Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
PDSH: Përgëzim me rastin e shpalljes së mendimit të GJND-së
Publikuar më 24 korrik, 2010 në orën 15:34 ( ) Mitat Saqipi | Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Partia Demokratike Shqiptare - Preshevë
Letër përgëzimi drejtuar Institucioneve të Republikës së Kosovës

Të nderuar udhëheqës institucional shtetërorë të Republikës së Kosovës ju përgëzoj me rastin e konstatimit pozitiv të GJND-së për shtetësinë e Kosovës. Me këtë rast shprehet gëzimi i qytetarëve shqiptarë të komunës së Preshevës dhe më gjerë gjithandej ku jetojnë shqiptarë për datën 22 korrik kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare dhe nuk është e paligjshme.

Ky vendim do të jetë në të mirën e popullit të Kosovës dhe shqiptarëve që jetojnë si në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe në Luginë të Preshevës. Vendimi i Gjykatës së Hagës për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës tani do të përcaktojë proceset e mëtejme politike të Kosovës dhe të Serbisë gjë për të cilën shpresojmë se do të hapen rrugë të zhvillimeve të reja në Ballkan me theks të veçant zgjidhja e çështjes shqiptare në Luginë të Preshevës.

Kryetari i komunës së Preshevës dhe i Partisë Demokratike Shqiptare
Ragmi Mustafa
Preshevë
23 Korrik 2010
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Mitat Saqipi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 11 vizitorë
Lexuar: 950 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi