| Intervistë ekskluzive me zotin Hydajet Hysenin organizator i ngjarjeve të vitit 1981-shit ,intelektual krijues dhe ish i burgosur politik |
| Publikuar më 02 prill, 2011 në orën 01:51 ( ) |
Intervista | |
|
|
|
Ta përmendësh emrin e zotit Hydajet Hysenit një kohë ishte frikë nga regjimi jugosllav, por ishte krenari dhe gëzim i veçantë ta takosh një intelektual, një patriot, një guximtar dhe një idealist të veprimtarisë ilegale të demonstratave të vitit 1981, ku shfrytëzuam rastin ta zhvillojmë një intervistë në Prishtinë në vitin jubilar të 30-vjetorit të Pranverës se ngjarjeve të vitit 1981 dhe kryetar aktual i "Shoqatës së ish të burgosurve politik të Kosovës"që bëri analizë të thukët rreth ngjarjeve të lartshënuara, por edhe për artin, kulturën, mediat, luftën e Kosovës, mërgatën shqiptare etj.
 Hydajet Hyseni Zoti Hydajet, ky vit shihet se do të jetë manifestimin i ngjarjeve të vitit 1981, a mund të na flisni se kush është organizator dhe iniciues?
Hydajet Hyseni: Si iniciues jemi ne "Shoqata e ish të burgosurve politikë" duke parë se vërtet janë ngjarje me rëndësi për historinë e Kosovës kemi bërë përpjekje qe edhe këto ngjarje të manifestohen sikur i kemi manifestuar edhe demonstratat e viteve të 68-ta në bashkëpunim me Arkivin Historik, Institutin Albanologjike, Universitetin e Kosovës dhe Institucione tjera përfshirëse qe kanë shprehur gatishmëri të bashkë-organizimit. Dëshira e jonë është që këto organizime të tilla të marrin karakter institucional, deri me tani nuk kemi pasur ndonjë harmonizim të mirëfillit, por në të ardhmen pritet që të intensifikohet bashkëpunimi në interesin e këtyre ngjarjeve, që ishin nacionale dhe kombëtare. Kemi bërë një program të ngjeshur me karakter kulturor manifestues, do të kemi edhe konferenca dhe simpoziume, tubime, si në Kosovë ashtu edhe në mërgatën shqiptare ku besoj se do t'ia dalim në krye që në forma dinjitoze do ta shënojmë pranveren e vitit 1981.
Zoti Hydajet, ju u shprehet se keni pasur manifestim edhe për përvjetorin e vitit 1968-tës, si dhe nga kush?
Hydajet Hyseni: Edhe ato janë organizuar nga" Shoqata e të burgosurve politikë", nga "Muzeu i Kosovës", "Instituti Albanologjik" ai Historik etj. Atë përvojë që kishim për ato ngjarje, po me të njëjtin program jemi edhe në vazhdimin e shënimit të demonstratave të 81-shes ku ceka edhe ma herët se tani ekziston shteti dhe institucionet dhe është mirë që mos t'u lihen ma tutje, vetë aktorëve të atyre ngjarjeve të merren me këto organizime që ishim vetë protagonistët e tyre dhe ishim haraçpaguesit për to.
Këto ngjarje ishin si më masivet që u mbështetën nga mbarë shtresa e lartë e vetëdijes siç ishin studentët, profesorët, intelektualët, punëtorët etj. A konsideroni se këto ngjarje duhet të shënohen edhe si ngjarje të rëndësishme si tradicionale, sepse këto ngjarje ishin si zëdhënëse e ndryshimit të sistemit komunist në ish-Jugosllavi, por edhe të parët në rajonin evropian?
Hydajet Hyseni: Ne në rastin konkret jemi duke e bërë një shënim të këtyre ngjarjeve në formë jubilare qe ka një ndryshim se janë më masive, më të përqendruara në një organizim të mirëfilltë. Shoqata jonë ka bërë më shumë se çdo institucion tjetër për t'i nderuar këto ngjarje në një pretekst të veçantë, duke i përkujtuar figurat e veçanta, datat historike vlerat e tyre etj, ku siç thatë edhe ju se në atë kohë ishin masive dhe këto vlera të asaj kohe po shkohet që të jenë manifestime gjithëpopullore. Ne kemi ngjarje të hidhura sa të duash qe çdo ditë mund ta zëne një vend, por do të përpiqemi t'i shënojmë në forma simbolike. Ngjarjet më të rëndësishme siç janë këto mund të mbesin si tradicionale dhe jubilare. Shqiptarët ishim të parët në revoltën që regjimi jugosllav i shuajti ato demonstrata me dhunë dhe terror në formë të përgjakshme, ku pati edhe shumë viktima dhe të burgosur!
Edhe të popujt tjerë shënohen data te ndryshme pikërisht aty ku unë jetoj në Gjermani psh, data me karakter historik po edhe data lokale apo edhe familjare qe konsiderohen i ma të veçanta, prandaj për këto ngjarje si plan program çka keni fillimisht?
Hydajet Hyseni: Po kemi bërë një serë planesh ku fillimisht do të jemi të "Qendra e Studentëve" që edhe filluan ato ngjarje, do të vazhdojmë edhe në sallën 1 -tetori që janë mbajtur një mori aktivitetesh. Atje do të mbahet një program i pasur artistik, të cilin e kemi titulluar "Kujtimi i marsit" po me 26 mars ashtu do të jemi të organizuar edhe në Bibliotekën Universitare që do të mbahet një orë e madhe letrare. Në këtë organizim do të jenë prezentë edhe Lidhja e Shkrimtareve të Kosovës që do të jetë letëraro-artistike, me një prill do të kemi një akademi që do të bëhet ndonjë përurim i ndonjë libri që do t'u kushtohet dëshmove të kombit, njëri nga librat do të jetë edhe një libër i zotit Jakup Krasniqit që do të përurohet atë ditë. Në këtë tubim do të jetë edhe një libër nga Selatin Novosella për dëshmorët e vitit 1981-shit. Me 13 maj do të jetë një takim kushtuar dëshmorit Tahir Mehes. Në datën 3 qershor do të jetë një konferencë e këtyre ngjarjeve që do të jetë mjaft i ngjeshur me aktivitete të ndryshme d.m.th do të ketë një sërë aktivitetesh të larmishme që besoj se do të kemi një vit manifestues jubilar të 30-vjetorit të Pranverës se marsit të ngjarjeve të vitit 1981. Vetëm në këtë mënyrë mund ta shënojmë bujëshmerinë e atyre ngjarjeve.
Këto manifestime që pritet të bëhen faktikisht shpërthimi i ngjarjeve ishte në Prishtinë, këto ngjarje a mendoni qe të organizohen edhe në qytete tjera ne koordinim me këshillin organizativ, po edhe në Mërgatën shqiptare?
Hydajet Hyseni: Mendojmë që edhe në qytetet tjera të organizojmë aty ku ka pasur aktivitete të atyre ngjarjeve, por edhe ne Mërgatën shqiptare si në: Amerikë, Gjermani, Zvicër Belgjikë etj, po në Maqedoni njëkohësisht do të ketë organizime te këtilla kushtuar këtyre ngjarjeve. Nuk do te këtë kufij se në ato ngjarje ka pasur njerëz qe ishin aktivë, pa kufij, por me një theks te veçantë e falënderoj mërgatën shqiptare që ishte flaka e ndezur gjithnjë dhe ajo dha maksimumin e vet që ndikoi edhe në shumë fusha për një organizim sa më dinjitoz në interesin e çështjes kombëtare. Besoj se është një vit i pasurimit të së vërtetës lidhur me ato ngjarje, është koha të ndriçohen ato ngjarje dhe ta zënë vendin e vet në historinë e re shqiptare.
Zoti Hydajet, ju thatë se tani ka shtet, ka institucione, seksione, ministri, gazetarë, publicistë aktorë etj. A mendoni se këto organizma e kanë dhënë provën pranë popullit shqiptar për ngjarjet e asaj kohe apo edhe të luftës se Kosovës, me libra, broshura, vepra, shkrime, filma, drama etj?
Hydajet Hyseni: Nuk mund të themi se u bë diçka e kënaqshme nuk ka pasur një unifikim të përbashkët për t'i pasqyruar ato ngjarje sa e si duhet! Ka mangësi edhe në programet dramaturgjike, programe TV-ve, por edhe ne publicistikë, që vërtetë është një boshllëk qe do t'i kushtojë popullit shqiptar, pasqyrimi i luftës, i atyre ngjarjeve të 81-shit, i rezistencës se minatorëve, por edhe i popullit në tërësi, shpresojmë se në të ardhmen do të jetë një publicitet më i dendur, me qëllim që të plotësohet ky boshllëk. Mendoj se do të këtë edhe programe televizive më efikase, në dramë, por edhe në ndonjë film, se kjo periudhë është mjaft e pasur, për ti lënë vepra me vlerë popullit shqiptar në bazë të kronologjisë së atyre ngjarjeve të 81-shit, por edhe të luftës së më vonshme. Por me këtë rast është një sinjal i mire i këtij viti që përmes takimeve të ftohen njerëzit e të gjitha zhanreve, gjithçka qe kanë, t'i qesin në letër dhe t'ju lemë brezave qe po vijnë pas nesh.
A keni ndonjë mesazh për krijuesit qe të punojnë më me përkushtim për ndryshimet që u bënë në këtë periudhë duke filluar me ngjarjet e Kosovës të 81-shit, rezistencës së më vonshme e deri të fronti luftarak, ku si rezultat erdhi deri të një synim i yni i shpalljes se pavarësisë së Kosovës, por edhe nxitjen e krijuesve me financime nga organet kompetente të qeverisë aktuale?
Hydajet Hyseni: Përmes kësaj interviste shfrytëzoj rastin t'i ftoj të gjithë krijuesit që të punojnë më me përkushtim në realizimin e veprave në fjalë. Nëse e lëmë të na ikë koha dhe të na del nga dora dhe mendja, do të na kushtojë, sepse konsideroj se kjo kohë është shumë e pasur dhe e lavdishme për popullin shqiptar. Mendoj të jetë një moment i fundit që të veprohet dhe të ndriçohet kjo kohë se për ndryshe do të tretemi, do të harrohemi dhe do ta sakrifikojmë një periudhë që la gjurmë të veçanta. Prandaj shpresojmë se edhe qeveritarët do të ndërgjegjësohen dhe do t'u kushtojnë rëndësi krijuesve si në financë ashtu edhe në nxitje për të gjitha ngjarjet me vlerë kombëtare në të ardhmen.
Ne jemi dëshmitarë të kohës se historia e popullit shqiptar është shtrembëruar nga të huajt, por tani kemi një potencial të mjaftueshëm historianësh, krijuesish dhe publicistësh që ta përmirësojnë të kaluarën tonë, të djeshmen të tanishmen dhe të nesërmen! Nuk është koha më të këndojmë vetëm këngë odash, por të dalim para botës me filma gjë që nuk u bënë, me libra, gjë që nuk u shkruan, kemi një thesar dhe bagazh të madh dëshmish dhe argumente mbi terrorin qe u zhvillua nga pushtetarët serbë të kësaj periudhe, ndërsa Serbia ka nxjerr me qindra dokumente, libra, filma etj. Të gjitha të rrejshme, pa pasur argumente lidhur me Kosovën, ku propaganda e saj me dokumente të shkruara dhe te shtrembëruara, pazari po i han tek shumë popuj !?... Heshtja dhe mos veprimi ynë, neve do të na kushtojë, por edhe po na kushton, opinioni i juaj ju lutëm?
Hydajet Hyseni: Kjo pyetje është shumë me vend që vërtet nuk është shtruar asnjëherë seriozisht dhe mund te themi se as për së afërmi nuk është bërë diçka e tillë. Ka mangësi dhe gjëra të pa qarta me vetën tonë, të pa shpjegueshme...! Ne akoma jemi në mjegull nuk dimë të propagandojmë të vërtetën tonë të dhimbshme, por edhe krenare edhe se i kemi arsyet e plota të përcëlluara me tragjedi kombëtare, qe rrallë ndonjë popull i ka. Ne i kemi mbetur borxh edhe luftës së dytë botërore, pa u shtjelluar gjërat dhe pa u pasqyruar ashtu si është dashur! Ne nuk kemi as një film që të dalim para bote me ato periudha, t'i plasojmë të kaluarën tonë tek shikuesi i huaj, diçka te prodhuar nga vetja e jonë!? Nuk kemi as për luftën nacional-çlirimtare, as vepra letrare sa duhet. Akoma jemi në një kohë agonie, të pa qartë për vetën tonë. Siç duket akoma kërkon kohë të kthjellohen edhe mediet e mirëfillta nacionale për t'u hyrë këtyre obligimeve historike qe e kërkon kombi shqiptar, që vlerat tona të jenë prezentë edhe pranë popujve tjerë. Me një fjalë duhet ta shfrytëzojmë kohen dhe freskinë e këtyre ngjarjeve me qëllim që mos t'ia lëmë kohës të na i pluhurosë frymëzimet, kujtimet dhe inspirimet për krijimin e veprave, si në të shkruar, si në pikture, muzikë apo edhe te filmi, ashtu siç e meriton ky popull.
Siç e dimë të gjithë figura e Adem Jasharit hyri në historinë e kombit siç ishte edhe i madhi Skënderbeu, ku dha çdo gjë nga vetja për çlirimin e Kosovës! A ka merituar ky që ta ketë një film, apo dhe ndonjë vepër, drame apo diç tjetër?
Hydajet Hyseni: Po si të themi ka pasur përplasje, iniciativa, diçka simbolike, por kur thua në fushën kinematografike nuk është bërë asgjë !?... Për projekte të tilla duhet të ketë njerëz serioz, me një fjale ajo është një figurë që nuk guxon të degradohet me projekte shkel e shko. Këtu duhet të jenë njerëz profesionalistë, por edhe të financuar nga shteti, duke i mbledhur njerëzit, artistët nga hapësira gjithëshqiptare. Këtu duhet të mblidhen të gjitha forcat kombëtare që të dalim me vepra sa më të mira pranë publikut shqiptar, po edhe atij ndërkombëtar. Ka qenë mirë që edhe mërgata shqiptare përmes organizimeve te veta të jetë prezente, sa ma afër, sepse të bashkuar do të krijojmë fuqinë e të krijuarit dhe të vepruarit.
Tani pas lutës kemi mjaft programe televizive me kohëzgjatje edhe nga 24 orë, por janë kontestuese, janë programe të pa vlera, me programe të dobëta, nuk kanë program edukativ sa duhet, histori, gjeografi, në të gjitha lëmitë ka mangësi qe nga RTK-ja si program shtetëror e të gjitha të tjerat,ku nga njëherë janë aq irituese a thua se a ka ndonjë kontrolleë nga ndonjë institucion shtetëror?
Hydajet Hyseni: Po pa dyshim se situata është e pa kënaqshme, ka vështirësi, ka ngërçe, ka punë jo profesionale dhe jo adekuate në këto programe. Mungojnë programet shkollore, mungojnë programet edukative, pjesa intelektuale ngurron të kyçet në çështjen e së vërtetës duke ju lëshuar hapësirën pseudovlerave, nga njerëz të nivelit të ultë jo profesional, me logjikë të vjetër, duke vrapuar pas karrierës, përfitimeve, kapitalit etj .
A mundet këtyre medieve apo programeve t'u ndalet hovi, ngase një numër i tyre edhe kanë ardhur deri të paraja, nuk e di se nga, por nuk ka plasim te interesave të popullit në fushën e kulturës, artit, shkencës etj?
Hydajet Hyseni: Nga organet kompetente shpresohet se do të ketë efikasitet në të ardhmen duke intervenuar shteti pa u përzier ecuria e politikes në media dhe pa e cenuar të drejtën e fjalës se lirë të medieve, shpresojmë se do të ketë progres. Jemi shtet akoma i ri duhet ta kalojmë këtë fazë tranzicioni i të këqijave edhe pa dëshirën tonë.
Ma në fund ju falënderojmë për kohën që gjetët për këtë intervistë duke i shpalosur shumë gjëra në segmentin kombëtar të kulturës, artit dhe historisë së lavdishme, të ngjarjeve të vitit 81-shit e këndej, keni ndonjë mesazh tuajin meqë ju ishit protagonisti po thuajse numër një i atyre ngjarjeve te përgjakshme dhe ish i burgosur shumëvjeçar?
Hydajet Hyseni: I përshëndes të gjithë qytetarët e Kosovës dhe lexuesit e kësaj interviste qe sa do pak u munduam t'ua kujtojmë atë periudhë të hidhur, por edhe të lavdishme të popullit shqiptar me qëllim që të jetë si synimi i bashkimit të të gjitha forcave politike dhe krijimin e unitetit institucional, kur është ne pyetje çështja e Kosovës. Shfrytëzoj rastin t'i përshëndes të gjithë mërgimtarët ku do qe janë nëpër botë .
Në këtë intervistë shpesh përmendet mërgimtarët dhe ma imponuat një pyetje; A mendoni se"Mërgatës Shqiptare" po i hyjnë në hak organet qeveritare nga e para qeveri deri më sot pas luftës së Kosovës, duke e harruar dhe shpesh edhe duke e keqtrajtuar nga njerëz të pa ndërgjegjësohem që rastësisht janë futur në institucionet qeveritare që aspak nuk meritojnë të jenë aty ku janë!?... Dihen meritat e mërgatës në të gjitha kohërat. Sot nuk kanë asnjë përfaqësues në parlamentin e Kosovës?
Hydajet Hyseni: Me keqardhje e them se mërgatës shqiptare nuk mund t'i dilet haku asnjëherë duke e pasur parasysh pa kursyeshmërinë ne asnjë kohë të vetës së tyre. Asnjëherë nuk e kanë kursyer kapitalin që të jenë prezentë pranë atdheut. Nuk i harrojmë sakrificat e tyre edhe në luftën e Kosovës. Nuk harrohen edhe investimet e tyre të deri tanishme . Nuk them se është përfillur sa duhet, por përfaqësimin e tyre besoj se Parlamenti i Kosovës do ta këtë në qendër te vëmendjes, se për ndryshe, deri me tani Kosovën e ka mbajtur gjallë mërgata dhe këto janë gjëra që duhet të diskutohen në të ardhmen!
Intervistoi: Asllan Dibrani
Prishtinë, shkurt 2011
 Hydajet Hyseni duke mbajtur fjalim para
demonstruesve në Prishtinë, Viti 1981
 Takim në Shoqatën e ish të burgosurëve
politikë në Prishtinë. Nga e majta
Selatin Novosella, Hydajet Hyseni,
Asllan Dibrani, Meriman Braha
dhe Berat Luzha |
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 81 vizitorë |
| Lexuar:
2,386 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Isuf Bytyçi: Bashkëbisedim me Tomë V. Gash... |
E diel, 27 dhjetor 2020 - 20:34 Tomë V. Gashi është avokat, që nga viti 1992, i cili kryesisht, ka punuar gjyqtar për çështje penale 5 vite! Para kësaj kohe, ka punuar në Prokur... |
| KRAHËT E SHQIPES |
E mart, 19 nntor 2019 - 03:25 Bashkëbisedim me Marsela Koçin, veprimtare e çështjes kombëtare dhe kryetare e „Lëvizjës KRAHËT E SHQIPES“
⁃ Kush është zonja. Ma... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|