Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Serbia e dorëzoi rezolutën, nuk pajtohet me GJND-në
Publikuar më 28 korrik, 2010 në orën 20:09 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Serbia ia ka dorëzuar sot Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së tekstin e rezolutës së re për Kosovën, me të cilën sipas medieve serbe, nuk përmenden negociatat për statusin, por theksohet se secesioni është mënyrë e papranueshme për të fituar Kosova sovranitetin territorial.

Me rezolutë, Asamblesë i propozohet konkluzioni rreth mendimit këshillëdhënës të GJND-së, ka njoftuar Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë. Kjo ministri bën të ditur po ashtu se ministri Vuk Jeremic tashmë ka udhëtuar për në New York, për të biseduar rreth Kosovës me sekretarin e Përgjithshëm të KB, Ban Ki Moon.

“Duke pasur parasysh faktin se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk ka konfirmuar të drejtën e shqiptarëve të Kosovës për shkëputje nga Serbia, në Rezolutë theksohet qartë se secesioni i njëanshëm është mënyrë e papranueshme për zgjidhjen e çështjeve territoriale”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, sipas kësaj komunikate, Rezoluta e Serbisë përmban thirrje që përmes dialogut të arrihet një zgjidhje e pranueshme reciprokisht për të gjitha çështjet e hapura.

“Rezoluta është dorëzuar pasi janë bërë konsultime me një rreth të gjerë faktorësh ndërkombëtarë, duke përfshirë edhe të gjitha vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit”.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 12 vizitorë
Lexuar: 599 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi