Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Projektohet miqësorja me Turqinë në 7 shkurt
Publikuar më 26 tetor, 2006 në orën 20:59 ( ) Sport |
Rrit madhësinë e shkronjave
Federata Shqiptare e Futbollit po projekton një miqësore me përfaqësuesen turke. Ende nuk është arritur një akord mes palëve, por gjithçka pritet të zgjidhet në fund të nëntorit, kur drejtuesit e institucionit të futbollit në vendin tonë të takohen sërish me homologët e tyre turk në fund të muajit nëntor. “Do të ketë sërish një takim mes drejtuesve të FSHF-së dhe federatës turke, – ka thënë zëdhënësi për shtyp, Lysjen Nurishmi.
Gjatë takimit do të diskutohet edhe për një miqësore të mundshme mes skuadrave të dy vendeve. Nëse arrihet akordi, detajet e ndeshjes do të vendosen gjatë takimit”. Ka shumë gjasa që kundër Turqisë të luajmë më 7 shkurt të vitit të ardhshëm, datë e përcaktar nga UEFA për miqësore. Në fakt trajneri i Kombëtares, Oto Bariç ka bërë të ditur dje se nuk dëshiron që kundërshtari i Shqipërisë në miqësoren e shkurtit të jetë i një niveli të lartë. Ai ka thënë se do të preferonte skuadra si Bosnja, San Marino apo Andorra, në mënyrë që kuqezinjtë të zhbllokoheshin në prag të ndeshjes me Slloveninë. “Do të preferoja që më 7 shkurt të luanim kundër një skuadre të një niveli më të ulët se i yni. Një ndeshje e fituar para sfidës me Slloveninë është inkurajuese, pavarësisht se bëhet fjalë vetëm për një miqësore”. Trajneri ka thënë se deri në muajin mars do të zhvillojë tre ose katër teste me futbollistët e rinj të kampionatit shqiptar dhe të përfaqësueses U-21.
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Nuk është vlerësuar deri më tani!
Lexuar: 981 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Të krenohemi me lojtarët shqiptar
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21
Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t...
Sevdail Sherifi drejt titujve dhe fitoreve t...
E enjt, 21 nntor 2013 - 01:45
Menjëherë, me tu kthyer nga SHBA, e konkretisht nga New Yorku, për në Zvicër, boksieri nga Presheva, Sevdail Sherifi, falënderon organizatorët e me...
Dy binjakët Ajeti kontratë profesionale me ...
E shtun, 04 maj 2013 - 13:51
Pas gati një viti konsulte, vëllzërit Ajeti(16)nënshkruan për Bazelin dhe jo për Barcelonën. Po mbushën gati një vit që dy futbollistët binja...
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meçin kund...
E diel, 30 shtator 2012 - 15:28
Para pak çastesh, përfundoi një dramë e madhe e boksit në Villars Sur Glane Fribourg të Zvicrës, ku bashkëkombasi ynë Sevdail Sherifi, me plot mer...
Një ditë eksituese për sportdashësit e Ko...
E merkur, 23 maj 2012 - 22:52
U aprovua nga FIFA kërkesa e FFK-së për ndeshje miqësore në nivel të përafqësueseve shtetërore Lajmi i shumëpritur për aprovimin e kërkesës...
më shumë nga - Sport »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi