| Intervistë e imagjinuar me Vaso Pashë Shkodranin |
| Publikuar më 28 qershor, 2010 në orën 01:37 ( ) |
Afrim Morina | Intervista | |
|
|
|
Ku është Shqipëria sot?!
Pas njëqind e tridhjetë vitesh nga botimi i poezisë “O moj Shqypi, e mjera Shqypni” e pash të rrugës që të ulemi bashkë, për të biseduar në kontestin e sotëm për shqiptarët, duke iu referuar kësaj poezie, që me përkushtim e ka kënduar i ndjeri Riza Bllaca, duke e bart mesazhin e Juaj edhe te ata që nuk dinin shkrim lexim. Për të mos e zgjatur hyrjen po fillojmë menjëherë me pyetjet:
Morina:- Ju keni titullin Pashë, çka do të thotë kjo për Ju?
Shkodrani:- Po. Ky titull ushtarak më ka mundësuar që të shoh më mirë jetën e popullit tim në relacion me Perandorinë Osmani. Ky titull edhe më mundësoi që të njihem më për së afërmi me vëllezërit Frashëri dhe me intelektualët e kohës që qëndronin e vepronin në Stamboll. Për mes tyre u njoha edhe me intelektualët tjerë shqiptarë ku do që ishin.
Morina:- Në atë kohë Perandoria Osmane ishte në luftë edhe me Rusinë?
Shkodrani:- Po. Sulltani në këtë luftë përdorte djalërinë shqiptare në fronte, ndërsa ne nuk kishim kurrfarë të drejtash. Atëherë vendosëm që nga të gjitha këndet ta vështrojmë situatën politike e ushtarake në kuadër të Perandorisë, të faktorit shqiptar dhe atë Evropian. Rezultatet dolën, se më nuk guxonim të pritnim, sidomos pas Traktatit të Shën Stefanit.
Morina:- Se si kaloi Kuvendi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit tashmë dihet. U krijua edhe ushtria kombëtare dhe në vlugun e luftës Ju iu drejtuat kombit për një mobilizim të përgjithshëm. Pati jehon kjo?
Shkodrani:- Jo aq sa mund të ketë pasur jehonë më vonë, për vet faktin se të paktë ishin ata që dinin shkrim e lexim, por edhe atëherë ky mesazh është bartur përmes shpjegimeve në ndeja e fronte lufte, por edhe duke e kënduar.
Morina:- Keni menduar, se kjo poezi Juaja të ketë kaq jetë të gjatë dhe edhe sot të këndohet?
Shkodrani:- Të them të drejtën, as që kam dashur të ketë këtë jetëgjatësi.
Morina:- Nuk po Ju kuptoj?!
Shkodrani:- Dëgjo. Kur e pata shkruar këtë, kam menduar të jetë një thirrje kushtrimi për të parë secili vetën se ku gjendemi, e si jemi të shkapërderdhur si komb dhe të mobilizohemi për të krijuar shtetin tonë në tokën tonë, nën flamurin e të madhit Skënderbe. Tragjedia e popullit tonë dhe mos zgjedhja e çështjes kombëtare ka bërë që kjo poezi të jetë aktualë edhe pas njëqind e tridhjetë vitesh. Në këtë kontest e thash, që kjo poezi nuk ka qenë dashtë të jetë edhe sot aktuale nëpër oda, se për autorin është meritë kur një vepër e tij mbijeton kohët, por të kishte qenë vetëm për nxënës e studiues atëherë do të ishte gjithçka në rregull.
Morina:- Po sot ku është Shqipëria?
Shkodrani:- Po sikur lisi i rrxuem përdhe!
Morina:- Cilat janë shkaqet sipas Jush për këtë gjendje?
Shkodrani:- Gjatë gjithë historisë, me vllazen jeni tuj u vra, ndër nji qind çeta jeni shpërnda.
Morina:- Nuk po të kuptoj?!
Shkodrani:- Bukur mirë po kuptoni. Çka ju deshtë shqiptarëve t’i kenë të gjitha këto parti?! A nuk keni mundur që për sy e faqe të tjerëve të jeni në shumë parti, ndërsa në tjetrën anë të bëni luftë për të ruajt çdo pëllëmbë toke dhe të mos shkapërderdhen trojet tona në Serbi, Mal të Zi, Maqedoni, e Greqi?! Edhe ne atëherë u deshtë të luftonim kundër të gjithëve. Të paktën ju sot keni në anën e juaj Amerikën, një fuqi politike, ekonomike e ushtarake që duhet respektuar. Se edhe ata i lidh interesi gjeostrategjik e gjeopolitik me tokat tona, mirëpo ata kërkojnë njerëz serioz të veprimit e të fjalës. Kjo ua ka dhënë mundësinë për të qenë në pozita më të mira politike, ushtarake e ekonomike. Ne atë botë të gjitha të “mirat” që na i ofronte Stambolli e Berlini i hodhëm për të mirën kombëtare, ndërsa ju sot mashtroheni si taraku pas tramakut.
Morina:- Neve sot na ka ndihmuar e gjithë bota, nuk e shihni këtë?
Shkodrani:- Po, gjithë bota! Nuk po e kuptojë këtë “gjithë bota”!? Për mua kjo botë me kambë, të shklet e një fjalë t’ambël askush s’ta flet. A nuk po e shihni këtë?! Kudo në tokat tona vjen njeri i huej e ju rri n’votër, me ju turpnue me grue e motër dhe ju krenoheni që e keni sipri këtë botë! Këtë marre askush s’e do, këtë faqe t’zezë gjithkush e dro!
Morina:- Ma merr mendje se jemi detyruar, që për të mirën e gjithë kombit, të jenë këtu nga gjithë bota.
Shkodrani:- Jo, nuk qëndron ky arsyetim! Kam bindjen se kjo ka ndodhur e po ndodh për sa pare qi do t’fitoni, besën e t’parëve t’gjith e harroni, baheni robt e njerit t’thuej, qi nuk ka gjuhen dhe gjakun tuej! Edhe unë kur e kam shkruar poezinë ka pasur të tillë, mirëpo atëherë nuk kemi pasur as abetare e alfabet në gjuhën tonë. Ndërsa ju sot keni edhe akademi dhe me ra viktimë e kësaj loje të pistë nuk ua falim ne luftëtarët e lirisë e bashkimit kombëtar, besa nuk do t’ua fali as historia!
Morina:- Që nga koha e Juaj bota ka ndryshuar, prandaj ne jemi detyruar të pranojmë rregullat e lojës demokratike.
Shkodrani:- Demokratike! për çfarë demokracie flisni?! Me këtë demokraci shqiptari u zu si zog ndër leqe! Popujt e robëruar duhet të dinë si të veprojnë. Në këtë demokraci që propagandoni s’të ka mbetun as em’n as besë; Vet e ke prishun për faqe t’zezë! Këtë e kanë dashur armiqtë tanë dhe ju ua keni plotësuar dëshirën. Nuk keni arritur ta kuptoni kohën tonë edhe pse i keni pasur të gjitha mundësitë për këtë. Në Prizren nuk ka ardhur rastësisht Avdyl Frashëri me shokë. Duhet ta kishit kuptuar këtë! Po e përsëris edhe një herë, ne kishim gjithë botën kundër nesh!
Morina:- Ne bëmë luftë dhe si rezultat i luftës tonë heroike jemi ku jemi
Shkodrani:- Ju lumtë! Edhe në kohën tonë kur kriste pushka si me shkrep moti, zogu i shqiptarit gjithmonë i zoti, ka qenë për luftë e n’luftë ka dekun e dhunë mbrapa kurr s’i mbetun. Mirëpo edhe para lufte keni qenë të përçarë. Keni mundur të keni një platformë kombëtare. Në mungesë të saj në luftë nuk i keni pasur të varura pushkët me një vend.
Morina:- Këtu keni të drejtë, por nuk kemi pasur çka të bëjmë.
Shkodrani:- Arsyetim i mjerë! Edhe ne patëm Avdullah Pash Drenin, një njeri i respektuar për Lidhjen. Madje në kohën tonë fisi kishte peshë të madhe, mirëpo Ai morri në mbrojtje Ali Pashë Maxharin dhe ne nuk ia falëm këtë gabim. E dini si ka përfunduar. E ju keni falur gabime edhe më të mëdha, në vend të bashkimit për luftë, por tradhtia nuk falet kurrë. Ka qenë dashtë të vritet tradhtia, për të mos u përsëritur kurrë më.
Morina:- Mendoj se çështja shqiptare është avancuar dhe Kosovën e pavarur e kanë njohur shumë shtete të botës.
Shkodrani:- Kosova, po kjo është një nga katër vilajetet dhe thoni se çështja shqiptare është avancuar. I dini ju kufijtë shqiptarë!? Nuk i dini! Kufijtë janë qysh prej Tivarit deri n’Prevezë, asht tok’ e jona, prind na e kanë lanë, pra ku janë këto toka?! Ende nuk e kuptoni se ra Shqypnia me faqe n’dhe! E s’i ka mbetun as bukë as mish, as zjarr në votër, as dritë, as pishë; as gjak në faqe, as nder ndër shok, por asht rrëzue e bamun trokë!
Morina:- Shqipëria për të cilën Ju po flitni, të zgjedhurit e popullit e kanë hequr nga fjalori, çfarë të bëjmë?
Shkodrani:- Eni t’vajtojmë Shqypninë e mjerë, qi mbet’ e shkretë pa em’n, pa nder; ka mbet e vejë si grue pa burrë, ka mbet si nanë, qi s’pat djalë kurrë! E për këta djem që thoni se janë zgjedhur nga populli, unë nuk e besojë, përndryshe bijtë e Shqipërisë nuk do ta kishin lënë në këtë gjendjen nënën, e para dhe e dyta, kjo poezie imja, e shëndrruar në këngë, nuk do të ishte kënduar kaq shumë. Rapsodët dhe populli po kërkojnë bijtë e Shqipërisë për ta nxjerr nga robëria e matrapazllëku.
Morina:- Mirëpo...
Shkodrani:- Kujt i ban zemra m’e lan’ me dekë, ket fare trimneshe, qi sot asht mekë? Ketë nanë të dashtun a do ta lamë, qi njei i huej ta shklasë me kam?
Morina:- Unë kam bindjen se...
Shkodrani:- Këtë marre askush s’e do, këtë faqe t’zezë gjithkush e dro! Para se t’hupet kështu Shqypnija, me pushkë n’dorë le t’desë trimnia!
Morina:- Bota sot nuk po lejon ndryshimin e kufijve dhe shumë vështirë e kemi për të gjetur mirëkuptim për të realizuar programin e Juaj!
Shkodrani:- Edhe në kohën time bota nuk lejonte të ndryshonin kufijtë në të drejtë tonë. Edhe në kohën e Ismail Qemalit bota nuk lejonte të ndryshonin kufijtë në të drejtën tonë, por po harxhoni energji kotë kështu të shkapërderdhur dhe grupe njerëzish të flasin në emër të kombit. Çoniu, shqyptar, prej gjumit çoniu, të gjithë si vllazën n’nji besë shtërngoniu dhe kërkoni përnjëmend bashkimin e Shqipërisë dhe do të shihni se bota do të kuptojë shumë mirë.
Morina:- Të thash...
Shkodrani:- Kur ka lidhe besen burri i Shqypnisë, i ka shti dridhen gjithë Rumelisë. Këtë keni mundur ta shihni edhe në luftën e lavdishme që bëtë. Kur panë se gjithë shqiptarët do të hyjnë në luftë, ndërhynë për të ju qetësuar juve dhe për ta shpëtuar armikun tonë. E thash edhe më herët se pushkët nuk i keni pasur të varur me një vend, e sot edhe më tepër. Ne kemi arritur të bashkojmë fiset, e ju nuk po mundeni për t’i bashkuar intelektualët, që secili prej tyre duhet ta dijë se detyra ndaj Shqipërisë nuk është kryer dhe duhet kryer.
Morina:- Të falem nderës për interviste. Për fund çka kishit për të thënë?
Shkodrani:- Kam dëshirë që sa më shpejtë t’i vije fundi këndimit të kësaj poezie nëpër oda. Le të mbetët për studiues, që për mes saj të studioj të gjitha kohët deri sot. Shqipëria ka qenë me burra trima, me gra të dlira; ndër gjitha shoqet ka qenë ma e mira! Le t’i kthehet ky dinjitet asaj dhe mos marrohna përpara Zotit.
Prishtinë, 25.06.2010
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 72 vizitorë |
| Lexuar:
2,299 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash... |
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34 Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur... |
| KRAHËT E SHQIPES |
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25 Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“
⁃ Kush është zonja. Ma... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|