Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
„VIJA E LAKUAR E KONFLIKTEVE” DHE VLERËSIMI I PËRGJITHSHËM I GJENDJES NË TROJET SHQIPTARE
Publikuar më 26 korrik, 2010 në orën 01:27 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në librin e tij , Michel S. Lund shpjegon mënyrën në të cilën vija e lakuar është dalë: „Kursi i mosmarrëveshjeve, që bëhen konflikte te dhunshme, trasohet në raport me dy përmasa: intensiteti i konfliktit (boshti veritkal) dhe zgjatja e konfliktit (boshti horizontal).”
Lund vazhdon: “Vija që formon një hark nga e majta në të dhjathtën në diagramë përshkruan kursin e një konflikti, siç rritet dhe zbritet nga intensitet në kohë. Forma e tij e këmbanës është thjeshtëzuar për të karakterizuar një “tip ideal” në histori. […] Kollona e së majtës përshkruan marrëdhëniet midis palëve në mosmarrëveshje dhe është pjesëtuar në disa faza të paqes apo të konfliktit, paqe e qendrueshme, paqe stabile, paqe jostabile, krizë dhe luftë.”

Paqja e qendrueshme është faza e parë nga vija e lakueshme. Ashtu siç sugjeron emri, paqja e qendrueshme është një paqe stabile. “Paqja e qendrueshme ose e ngrohtë implikon një grad të lartë të reciprocitetit dhe bashkëpunimit, ashtu si edhe mungesa përafërsisht totale të masave të vetmbrojtjes midis paleve, edhe pse mund të përfshihet aleanca e tyre ushtarake kundër një kërcenimi të përbashkët. Një paqe pozitive predominon mbi bazën e vlerave të përbashkëta dhe të institucioneve (për shembull, sisteme politike demokratike dhe shteti i së drejtës), ndërvarësinë ekonomike dhe një ndjenje e komunitetit ndërkombëtar
Termi “paqja stabile” përshkruan një gjendje të marrëdhënieve që është më e madhe në gradin e tij të tensionit se sa të paqes së qendrueshme. Ashtu siç shpjegon Lund, paqja stabile (ose e ftohtë) është një marrëdhënie e komunikimit të përkujdesur dhe të bashkëpunimit të përkufizuar në një kontekst global apo të stabilitetit kombëtar.
Në rastin në të cilin mosmarrëveshjet mbeten jo të zgjidhura dhe tensionet vazhdojnë të rriten, në kohë konflikti mund të hyhet në një fazë që quhet paqe jostabile. Lund thotë: “paqja jostabile është një situatë në të cilën tensioni midis paleve është i madh, por dhuna është ose e munguar, ose vetëm sporadike. Një predominon, sepse forca ushtarake, edhe pse nuk është implementuar ose angazhuar, palet perceptojnë njërin-tjetrin si armike. Një peshore e pushtetit do të mund ta dekurajonte agresionin, por kriza dhe lufta ende janë të mundshme”
Mëgjithatë, në rastin në të cilën diplomacia nuk janë të suksesshme, tensionet mund të rriten dhe marrëdhëniet mund të arrijnë në fazën e krizës. Siç shpjegon Lundi, “kriza është konfrontimi i tensionuar midis forcave të armatosura që janë mobilizuar dhe të gatshme të luftojnë dhe që mund të angazhohen në kërcenime dhe trazira të rastishme të nivelit të ulët, por nuk kanë ushtruar asnjë sasi domëthenëse të fuqisë. Mundësia për të shpërthyer një luftë është e madhe”
Në rastin në të cilin përpjekjet e diplomacisë së krizës nuk janë të suksesshme, mund të ekzistojë një vatër dhunë dhe konflikti mund të hyjë në fazën e luftës. Lund shpjegon: “Lufta është një beteje midis forcave ushtarake të organizuara. Kjo mund të luhatet prej intensitetit të ulët në luftë ”
Në rastin në të cilin përpjekjet për të rikthyer në paqe dhe për të imponuar paqen janë të suksesshme, lufta mund të ulët. Duhet të jetë një armëpushim që mund të ndihmojë në zbritjen e tensioneve dhe për të lëvizur marrëdhënien nga një gjendje lufte në një gjendje krize. Në këtë moment, përpjekjet për të mbajtur konfliktin nga ri-shpërthim janë zakonisht të emëruara mbajtje të paqes dhe ndalim të konflikteve. Si rezultat i një zgjidhjeje, palet mund të fillojnë procesin e vështirë të [izgjidhjes së konflikteve dhe të ndërtimit të paqes pas konfliktit.[/i]

Në shqyrtimin e gjendjes në Shqipëria dhe territoret e banuara nga shqiptarët është e domosdoshme përdorimi i vijes së lakuar të konflikteve.

Shqipëri administrative
Në raport me shtetet tjera të NATO-s, Shqipëria administrative është në gjendje paqeje të qendrueshme. Në raport me shtetet e tjera të Ballkanit, Shqipëria është në gjendje paqe stabile, fatkeqësisht e ndieshme ndaj manipulimeve të tyre në kuadrin e “Ballkanit Perëndimor”. Shtetet agresive sllavo-greke nuk kanë qendrime miqësore ndaj Shqipërisë, por e manipulojnë të merr pjesë në shumë takime të përbashkëta rajonale, që kanë hijen e paqes së qendrueshme. Ballkani mund të jetë në çdo gjendje, por jo në atë të paqes së qendrueshme, sepse Shqipëria nuk po ndanë e nuk po përfiton asgjë të mirë, me vlera kombëtare të shqiptarëve me shovenizmin dhe antishqiptarizmin e fuqive ballkanike.

Kosovë
Nëse periudha midis viteve 1945-1948 ka qene në Kosovë (duke përfshirë edhe pjesa aktuale e veriut të Maqedonisë dhe Lugina e Preshevës) një periudhe e karakterizuar nga një paqe stabile (bazuar jo nga objektiva të përbashkëta, vlera dhe kuptime karakteristike të paqes së qendrueshme, por nëpërmjet ushtrimit të forcës dhe terrorit të pushtetit titisto-rankoviçian) periudha 1968-1981 ishte karakterizuar nga një paqe jostabile. Periudha 1989-1997 u karakterizua nga një gjendje krize, në të cilën kanë qenë të pranishme shumë incidente të armatosura. Por thelbi i krizës ka qenë terrorizmi shtetëror serb që ka ballafaquar rezistencën e armatosur shqiptare. Kalimi nga kriza në luftë u bë nëpërmjet masivizimit të luftës së UÇK-së, pas vdekjes së komandantit legjendar të saj, Adem Jashari. Komuniteti ndërkombëtar ka ndërmarrë përpjekje për të menaxhuar konfliktet, ose më mirë të themi për të ndaluar gjendjen e luftës, pa menduar mirë në çrrënjosjen e shkaqeve dhe rrethanave të situatës së konfliktit. P.sh. në Rambuje u përpilua një marrëveshje që ishte në fakt një kushtetutë e Kosovës, nën nivelin e autonomisë së vitit 1968, si autonome në kuadrin e Jugosllavisë. Para spastrimit etnik të shqiptarëve nga Kosova prej forcave të sigurisë serbe, një fushatë ushtarake të NATO-s kundër Jugosllavisë u nis më 24 mars 1999 dhe ka vazhduar përafërsisht tre muaj. Sot, Kosova është karakterizuar nga një paqe jostabile, edhe pas shpalljës së pavarësisë. Dhuna ka qenë e pranishme në veri të Kosovës, prej manifestimeve të degjeneruara deri në sulmin e pikave kufitare prej serbëve.

Lugina e Vardarit
Në trojet shqiptare nën IRJM, situate para luftës së vitit 2001 mund të konsiderohet një paqe jostabile. Lufta është ndaluar nëpërmjet ndërhyrjes ndërkombëtare. Tensionet e viteve 2005 (Kondovë), 2007 (Brodec), 2010 mund të konsiderohen gjendje krize, Ekziston një tendencë e eskalimit të konfliktit, për shkak të terrorizmit shtetëror sllavo-maqedonas. Popullata shqiptare është e dhunuar nga sllavo-maqedonasit, kanë ndodhur arrestime dhe vrasje të shqiptarëve të pushtuar dhe të kolonizuar në trojet e veta.

Kosova Lindore
Edhe në këtë zonë ekziston një paqe jostabile, pasi në 2000 ka qenë një konflikt i dhunshëm kundër forcave kolonialiste antishqiptare të Serbisë
Atje ku është këmba kolonizuese e sllavit, vjen edhe jostabiliteti, konflikti dhe dhuna!
Situata duhet të trajtohet në menyrë globale, jo veç e veç, duke menjanuar shkaqet e vërteta të dhunës, duke u njohur shqiptarëve parimin e vetëvendosjes, sepse tani shqiptarët janë nën kolonizimin serb, sllavo-maqedonas, dhe malazez, pra janë robër. Vihet në plan të parë domosdoshmëria e krijimit të komb-shteteve etnike në Ballkan, mbi të gjitha, të Shqipërisë Etnike.

Mona Agrigoroaiei

Rumani, 24 korrik 2010

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 29 vizitorë
Lexuar: 1,997 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi