:11 ( ) |
Faridin Tafallari | Të ndryshme | |
|
|
|
...KËTË MEGALOMAN E MATRAPAZ TË SOJIT TË LIG, ME SIGURI DO TË LARGOHEJ NGA AI...
....Ardhja e tij në Gjermani, menjëherë pas vrasjes së Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës dhe Bardhosh Gërvallës, u mirëprit nga ne mërgimtarët, gjithnjë duke menduar e shpresuar se, ky djalosh i ri, do të na ndihmonte në rrugën e nisur, në mënyrë të organizuar nga Jusufi i Madh, dhe kështu së bashku do ta çonim më të sigurtë dhe më me sukses veprimtarinë tonë drejt qëllimit të caktuar!...
Po ky Milaimi, i cili qe i mirëseardhur nga shumë bashkëveprimtarë të Lëvizjes, pikërisht në atë kohë, kur na kishte mbuluar helmi i vrasjes së TRIMAVE, që në fillim e nisi me gënjeshtra.... filloj të bënte lojra me disa mërgimtarë... Ai rrinte tërë ditën... pa punë, me të gjitha kushtet, si për ushqim, pije e fjetje, të cilat ia linin në disponim punëtorët e ngratë, që punonin e rropateshin në firmën e DaimlerBenzit e banonin në shtëpitë-banesa kolektive( siç quhen këtu heime)
Kur erdhi ishte aq “elegant”, sa i kishte a nuk i kishte tridhjetë kg peshë, me gjithë krevatin!? Por më vonë, nga “hyzmeti”, që ju bë... ju trash qafa!. Dhe erdhi e u bë si gic sa.. nuk do ta njihje... ishte a s’ishte ai Milaimi i thatë, i ardhur nga Kosova!
...Ne tashmë ishim organizuar dhe punët po na shkonin mirë edhe pse me shumë vështirësi të asaj kohe. Kur ky “zotëri” e nuhati që, mërgimtarët filluan t’i besonin gënjeshtrave të tij, fillojë dalëngadalë e me marifet të fusë pykat e përçarjes... Kështu që, në një farë mënyre, tek disa ndikoi dhe madje arriti t’i ndajë në grupe shokët, të cilët kurrë nuk ishin ndarë deri në atë kohë!?
Por ky, do të vazhdojë edhe më tutje.... dhe përçarjet midis shokëve mërgimtarë u thelluan!?...
Kur u vu re që, punët nuk na shkonin mirë, Milaimi vjen tek unë dhe ndenji një javë. Pasi e kaloj javën, erdhi Hasan Malaj dhe e morri nga unë, si duket me urdhër të Xhafer Shatrit... Unë i tregova Hasanit për sjelljet e tij, të dëmshme e të këqija, duke i thënë që, ky, Milaimi, duhet të largohet nga ky rreth!!!... Dhe ashtu u bë ai u largua për një kohë…, Më tej nuk e di se ç’u bë me të.
Po ky Milaim, ishte ai, që në klubin „Emin Duraku“ në Dysseldorf, në një mbrëmje festive, arriti që t’i fusë thikat në mes... dhe të dalin në binë e të shihen edhe me revole nëpër duar, shokët e ngushtë, mes veti, që kurrë nuk i kishte ndarë as nata e as dita!. Nuk e respektoi as këshillin organizativ, ku në krye të atij këshilli më lanë mua përgjegjës, në atë mbrëmje. Pra, para grave, nënave me fëmijë, ai krijoi një gjendje trishtuese, tmerri dhe shumë alarmuese...Më vonë shkoi në Shqipëri. Dhe kur u kthye... nuk la fjalë e gjë, pa folur keq për shtetin amë, ah sa shumë e ëndërronin, në ato kohëra, Shqipërinë bashkatdhetarët tanë, që digjeshin nga malli për të!!!. Ky faqezi mburrej vetëm me ca foto, që kishte bërë në plazhet e Shqipërisë, me disa vajza, që me siguri i kishte mashtruar edhe ato, ashtu si dinte ai....
Tash i kanë dhënë një punë në RTK, programin „Pa Rrotulla“ dhe ai „gazetari“ i diplomuar në Suedi, vepron sikur të jetë ai “pronar” i TV ... dhe as që ia ndien qoshi për të tjerët!?.(...sepse punën e “rrotullave”, ai, e njeh më mirë se kushdo tjetër..)
Më vjen keq që, po i merr në emisionin e tij, në RTK, disa personalitete e po i maltreton një llafazan i pakontroll, një njeri që të ha bukën e ta kthen kupën...
Ky i pafytyrë, shpesh, thotë vetëm një gjë që, se kur ka qenë në Gjermani.. paska qëndruar te baca Rifat Jashari, në Mynchen!? Dhe këte e thotë për t’u mburrë, me demek shihni se kush jam unë...Sepse, ai, vendqëndrimin e ka pasur në rrethinën e Shtutgardit, ku Shtutgardi ishte qendra e veprimtarisë së Lëvizjes... dhe Jo, kurrë Jo, në Mynchen!!! (... me shumë respekt e nderoj dhe e vlerësoj Rifat Jasharin, me të cilin jemi takuar nëpër demonstratat e ndryshme të mërgatës)...
Ky farë burri, Milaim Zeka, ka qëndruar disa kohë në rrethin e Shtutgardit, dhe i ka njohur mirë shumë shokë, veprimtarë, bile disa edhe nuk janë më në këtë botë, si Mejdi Rexha, nga Kabashi i Prizrenit, i cili ka dhënë shumë kontribut për Çështjen Mbarëkombëtare. Para disa javësh, ai mbushi një vit që kur u nda nga kjo jetë... dhe ky “gazetar” asnjëherë nuk e përmendi, si një shok i orëve të para, të aktivitetit të tij, apo edhe si shok e bashkëveprimtar i Jusuf Gërvallës, qoftë edhe si obligim, që e ka për opinionin...
Eh, ore Milaim Zeka! Dua t’i sqaroj lexuesit e nderuar se, përse i shkrova këto radhë....çfarë më shtyri që, pas kaq dekadash përsëri të merrem me Milaimin e pabesë!!!...Po, më dha shtysë emisioni, intervista e tij, të cilën e dha para ca kohe në TV KOHA, kanal televiziv i Shqipërisë, në emisionin “Antonimi”!?
Nuk e durova dot mendjemadhësinë dhe fjalët boshe të tij...nuk durova, prandaj desha që, t’i them edhe lexuesve se, ky Milaimi është një gënjeshtar, njeri i pa moral, njeri i panjeri dhe ja se çfarë të “vetëquajtur gazetarë” kemi, njerëz që kanë bredhur pas qejfeve, nëpër metropolet e Evropës... dhe tash dalin e hiqen si burra esnafë...e të” përvëluar” për këtë popull e atdhe... dhe na drejtojnë me “kompetencë” Programet e RTK-së!?!
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 102 vizitorë |
| Lexuar:
2,499 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Duam Përgjegjësi |
E mart, 23 mars 2021 - 21:08 Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le... |
| 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ... |
E diel, 21 mars 2021 - 15:45 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit
Poliklinika 3L, hist... |
| NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q... |
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04 JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA... |
| NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE... |
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01 Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda!
Profesorin e nderuar, pata fatin që t... |
më shumë nga - Të ndryshme » |
|
|
|
|
|