| SA E PAVARUR ËSHTË KOSOVA? |
| Publikuar më 23 korrik, 2010 në orën 23:10 ( ) |
Abdullah Prapashtica | Opinion | |
|
|
|
Sovraniteti klasik i Serbisë mbi Kosovën qendrore ka marr fund me 1999. Nga ajo kohë atë sovranitet mbi Kosovën ka vazhduar ta ushtrojë Brukseli. Kjo është gjendja faktike juridike e sotme e Kosovës! Pra, ata që duan të na mbajnë në iluzione nuk ia duan të mirën vendit tonë!
Andaj Shqiptarët nuk mund të mashtrohen as të pajtohen me akte teatrale që nuk kanë kurfarë vlere reale në ndryshimin pozitiv të jetës së tyre si komb. U bë shumë zhurmë kot rreth vendimeve të GJND mbi njohjen e shpalljen e pavarësisë së Kosovës, edhe pse Kosova edhe pas shpalljes së pavarësisë nuk është e pavarur në asnjë drejtim. Sepse mbi te vazhdon sundimi diktatorial i BE dhe ish-republikave jugosllave serbe, maqedone e malazeze. Kombi shqiptar mbeti i ndarë dhe i copëtuar edhe pas vendimit të GJND. Pra, nuk ka ndryshuar asgjë përveç që terrori shtetëror publik tani nuk po ndodhë në forma masive nëpër rrugë a shesh si para 1999.
Ky akt teatral i GJND është një ri-konstatim i gjendjen faktike i asaj që ka ndodh me 1999, por që shërben për të tërhequr vërejtjen e opinionit nga gjendja akute korruptive e qarqeve mafioze në pushtetin lokal dhe atë ndërkombëtar në Kosovë.
Kjo është vetëm edhe një përpjekje për të rikthyer besimin e humbur të vet GJND, pas përpjekjeve të hapura që të merret Serbia nën mbrojtje, duke i barazuar krimet shtetërore serbe me viktimat e saj, me burgosjen e luftëtarëve shqiptarë, me burgosjen kroatëve e boshnjakëve që e kanë mbrojt vendin dhe popullin e vet, duke i barazuar ata me Millosheviqin, Karaxhiqin, Sheshelin etj. që kanë kryer vepra gjenocid shtetëror serb kundër Sllovenisë, Kroacisë, BEH dhe kundër Kosovës.
Kjo është vetëm edhe një përpjekje për të rikthyer autoritetin e rrejshëm të EULEX-it dhe të vasalëve lokalë pas të gjitha këtyre pisllëqeve që po ndodhin ndaj Lëvizjes Vetëvendosje dhe ndaj ekonomisë nacionale në Kosovë. Vullkani i korrupsionit që ka shpërthyer në Kosovë pas 1999 ka mundësuar që disa hajna varfënjankë, sot të jenë pasanikë mafiozë që luajnë bixhoz me fatin e vendit.
Nuk ka dilemë se edhe Serbia kishte nevojë për një skenar të tillë, sepse tani për premtimet e veta të rrejshme ndaj popullatës serbe e ka një adresë ku mundet ta hedhe fajin e vet. Mu për këtë Serbia edhe adresoi shpalljen e pavarësisë në GJND, duke e ditur qysh më par epilogun!
Por, ky Vendimi teatral i GJND është edhe një përpjekje që ndarja e kombit shqiptar të bëhet një akt i kryer juridik. Megjithatë, as GJND, as OKB e BE nuk mund të vihen mbi vullnetin e Popullit Shqiptar!
Prandaj derisa ata nuk e njohin vetëvendosjen e SOVRANIT POPULL edhe për Kombin Shqiptar, çështja kombëtare shqiptare mbetet e pa zgjedhur! Pra, GJND duhet të merret me çështjet që të tërhiqen pretendimet për sundim kolonial të BE ndaj Shqipërisë në tërësi, që të merr vendime me të cilat Greqia duhet të tërhiqet nga Çamëria Shqiptare, që Mali i Zi të tërhiqet nga Malësia Shqiptare, që Sllavo-Maqedonia duhet të tërhiqet nga Maqedonia Shqiptare, që Serbia duhet të tërhiqet nga Kosova lindore, nga Sangjaku dhe Vojvodina. Atëherë mund të flitet se ka fituar e drejta në Ballkan!
Edhe njëherë: GJND dhe OKB duhet ta njohin VETËVENDOSJEN e SOVRANIT POPULL edhe për Kombin Shqiptar, që ai të bashkohet në trojet e veta etnike në një shtet unik në Ballkan dhe që të qeveriset nga të zgjedhurit e popullit në zgjedhje të lira e jo nga vasalet që i imponon Brukseli. Vetëm kur të realizohet VETËVENDOSJA për kombin shqiptar atëherë mund të fillojnë proceset e integrimeve të kombit shqiptar në suaza ndërkombëtare, si subjekt i barabartë mes popujve të barabartë.
Në realitet Kosova sot është aq e PAVARUR, sa me 12 qershor 2010, nën komandën e një Zonje të thinjura të BE, policia mercenare, brenda lokaleve të policisë i rrahu me duar lidhur aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje pse ata kërkojnë VETËVENDOSJE për popullin e vet! KAQ E PAVARUR ËSHTË KOSOVA sot!
Jo Zonja e Zotërinj të BE dhe ju shërbëtor të tyre!
Kosova do të është e lirë dhe e pavarur vetëm atëherë kur vet zgjedh ligjet e Kushtetutën, flamurin, himnin, festat e veta etj. Kosova do të është e lirë dhe e pavarur vetëm atëherë kur asnjë i huaj i armatosur nuk gjendet brenda territorit tonë pa lejen e shtetit tonë, të marrë me pëlqimin e popullit në referendum!
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 33 vizitorë |
| Lexuar:
1,094 herë
|
|
|
|
|
|
|