Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
KAMBERI: Ne nuk kemi kërkuar që emrat e heronjëve shqiptarë të jenë në Beograd, por në vendin tonë
Publikuar më 08 shkurt, 2012 në orën 18:37 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Le të më thotë dikush, sa rrugë apo sheshe, sot mbajnë emrat e shqiptarëve në Serbi, për shembull kah Vranja apo Leskoci, sigurisht se nuk ka dhe tash unë nuk e kuptoj këtë shqetësim të disa disa kolegëve tanë serbë këtu në Bujanocin e banuar me shqiptarë etnik ?!… ka pohuar z.Kamberi për agjencinë « Presheva Jonë » duke shtuar se “kur Skenderbeu nuk i pengon sot Zvicrës apo Evropës, nuk di pse disa serbëve mund t’i pengoj kjo..” ?!

z. Shaip Kamberi, kryetar i Komunës së Bujanocit, duke komentuar seancën e fundit rreth emrërimit të rrugëve në Bujanoc të cilët komunë ai e drejton qe dy vjet, ka deklaruar sot për agjencinë informative kombëtare « Presheva Jonë » se « Komuna jonë nuk ka marrë vendim për ndryshim të emrave të rrugëve të qytetit, por vetëm është vërtetuar propozimi i cili do të kaloj më pastaj në Ministrinë për vetqeverisje dhe vetadministrim lokal në shqyrti, ku pas kësaj Kuvendi do të miratojë propozimin tonë.. »

Sipas njeriut numër një të komunës së Bujanocit z.Kamberi “emërtimet e 17 rrugëve të qytetit tonë janë miratuar, mirëpo vetëm katër prej tyre ende janë diskutabile dhe se pluhur nga disa politikaj dhe media serbe nuk ishte i nevojshëm, reagime keto të cilat nuk janë shenja të mira për bashkëjetesë apo demokracinë e rajonit. ”

Në vazhdim kryetari Shaip Kamberi për agjencinë « Presheva jonë » ka pohuar se “ne nëse jetojmë në një vend demokratik, duhet të mësohemi me këto procese dhe t’i japim prioritet dhe shansë tolarancës dhe dialogut dhe cdo problem mund të tejkalohet pa zhurmë dhe etiketime, fundja ne nuk kemi kërkuar që rrugët e heronjëve apo shkrimtarëve shqiptarë të emërohen dikund në Beograd apo Nish, por thjesht në vendin tonë..Le të më thotë dikush, sa rrugë apo sheshe, sot mbajnë emrat e shqiptarëve, jo në qendër të Serbisë, por këtu dikund më afër nesh, për shembull kah Vranja apo Leskoci, sigurisht se nuk ka dhe tash unë nuk e kuptoj këtë shqetësim të disa disa kolegëve tanë serbë ?! »

“Kur Skenderbeu nuk i pengon sot Zvicrës apo Evropës, nuk di pse disa serbëve në Bujanoc mund t’i pengoj kjo..”, ka phura në fund z.Kamberi për agjencinë « Presheva Jonë »

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 25 vizitorë
Lexuar: 742 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi