Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
ME TË DREJTË, ÇEDOMIR JOVANOVIQ E DEMANTOI SERBINË!
Publikuar më 31 janar, 2012 në orën 02:27 ( ) Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Barometri Diplomatik

*** Nuk ka dyshim se "Republika Srpska" është turpi më i madh i drejtësisë evropiane dhe ndërkombëtare, sepse ajo është krijuar me gjenocid, në kundërshtim me çdo normë dhe parim të së drejtës ndërkombëtare, si dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Për këtë ngrehinë artificiale gjenocidale, kam shkruar qysh para katër-pesë vitesh (www.albaniapress.com... etj.).

*** Çedomir Jovanoviq (kryetar i PDL-së së Serbisë) për masmediat serbe të Beogradit, deklaroi se: “Republika serbe është krijuar me gjenocid. Me gjenocidin e Srebrenicës. Me spastrimin etnik, të paparë në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore.”( http://www.24sata.info/vijesti/regija/85198-Cedomir-Jovanovic- Republika srpska je nastala na genocidu. / 29. 01. 2012. //).

Kjo deklaratë e liderit të PDL-së, Çedomir Jovanoviq, e pohuar më 29 janar 2012, bëri jehonë të madhe si në opinionin e brendshëm publik, ashtu edhe në atë evropian ndërkombëtar, sepse, ja, së fundi, nga selia e PDL-së në Beograd, Çedomir Jovanoviq, me plot të drejtë, para gjithë botës e tha të vërtetën se në Bosnjë, është kryer gjenocid dhe spastrim etnik, ku në saje të tyre “është krijuar Republika serbe”!

Në këtë mënyrë, lideri përparimtar serb, Çedomir Jovanoviq, ia dha një GRUSHT TË FORTË Parlamentit të Serbisë, i cili përmes një Rezolute të turpshme, amorale dhe antiligjore, mohoi kryerjen e gjenocidit serb në Bosnjë, duke përfshirë edhe Srebrenicën, ku mbi “8000 mijë boshnjakë myslimanë: gra. fëmijë, foshnja, të rinj, burra, pleq, pa dallim moshe” u masakruan dhe u ekzekutuan nga forcat barbare çetniko-fashiste serbe.

Krahas përgënjeshtrimit të qeverisë dhe të parlamentit të Serbisë, si dhe të udhëheqjes serbe të Republikës serbe në Pale, me në krye Millorad Dodik, ai përgënjershtroi dhe sfidoi botërisht edhe drejtësinë evropiane dhe ndërkombëtare, duke u përkujtuar nga Beogradi (pas 17 vitesh) se në Bosnjë është kryer gjenocid dhe spastrim etnik nga ana e forcave serbe, si rrjedhim “Republika serbe është krijuar mbi bazën e gjenocidit dhe të spastrimit etnik”! Të lumtë Çedomir Jovanoviq, kjo është e vërteta, të cilën, deri më sot nuk e kanë pranuar dhe, nuk po e pranojnë as qarqet politike zyrtare serbe të Beogradit e as ato të Pales në Bosnjë. Gjithashtu, deri më sot, këtë të vërtetë të hidhur dhe tragjike nuk e kanë ndëshkuar dhe sanksionuar as Kombet e Bashkuara e as drejtësia e Evropës(!).

Edhepse me një vonesë prej 17 vitesh, kjo deklaratë e liderit të Partisë Demokratike Liberale të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, është e saktë dhe e pakundërshtueshme mbi bazën e parimeve dhe të normave të së drejtës ndërkombëtare nga fakti se “Republika Srpska” është themeluar me gjneocid, me terror dhe me spastrim etnik, e ndihmuar direkt dhe indirekt nga Serbia.

Edhe pse këtë të vërtetë të pamohueshme, të phuar nga Çedomir Jovanvoqi, nuk e pranojnë as udhëheqësit, as politika e as drejtësia e Serbisë e as e Pales (as regjimi i Boris Tadiqit, as ai Millorad Dodikut të Republikës serbe), këtë e provoi Tribunali Ndërkombëtar i Hagës, ku janë dënuar dhe po gjykohen themeluesit e Republikës serbe, të krijuar me gjenocid, sikurse Biljana Plavshiq, Momçilo Krajishnik, Radovan Karaxhiq dhe gjenerali Ratko Mladiq etj.).

Gjithashtu, të vërtetën e Republikës serbe, të krijuar me gjenocid në Bosnjë, e dëshmojnë edhe statistika e këtyre shifrave të viktimave myslimane boshnjake, ku gjatë viteve 1992-1995 nga soldateska paramilitare, militare dhe policore çetniko-fashiste barbare serbe, janë vrarë dhe masakruar mbi “75.000 mijë dhe janë shpërngulur mbi një milion myslimanë boshnjakë. Kulminacionin e kryerjes së gjenocidit serb mbi myslimanët e Bosnjës, e provoi edhe shembulli i llahtarshëm i Srebrenicës, ku me urdhrin e gjenralit Ratko Mladiq, dhe ndihmësve të tij kriminelë ushtarakë dhe udhëheqës politikanë serbë, u ekzekutuan dhe u masakruan mbi “8000 mijë myslimanë, gra, fëmijë, burra, të rinj dhe pleq”, vetëm pse ishin myslimanë(!)

Gjenocidin e kryer serb në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1992-1999), nuk e pranojnë vetëm fashistët!

Nuk ka asnjë dyshim se kriminelët çetniko-fashistë serbë të Bosnjës me ndihmën e Serbisë, duke përdurur gjenocidin dhe terrorin ndaj muslimanëve boshnjakë dhe ndaj kroatëve ia arritën qëllimit, që të krijojnë “Republika Srpska” në shtrirje territoriale mbi 49% në disfavor të kroatëve dhe myslimanëve boshnjakë. Pikërisht, krijimi i shtetit “Republika Srpska” me anë të forcës dhe me gjenocid, sipas normave dhe rregullave të së drejtës ndërkombëtare dhe rendit juridik pozitiv ndërkombëtar quhet rast i paprecedencë, që është në kolizion flagrant me parimin juridik universal të së drejtës ndërkombëtare.

E drejta ndërkombëtare nuk është "folk parada" e Serbisë as e serbomëdhenjve, të cilët me gjithë kryerjen e tre gjenocideve në Kroaci, në Bosnjë dhe në Kosovë (1992-1999), në mënyrën më të turpshme dhe, pa kurrfarë mbulese, vetëm në mënyrë deklarative po thirren në emër të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së Kombeve të Bashkuara (1945) dhe Aktit Final të Helsinkit (1975), si dhe në vlerat e tjera demokratike dhe integruese të Evropës Perëndimore(1990)?!

Lind pyetja, meqë fashistët dhe agresorët serbomëdhnj "kaq shumë e njohin dhe e respektojnë" të drejtën dhe drejtësinë ndërkombëtare, atëherë, pse një dekadë të plotë (1989-1999) me të gjitha mjetet dhe, me të gjitha sjelljet dhe me veprimet e tyre antihumane, antinjerëzore, antiligjore dhe antidemokratike e mbështetën politikën dhe praktikën e terrorit dhe të terrorizmit të organizuar shtetëror gjithëserb të ish-kryetarit të tyre Slobodan Milosheviq, kundër popujve të tjerë joserbë dhe, jo, në asnjë mënyrë normat dhe rregullat e së drejtës ndërkombëtare? Ku ishin atëherë "forcat demokratike" të Serbisë së Boris Tadiqit, të Vojisllav Koshtunicës, të Vuk Drashkoviqit, të Dobrica Qosiqit etj., që nuk thirreshin në mbrojtjen dhe në respektimin e së drejtës ndërkombëtare, që në mënyrë paqësore, të ndaheshin nga republikat e tjera, ashtu siç qenë ndarë Çekia dhe Sllovakia, por në vend të përfilljes dhe të aplikimit të së drejtës ndërkombëtare dhe të paqes, zgjodhën terrorin, luftën agresive dhe gjenocidale, e cila me viktimat dhe me shkatërrimet e saj katastrofike, e tronditi Evropën dhe tërë botën demokratike përparimtare.

Në lidhje me këtë kërkesë post festum, shtrohen shumë pyetje, të cilat deri më sot (30 janar 2012) nuk kanë marrë kurrfarë përgjigjeje ligjore nga ana e Organizatës së Kombeve të Bshkuara(!?)
-Pyetja e parë, si ka qenë e mundur, që Serbia dhe Mali i Zi, pas kryerjes së tre gjenocideve të theksuara, të pranohen si anëtare me të drejta të plota në Organizatën e Kombeve të Bashkuara?
- Pyetja e dytë, pse Organizata e Kombeve të Bashkuara deri tani nuk e ka cilësuar dhe nuk e ka sankcionuar me emër dhe me mbiemër (sipas normave të së drejtës ndërkombëtare dhe të dispozitave të Kartës së saj, si dhe të konventave të tjera ndërkombëtare) krimin e gjenocidit të Serbisë dhe të Malit të Zi kundër kroatëve, kundër myslimanëve boshnjakë dhe kundër shqiptarëve në Kosovë?
- Pyetja e tretë, pse disa faktorë relevantë të bashkësisë ndërkombëtare e kanë njohur "Republika Srspska", kur e gjithë bota e di se ajo është produkt direkt i agresionit dhe i gjenocidit shtetëror të Serbisë dhe të Malit të Zi-RFJ-së së Slobodan Milosheviqit dhe të Momir Bulatoviqit?

Këto tri kryepyetje parësore (të shtruara mbi parimin etik dhe juridik të së drejtës dhe drejtësisë ndërkombëtare), vetëm pasi të kenë marrë përgjigje meritore, të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe në Kartën e Kombeve të Bashkuara, atëherë Serbia, Mali i Zi dhe "Republika Srpska" (pas dhënies llogari për tre gjenocidet dhe për shkatërrimin e Krocaisë, të Bosnjës dhe të Kosovës), do të kishin pasur të drejtë, ta shtrojnë kërkesën e tyre që të njiheshin ndërkombëtarisht nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

"Republika Srspka" nuk është kategori juridike ndërkombëtare

Edhe pse sipas Marrëveshjes së Dejtonit (1995) del se "Republika Srpska", ka atributet shtetërore sipas së drejtës së brendshme (qeverinë, kuvendin, kryetarin, himnin, flamurin etj.) kjo në kuptimin e së drejtës ndërkombëtare, megjithatë nuk është shtet, sepse nuk ka subjekivitetin e saj juridik ndërkombëtar. Pra, me një fjalë kjo nuk është kategori juridike ndërkombëtare, kështu që kuvendi i saj, nuk ka kompetenca dhe autorizime ligjore, të shpallë referendum për shkëputjen nga Federata e Bosnjës dhe Hercegovinës, e cila është kategori dhe subjekt i së drejtës ndërkombëtare.

Pra, edhe sipas Marrëveshjes së Dejtonit, edhe sipas kushtetutës ekzistuese të Federatës së Bosnjë Hercegovinës, "Republika Srpska" nuk është shtet i pavarur dhe sovran, por vetëm një entitet me kompetenca të kufizuara ligjore në përbërjen juridiko-kushtetuese shtetërore dhe juridike ndërkombëtare të Federatës së Bosnjë e Hercegovinës.

Sa më sipër, "Republika Srspka", është pjesë e saj-entitet i përkohshëm dhe, tejet i dyshmitë dhe i diskutueshëm për normën dhe parimin e së drejtës ndërkombëtare ngase është krijuar si rezultat i ushtrimit të spastrimit etnik, të dhunës, të gjenocidit dhe të agresionit në kurriz të popullit mysliman boshnjak dhe, në dëm të territorit mysliman boshnjak dhe kroat, " në sipërfaqen 49%, që përfshin 25.000 mijë kilometra katrorë me mbi 1.7 milionë banorë."

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Dr. Mehdi Hyseni
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 54 vizitorë
Lexuar: 750 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi