| Otranto, pika mė delikate e Paktit Detar |
| Publikuar më 21 nėntor, 2009 nė orėn 14:41 ( ) |
Intervista | |
|
|
|
Ish-zv.shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe njė nga oponentėt e Paktit Detar me Greqinė, z.Armand Vinēani, nė njė intervistė ekskluzive pėr Shekullin, flet pėr Paktin pas takimit qė komuniteti shqiptar i SHBA, ka bėrė me kryenegociatorin e palės shqiptare nė kėtė marrėveshje, Ferit Hoxha.
Z.Vinēani, se fundi ju keni patur rastin te degjoni drejtpersedrejti shpjegimet e Z. Ferit Hoxha lidhur me marrveshjen per delimitimin e kufirit detar me Greqine. A mendoni se argumentat e sjelle justifikojne ate qe opinioni publik shqiptar, media, eksperte dhe intelektuale te shumte si dhe ju vete me pare e keni quajtur te pa-arrire dhe qe nuk mbron interesat e Shqiperise?
Ajo cka une gjej pozitive ne takimin me nje pjese te vogel te diaspores qe jeton ne New York eshte interesimi i jashtezakonshem i komunitetit shqiptar zemra e te cilit rreh me te njejtat ritme si dhe e shumices qe jeton ne Shqiperi sa here eshte fjala per interesat, aritjet apo mangesite qe prekin kombin tone. Duke patur fatin e mire te bashkejeteses ne nje vend krejt te lire dhe me demokracine me te zhvilluar komuniteti shqiptar gjithnje e me shume po i largohet trysnise politike qe fatkeqesisht godet aq ashper shoqerine shqiptare. Debati konstruktiv eshte e vetmja menyre per zhvilluar me tej ndjenjen e qytetarise dhe angazhimin civil. Ne kete kuptim do te doja te falenderoja perzemersisht inisiativen e Z. Shinasi Rama dhe gatishmerine e Z. F. Hoxha per organizimin e nje ballafaqimi te tille me qellimin e mire te informimit dhe krijimit te kushteve per shfaqjen e kundershtive ne menyren me demokratike te mundshme. Duke ardhur tek pyetja, do te shprehesha se objektivi, te pakten ne aspektin personal, ishte te realizoja se sa e pergatitur ka qene pala shqiptare ne bisedimet dy-paleshe. Ne kete sens, nuk isha shume i interesuar te mesoja rreth matjeve dhe kalkulimeve te kryera te cilat jane bere publike disa here ne shtypin shqiptar por me shume prisja te kuptoja sa kishte mundur pala jone te konceptonte te gjithe filozofine, doktrinen dhe objektivat ne vite te shtetit grek ne lidhje me delimitimin e ujrave detare ne pergjithsi dhe kjo me pas ne vecanti me Shqiperine. Per mua kjo ka perbere nje nga aspektet themelore gjate gjithe kohes se debatit publik te marrveshjes e nxitur dhe me shume nga deklarimi ish-zyrtares se larte greke duke e konsideruar marrveshjen te nje rendesie strategjike. Ketu eshte zanafilla e rezultatit qe sot konsiderohet nga nje pjese e opinionit si brenda ashtu dhe jashte vendit e papranueshme dhe qe prek interesat tona kombetare.
A mund te ndaloni ju lutem pak me shume ne analizen qe ju mund ti beni rrethanave gjeo-strategike dhe fiolozofise se shtetit fqinje per delimitimin e hapesieres ujore?
Pas hyrjes ne fuqi te UNCLOS dhe me humbjen e aftesise vepruese ne ujra te hapura per shkak te marrveshjeve te shumta rrjedhoje e te cilave ishte edhe percaktimi i EEZs shteti grek filloi te mendonte seriozisht per gjetjen e hapesirave ujore (sidomos kjo e rendesishme per aktivitetin e peshkimit) rreth dheut kontinental te tyre. Ne te gjitha publikimet e hapura shihet qarte se Greqia mbetet nje mbeshtetese e forte emocionale e parimit te ekuidistances (baraslargesise) si metoda qe duhet te aplikohet ne delimitimin e shelfeve kontinentale. Kjo eshte edhe metoda e perdorur ne marrveshjen qe diskutohet. Per specialistet greke prej kohesh nuk shihej e arsyeshme te vazhdohej me rregullin e vijes baze (vija baze eshte vija normale qe fillon prej buzes /ceketires me te ulet te ujit) Aplikimi i sistemit te vijes se drejte baze, sidomos ne gjiret e shumte greke do te demonstronte gadishmerine e Greqise per te aplikuar ne favor te saj klauzolat e Konventes per Ligjin e Detit. Nese i referohemi edhe marrveshjeve te tjera qe greia ka mbyllur apo kerkon te mbylle me vende te tjera ne rajon do te shohim se kerkesat per zbatimin e vijave te drejta dhe mbyllese ekzistojne per shumicen e bregdetit grek qe eshte tejet idhembezuar dhe ne shume vende i skajuar nga ishuj te shumte. Perdorimi nga Greqia i ketyre specifikave te saj per te ndertuar nje sistem te vijave te drejta bazore eshte pjese e doktrines greke per delimitimin. Ne teresi objektivat e shtetit grek ne kete fushe jane ruajtja e rolit historik te saj midis kombeve me te medha detare, adaptimi jo vetem ndaj konkurrences ne transportin detar per edhe ndaj kushteve te reja ne nivelin nderkombetar, ndyshimet ne levizjen tradicionale te anijeve qe kufizohen gjithnje e me teper per shkak te kodeve te ndryshme ne zhvillim, e konventave (perfshire edhe LOS) te cilat kerkojne nderhyrjen e shtetit grek ne industri si dhe masa me fikase ndaj ulses se fleksibilitetit ne operacione. Se fundi Greqia eshte e lidhur me oqeanet dhe perdorimin e ujrave detare per qellime politike, ekonomike, sociale dhe mbrojtje kombetare strategjike. Te gjitha keto jane faktore qe pala jone duhej te mbante parasysh ne menyre qe te ishte ne gjendje te percaktonte brenda hapesires ligjore te LOS si dhe konsideratave te akteve te Gjykates nderkombetare dhe Gjykatave te Arbitrazhit nje kundervenie me efektive ne menyre qe vendi yne te mos humbiste asgje nga hapesirat ujore qe ka patur ne historine e saj edhe pse jo te fiksuar ne marrveshje dy-paleshe por te njohur boterisht nga institucionet nderkombetare.
A mendoni se pala greke ka realzuar plotesisht objektivat e saj me nenshkrimin e kesaj marrveshjeje?
Absolutisht po. E perseris, pala greke ka hyre ne bisedime me objektiva te qarte dhe doktrine te caktuar qe e do e conte ne rezultatin optimal. Ne kete aspekt, nuk shoh asgje te keqe sepse ne fund te fundit ky eshte qellimi i nje pale kur hyn ne marrveshje. Persa kohe perdoren mjete paqesore e per me shume akoma ke dhe konsensusin e pales tjeter s'ka aboslutisht vend per dyshim. Eshte tjeter gje, qe pala jone ka shkuar " as per te fituar e as per te humbur". Kete gje Z. Hoxha e ri-perseriti ne takimin me diasporen. Me thjesht nuk mund te thuhet, por atehere ne kemi te drejte te pyesim se perse shkuan atehere ne bisedime? Per te ndryshuar kufirin e me pas te thuash, jo s'kemi humbur asnje cm? Le ti referohemi pales tjeter, e cila ne botime te hapura nenvizonte se, "nese dhembezimet ne bregun lindor te ishullit te Korfuzit do te perfshihen ne nje vije prej 6.7 miljesh kjo do te reduktonte distancen midis bregut shqiptar dhe vijes se mesme e matur nga kjo vije permbyllese jo me shume se 1.6 milje". A mund te shprehet me qarte angazhimi i pales tjeter per te fituar? Kjo eshte plotesisht normale. A nuk mendoni ju se hyrja ne Otranto perben me te vertete nje fitore strategjike per Greqine? Une nuk besoj se ka njeri qe me njohurite me minimale ne leximin e nje harte topografike nuk do te ishte ne gjendje ta kuptonte kete.
Otranto, pika ku vėrtetohet humbja e detit shqiptar
Ish-zv.shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Armand Vinēani, shpjegon harta dhe si u thye marrėveshja italo-greke
Nė vijim tė intervistės me gazetėn "Shekulli" ish-zv.shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Armand Vinēani, analizon matjet qė janė bėrė nė ngushticėn e Otrantos dhe nė pikėn 150, ku duket hapur se sa det ka humbur Shqipėria.
"Trajtimi i kėsaj zone ėshtė pjesa mė delikate e marrėveshjes, sepse ėshtė pikėrisht kėtu ku Shqipėria humbet jo vetėm zonė tė konsiderueshme ujore pėr shumė mė tepėr se kaq" - thotė Vinēani, duke kujtuar se nė marrėveshjen e vitit 1977 Italia dhe Greqia kishin rėnė dakord qė delimitimi nuk do tė shtrihet nė drejtimin verior pėrtej pikės 1 dhe nė drejtimin jugor pėrtej pikės 16.
Duke qenė se ju u ndalėt nė njė analizė tė filozofisė dhe objektivave tė shtetit fqinj pėr delimitimin, a nuk mendoni se pala shqiptare kishte tė njėjtėn situatė?
Do tė preferoja t'i pėrgjigjesha kėsaj pyetje nė njė mėnyrė tė tėrthortė, duke ju referuar pėrsėri literaturės me autorėsi greke, lehtėsisht e gjetshme edhe online nga dikush qė dėshiron tė bėjė pak kėrkim.
Vėshtirėsitė kryesore pėr shtetin fqinj nė realizimin e ndarjes sė kufirit detar me Shqipėrinė deri pak vite mė parė shiheshin nė legjislativin shqiptar qė pėrcaktonte se deti territorial shqiptar shtrihej prej bregut shqiptar dhe ishujve greke deri nė mes tė kanalit tė Korfuzit.
Pėr sa i pėrket detit territorial, pala greke konsideronte se kishte tė njėjtat probleme, si dhe me palėn turke. "Vėshtirėsia" nė kėtė aspekt u kapėrcye me miratimin e ligjit 9861 tė datės 24.01.2009 qė shfuqizoi ligjin 8771 tė datės 19.4.2001, i cili pėrmbante pėrcaktimin qė sapo pėrmenda.
Ligji i fundit, i cili ironikisht titullohet: "Pėr kontrollin dhe mbikėqyrjen e kufirit shtetėror" ka ēdo gjė tjetėr rregulluese, por nuk jep pėrcaktim tė asaj qė do tė rregullojė. Me fjalė tė tjera, pala jonė ishte pa asnjė bazė ligjore kombėtare.
E vetmja bazė ligjore pėr tė mbeti konventa e LOS. Po kėshtu, jo vetėm doktrinė tė veēantė pėr delimitimin nuk ka, por as qė mund tė gjesh njė fjali tė vetme pėr tė nė doktrinat ekzistuese. Nė fund tė fundit, konventa e detit ėshtė aq komplekse sa ajo kurrė nuk mund tė zbatohet verbėrisht.
Kjo sepse, ēdo vend ka specifikat e tij gjeografike (si gjatėsia e konfigurimit tė bregdeteve, dukshmėria e masave tė tokės, drejtimi i relievit, ishujt), si dhe jogjeografike (faktorė gjeologjikė, tė drejtat historike, uniteti nė depozitimet tokėsore, rrethanat socio-ekonomike etj).
Janė tė gjitha kėto, tė cilat qė nga moment i hyrjes nė fuqi tė ligjit pėr tė Drejtėn e Detit, janė zhvilluar shumė statute (akte) kryesisht nga gjykatat, tė cilat kanė imponuar futjen e koncepteve tė barazisė dhe proporcionalitetit.
Pra, njė mungesė e njė analize tė hollėsishme nė lidhje me veēoritė tona dhe klauzolat e mundshme pėr mbrojtjen e tė drejtės sonė ēoi nė pozicionin qė vėmė pėr marrėveshje, por do tė pranojmė ē'tė na japin.
Nė mėnyrė tė pėrmbledhur, ne u imbarkuam nė rrugėn e bisedimeve pa ligj kombėtar, pa doktrinė, pa literaturė kombėtare, pa objektiva dhe pa dėshirėn pėr tė studiuar historinė tonė. Ēfarė kishim nė momentin e nėnshkrimit tė marrėveshjes ishin vetėm zgjedhjet qė po trokisnin nė derė.
Cilat janė kompensimet qė ne pranuam pėr lėshimet e bėra, ėshtė obligim i qeverisė shqiptare pėr t'ia bėrė tė ditur popullit shqiptar.
Nė kėtė pyetje do tė doja tė sqaroja, gjithashtu, se pėr tė gjithė kėtė ne nuk mund tė fajėsojmė grupin qė negocioi marrėveshjen.
Personalisht, nuk do tė pranoja konceptin se dikush ėshtė mė atdhetar se tjetri. Absolutisht jo! Pėr kėdo qė ėshtė shqiptar, interesat e kombit tonė janė tė prekshme pėr tė gjithė njėlloj.
Nėse ne dėshtuam nė marrėveshjen e bėrė, faji ėshtė i shtetit shqiptar. Ėshtė shteti qė nė vazhdimėsi shtyp mendimin e lirė dhe pėrpiqet t'i imponohet administratės sė tij.
Nėse i referohemi pėrvojės sė 20-viteve tė fundit, ku pretendojmė se kemi jetuar nė demokraci, nuk ka asnjė bazė tė vėrtetė ku mund tė besosh nė konceptin se pushteti ėshtė pushtet dhe administrata ėshtė administratė.
Prandaj, fajėsia ėshtė e klasės politike shqiptare dhe e pushtetit qė me ēdo kusht kėrkon bindje politike nė pėrmbushjen e detyrave administrative. A mund tė jetė e pranueshme qė pushteti i sotėm ja atribuon opozitės kundėrshtinė ndaj marrėveshjes?
A mundet qė njė ministėr Mbrojtjeje tė deklarohet se ligji do tė kalohet nė parlament, por nuk do tė diskutohet, pasi opozita nuk ėshtė atje? Kjo ėshtė tejet irracionale dhe uzurpuese. Nė ēėshtje tė tilla, si pėr kufijtė shtetėrorė nuk mund tė kėtė pozitė dhe opozitė. Kufijtė ju dhimbsen njėlloj tė dy palėve dhe opinioni publik kėrkon tė njohė vlerėsimet e tyre.
Mė parė ju pėrmendėt Otranton, a mund tė jepni njė shpjegim mė tė detajuar se ku e bazoni idenė tuaj se marrėveshja bėn palė Greqinė nė atė ngushticė?
Trajtimi i kėsaj zone ėshtė pjesa mė delikate e marrėveshjes, sepse ėshtė pikėrisht kėtu ku Shqipėria humbet jo vetėm zonė tė konsiderueshme ujore pėr shumė mė tepėr se kaq. Le t'i referohemi njė harte fare tė thjeshtė qė ēdokush mund ta ndėrtojė lehtėsisht. Pikat 1, 2, 3, dhe 4 (nė ngjyrė tė verdhė) janė pikat koordinatave tė arritura nė marrėveshjen e nėnshkruar vite mė parė midis Italisė dhe Greqisė.
Ne kėtė marrėveshje, theksohet tekstualisht se "Palėt kontraktuese kanė rėnė dakord qė delimitimi nuk do tė shtrihet nė drejtimin verior pėrtej pikės 1 dhe nė drejtimin jugor pėrtej pikės 16 (pika 16 nuk ėshtė treguar nė hartė pėr arsye se ėshtė jashtė konsideratės sonė).
Pika 17 (ngjyrė e kuqe) ėshtė pika e fundit e pėrcaktuar nė marrėveshjen midis Italisė dhe Shqipėrisė". Pika 150 ėshtė pika fundore e kufirit tė pėrcaktuar nė marrėveshjen Shqipėri-Greqi. A ėshtė e nevojshme provė tjetėr?
Nėse Gjiri i Sarandės nuk plotėson kushtet e gjirit tė mbyllur dhe sipas "vėrtetimit" tė palės shqiptare se ai gji nuk ka qenė kurrė deklaruar si gji historik nga shteti shqiptar (me ndihmėn e fjalorit enciklopedik shqiptar), po Ngushtica e Otrantos si ėshtė klasifikuar nė shekuj?
Harta tjetėr tregon atė ngushticė nga njė hartė e pėrgatitur nga Jean D'anville qė jetoi nė vitet 1697-1782. Ajo ngushticė nė kėtė hartė mbyllet nė anėn tone te "Rrugėt e Bardha" (Strada Bianka). Janė po ato rrugė qė Pashaj i pėrmend shpesh nė analizat e tij, sa herė shikon tendencat pėr t'i kthyer nė "Rrugė tė Zeza".
Duke ardhur te pyetja e fundit, ne jemi shumė tė interesuar tė dimė rreth nismės sė ndėrmarrė nė komunitetin shqiptar qė jeton nė New York dhe e njoftuar nė shtyp, e cila filloi javėn e shkuar me prezantimin e z. Hoxha. Mund tė shtoni diēka pėr lexuesin?
Dėshiroj tė ripėrsėris se komuniteti shqiptar, dhe kjo jo vetėm pėr atė pjese qė jeton nė Amerikė, por kudo, ėshtė jashtėzakonisht i sensibilizuar dhe kjo i dedikohet asaj pjese tė shtypit shqiptar qė ka marrė pėrsipėr tė jetė tribunė e mendimit tė lirė.
Unė kam bindjen e plotė se ju jeni nė dijeni tė masivitetit tė forumeve tė ndryshkem, ku sot i ėshtė mundėsuar secilit tė shprehė hapur shqetėsimet dhe opinionet e tij. Janė me qindra rrjete komunikimi elektronike qė mbartin nė vetvete atė pėrgjegjėsi qytetare pavarėsisht nga ndryshimet nė bindjet partiake. Uroj qė edhe qeveria e sotme shqiptare tė ketė dėshirėn pėr t'i njohur ato. Pėr ne qė jetojmė jashtė Shqipėrisė ka fare pak rėndėsi se kush drejton pushtetin.
Pėr ne ka rėndėsi qė pushteti t'i bindet lojės sė demokracisė, tė lejojė mendimin e lirė, tė jetė transparent nė kohen e duhur e tė mos ngurrojė tė marrė pėrgjegjėsinė e kėrkojė falje kur ka gabuar.
Ky ėshtė koncepti ynė. Lidhur me aktivitetin, do tė dėshiroja tė shtoja se synimi ynė ėshtė transparenca dhe qartėsimi i kujtdo qė ėshtė i interesuar tė mėsojė pėr marrėveshjen nė fjalė.
Aktiviteti ynė ėshtė, ndėrkohė, njė apel ndaj Gjykatės Kushtetuese pėr tė gjykuar vetėm mbi dritėn e fakteve e kėshtu do t'i mundėsohet kuptimi, pse ajo marrėveshje nuk mund dhe nuk duhet tė "bekohet" nga parlamenti shqiptar.
Shekulli
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 30 vizitorë |
| Lexuar:
1,347 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| BISEDĖ ME SABIT VESELIN, NJĖ HERO I HESHTUR... |
E enjtė, 02 shtator 2010 - 18:56 Ramadan PLLANA - DĖSHMI TĖ KOHĖS
( Nė pėrkujtim tė njėmujorit tė vdekjes sė veprimtarit tė paepur pėr ēlirim e ribashkim kombėtar, qė ra tragjikisht... |
| Intervistė me poetin Tafil Duraku |
E martė, 10 gusht 2010 - 01:32 Bisedė e qėllimtė: Tafil Duraku - shtigjet e jetės sė tij krijuese, artistike e atdhetare, 2
PĖR SHOQĖRIMIN E DIPLOMATĖVE SHQIPTARĖ, NUK MĖ THIRRĖN NĖ ... |
| R. Qosja: Kur shpėrfytyrohet kultura! |
E enjtė, 01 korrik 2010 - 23:59 Figura poliedrike prej studiuesi, kritiku, shkrimtari, eseisti, Akademik Rexhep Qosja, padyshim ėshtė njėri ndėr intelektualėt mė tė mėdhenj shqiptarė, i c... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|