| Prishtina kampione vjeshtore |
| Publikuar më 19 nntor, 2006 në orën 17:58 ( ) |
Sport | |
|
|
|
Gjilani e ka mbyllur me humbje stinorin e vjeshtor të këtij kampionati. Ishte Prishtina, skuadra që ia shkaktoi gjilanasve humbjen e parë në shtëpi. Me këtë fitore Prishtina do të dimërojë në pozitën e parë të Superligës, që do të jetë motiv shtesë në luftën për titull kampioni në pranverë.
Gjilanasit janë vërsulur furishëm drejt portës mysafire që në minutat e para. Së pari, Murseli ka dhënë një gjuajtje dënimi dhe Mushica i mysafirëve mezi e ka dëbuar topin. Vendasit kanë rrezikuar edhe në minutën 19-të, kur Krasniqi ka gjuajtur nga largësia, por Mushica, përsëri ia ka dalë të ndalë topin. Në anën tjetër, prishtinas për herë të parë kanë rrezikuar portën e Gjilanit në minutën 25-të, kur Yll Hoxha ka qëlluar nga largësia dhe portieri vendas me mund e ka dëbuar topin. Mesi i gjysmëlojës së parë ka qenë momenti kur kanë nisur telashet për skuadrën vendase, ngase tre mesfushorë, të gjithë lojtarë të rryer, kanë pësuar lëndime radhazi, së pari ishte Zeqiri, më pas Krasniqi e së fundi edhe Muji, të cilët u desh të lëshojnë lojën për t’u zëvendësuar me lojtarë të rinj e të papërvojë për ndeshje të tilla, siç ishte kjo me Prishtinën. Të trimëruar, në pjesëlojën e dytë mysafirët hapën lojën dhe mbizotëruan në mesin e fushës. Nga një sulm që nuk premtoi shumë, në minutën 53-të prishtinasit përfituan penallti, kur gjyqtari Qorraj me motivacion se Emra është tërhequr nga prapa ka treguar në pikën e bardhë. I sakt nga penalltia ishte Arben Zhjeçi, duke kaluar bardhekaltërit në epërsi, 0:1. Më pas vendasit u hodhën me të gjitha forcat në sulm në kërkim të golit të barazimit, por këtë e shfrytëzuan prishtinasit, të cilët shënuan edhe golin e dytë. Ishte Uliks Emra, i cili pasi iu shmang të riut G. Arifi, me gjuajtje të saktë e dërgoi topin në këndin e poshtëm të majtë të Sermaxhajt. Edhe përkundër dy golave të pranuar, vendasit nuk u dorëzuan dhe në njërin nga sulmet e tyre, në minutën 74-të, kur Hoxha me gërshërë futin topin në brendi, gjyqtari Qorraj sërish dha penalti, por tash për vendasit duke pandehur se Kukaj luajti me dorë. Bashkim Arifi gjuajti furishëm dhe shënoi për vendasit, të cilët ndoshta kanë mundur të arrijnë barazimin edhe atë në minutën e fundit, kur në tollovinë e krijuar qendërsulmuesi Hasani huqi topin edhe pse ishte në pozitë të mirë. Sallah Sherifi, humbjen e papritur të skuadrës së tij e ka arsyetuar me lëndimet e tre lojtarëve kryesor. “Për ne kjo është humbje e papritur, ngase qysh në pjesëlojën e parë na u lënduan tre lojtarët kryesor dhe natyrisht që mungesa e tyre u reflektua në lojën tonë”, ka thënë Sherifi. Ndërkaq, Ramadan Cimili është shprehur i kënaqur me fitoren në Gjilan. “Ne aplikuam lojë taktike dhe duke e ngjeshur mbrojtjen, përmes kundërsulmeve shënuam fitore”, ka thënë Cimili.
Gjilani – Prishtina 1:2
Stadiumi i Qytetit në Gjilan.
Shikues: 2000.
Gjyqtarë: Z. Qorraj, G. Daka, F. Agërbashi.
Golashënues: B. Arifi 74’ (nga penaltia) për Gjilanin, kurse Zhjeçi 54’ (nga penaltia) dhe Emra 70’ për Prishtinën.
Kartonë të verdhë: Murseli, Ajeti, B. Arifi (Gjilani). Zhjeçi, Y. Hoxha, Mushica (Prishtina)
Gjilani: Sermaxhaj, Krasniqi (A. Jakupi), Murseli, Ajeti, Azizi, B. Arifi, G. Arifi, Zeqiri (Hoxha), Hasani, Muji (P. Jakupi), Osmani.
Prishtina: Mushica, Skeraj, Humolli, M. Hoxha, Zhjeçi, Keçi, Llumnica (Krusha), Baliqi (Ahmeti), Emra (Fetahu), Y. Hoxha, Kukaj.
Futbolli.com |
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Nuk është vlerësuar deri më tani! |
| Lexuar:
1,535 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Të krenohemi me lojtarët shqiptar |
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21 Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t... |
më shumë nga - Sport » |
|
|
|
|
|