Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kosova kërkon dhe pret një "JO" të prerë nga Hashim Thaçi
Publikuar më 21 shkurt, 2012 në orën 16:12 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pranimi që Republika e Kosovës të paraqitet në nismat dhe takimet rajonale me një rezolutë tashmë të "vdekur", 1244, ka ngjallur pakënaqësi dhe indinjatë mbarëkombëtare në Kosovë, në gjithë hapësirën shqiptare dhe kudo në botë, ku ka shqiptarë... Po të shikohet holl e hollë, edhe në PDK nuk mund të gjesh anëtar "serioz" që do të pranonte kthimin e Kosovës në kuadrin e rezolutës 1244, tashmë të tejkaluar. Mund të ketë ndonjë nga radhët e "prurjeve" ose nga ata anëtarë të PDK-së (si në çdo parti) që "në ballë të popullit dhe të këmbët e tij" shohin privilegjet dhe pasuritë e tyre të "fituara" me shumë mund e djersë...

Ringjallja e kësaj rezolute (1244) pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës (shtetit sovran e demokratik), pas afër njëqindë njohjeve të fituara, pas "mendimit" tërësishtë të favorshëm dhe pa ekuivoke të Gjykatës Ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, pas Luftës mbarëkombëtare antipushtuese të UÇK-së do të thotë RINGJALLJE e pakënaqësisë mbarëkombëtare dhe e një "konflikti" të ri krejtësisht të panevojshëm, kësaj here jo vetëm në Kosovë... Kjo do të ishte edhe hyrje ose ringjallje e "antiamerikanizmit" dhe "antievropianizmit" të padëshiruar nga asnjë shqiptar... Partitë politike dhe qytetarët e këtij vendi, shqiptarë e pakica tjera kombëtare dhe etnike (përveç pakicës serbe - 5 %) kërkojnë dhe presin nga Hashim Thaçi, me të drejtë, një "JO" të madhe, të qartë dhe të prerë për këtë çështje jetike për Kosovën dhe për çdo qytetar të saj...

P. S. Po t'i thuhej "JO" krijimit të komunave dhe zonave të mbrojtura serbe, "JO" krijimit të komunës së Kllokotit (e para komunë) pa u zgjidhur "çështja" e Veriut të Kosovës sot të gjithë do ta kishim më lehtë... Prandaj, është rasti dhe koha e fundit që klasa politike në pushtet të mësojë nga "gabimet"...

Xhevat Bislimi - anëtar i Kryesisë së PDK-së

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 56 vizitorë
Lexuar: 715 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi