Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Federalizimi – kėrcėnim politik apo perspektivė reale pėr Maqedoninė?
Publikuar më 08 mars, 2010 nė orėn 21:01 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kushtetuta e shtetit unitar tė Maqedonisė pasqyron nė mėnyrė mė besnike ambalazhin e produkteve qė zihen nė kuzhinėn antishqiptare tė Shkupit. Opinioni publik, qė pėrcjell me shqetėsime tė mėdha tensionet e vazhdueshme ndėretnike qė gjeneron kjo kuzhinė, ka hapur debatin rreth domosdoshmėrisė sė ndryshimeve tė Kushtetutės.

Pėrballė kėsaj domosdoshmėrie, si domosdoshmėri e kohės pėr tė ndėrprerė degradimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve ndėretnike, ruajtėsit e status quo-sė, valėvisin flamurin ideologjik tė unitarizmit tė kamufluar me sintagmėn se gjoja « nuk ka zgjidhje territoriale pėr ēėshtjet etnike ».
Kjo sintagmė u pėrsėrit me cinizėm tė paparė edhe nga pėrfaqėsues tė lartė tė BDI-sė nė debatin e organizuar nga Alsat-M lidhur me temėn « Federalizimi – kėrcėnim politik apo perspektivė reale pėr Maqedoninė? .. ».
Pėr ata qė shtiren se nuk e dinė po ua rikujtojmė se etnitė nuk jetojnė nė qiell por janė tė vendosura nė tokė ! Nė territore tė caktuara !
Sintagma unitariste qė pretendon se « nuk ka zgjidhje territoriale pėr ēėshtjet etnike » fsheh qėllimin e vetėm qė territori i shtetit tė jetė territor nė shėrbim ekskluziv tė njė etnie. Nė rastin e Maqedonisė, kjo sintagmė tenton tė maskojė realitetin se ky territor shtetėror me pasuritė e veta dhe njerėzit qė jetojnė nė te duhet tė vihen nė shėrbim tė atyre qė identifikohen si maqedonas!
Kjo formė e funksionimit tė shtetit ėshtė forma mė e keqe e organizimit tė shoqėrive shumė etnike. Ajo nuk pėrmban nė vete asnjė dėshirė tė jetės sė pėrbashkėt. Pėrkundrazi, ajo shtrihet nė logjikėn e luftės pėr dominim politik, ekonomik e kulturor dhe si e tillė ēon nė mėnyrė tė pashmangshme nė tensione dhe konflikte ndėretnike.
Tensionet vijnė si rezultat i mosrespektimit tė kompleksitetit shoqėror dhe ekskuluzivitetit tė njė etnie ndaj etnive tjera.
Shkurt, sovranitetit nga lartė-poshtė ėshtė burim i konflikteve tė vazhdueshme ndėretnike !
Nga ana tjetėr kemi filozofinė politike tė organizimit shoqėror qe bazohet nė sovranitetin nga poshtė - lartė.
Ky sovranitet nga poshtė - lartė mund tė merr formėn e konfederatės apo federatės, mund tė shprehet me njėsi autonome (krahinave, kantoneve apo strukturave tjera) si ndėrmjetėsuese pėrmes tė cilave sigurohet funksionimi demokratik i shoqėrisė shumė etnike.
Sovranitet nga poshtė - lartė paraqet formėn politike ku komunitetet e ndryshme qė nuk kanė as gjuhė, as fe, e as tradita tė pėrbashkėta mund tė bashkėjetojnė nė harmoni. Ėshtė sinonim i dialogut dhe vlerave tė pėrbashkėta ku mirėkuptimi, kėmbimi i vlerave dhe dialogu i vazhdueshėm pėrbėjnė objektivat madhore tė bashkėjetesės paqėsore. Ėshtė organizimi politik ku harmonia e pjesėve nuk shihet si konkurrente, por si plotėsuese pėr t’i dhėnė kuptim tėrėsisė.
Aplikimi i kėsaj filozofie politike ka bėrė qė demokracitė perėndimore tė kenė epėrsinė e pakontestueshme nė raport me shtetet unitare dhe tė ngadhėnjejnė nė pėrmasa botėrore pėrballė totalitarizmit.
Sot, pas pėrvojave disa shekujsh tė organizimit federativ, askush nuk mund tė kontestojė efikasitetin e federalizmit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Kanada, Australi, Zvicėr, Belgjikė dhe shtetet e shumta tė demokracive nė botė.
Madje edhe shtetet qė i afrohen mė sė shumti pėrbėrjes monoetnike tė popullsisė, si Gjermania dhe Austria, kanė zgjedhur modelin federariv si model mė efikas.
Domosdoshmėria e tejkalimit tė formės unitare tė shtetit tė Maqedonisė bėhet edhe mė urgjente kur dihet fakti se edhe shtetet qė janė themeluar mbi modelin e filozofisė jakobiniste janė shumė mė tė decentralizuara se Maqedonia.
Kur Gjermania si shtet, popullsia e sė cilės ka njė gjuhė dhe njė fe, aplikon sistemin federativ tė organizimit politik atėherė pse Maqedonia, nė tė cilėn dy kombet numerikisht mė tė mėdha (maqedonasit dhe shqiptarėt) nuk kanė as gjuhė, as fe dhe as kulturė tė pėrbashkėt duhet tė funksionoj si shtet unitar ?
“Argumetet” se gjoja ndėrkombėtarėt sugjerojnė kėtė model tė organizimit politik pėr Maqedoninė janė banale dhe ironike nė tė njėjtėn kohė.
Cili “ndėrkombėtarė” qė vjen nga shtetet e demokracive perėndimore, i lindur dhe i edukuar nė frymėn e tolerancės dhe respektit tė diversitetit etnik, gjuhėsor, kulturor dhe fetar do tė na sugjeronte modelin e organizimit politik qė gjeneron tensione dhe konflikte tė vazhdueshme.
Nėse qėndrimet e “ndėrkombėtarėve” qė kanė lindur dhe janė edukuar nė frymėn e despotizmit tentoni t’i pėrgjithėsoni atėherė kjo ėshtė e qartė se e bėni nė funksion tė ruajtjes sė status quo-sė.
Federatat demokratike mbijetuan shekujt dhe dėshmuan efikasitet tė madh me organizimin politik nė interes tė diversitetit etnik, gjuhėsor, kulturor dhe fetar.
Diktaturat, qofshin edhe nė formė federate tė tipit sovjetik apo jugosllav, pėrfunduan me shpartallime.
Shpartallimi i Federatės jugosllave ėshtė shumė i freskėt siē janė tė freskėta edhe qėndrimet e tė gjitha atyre qė nuk pranonin tė ndryshonin Kushtetutėn dhe t’i trajtonin shqiptarėt e Kosovės si tė barabartė.
Ithtarėt e ruajtjes sė status quo-sė tė asaj kohe mund tė shkojnė nėpėr arkiva shtetėror apo biblioteka dhe me nostalgji tė lexojnė atė Kushtetutė. Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe popujt tjerė nuk pranuan tė jetojnė nėn diktatin e Beogradit.
E njėjta gjė do tė ndodhė edhe nė Maqedoni. Populli shqiptar nuk do tė pranojė tė jetojė nėn diktaturė, qofshin ato edhe « diktatura multietnike » tė unitarizmit maqedonas!

Bardhyl Mahmuti
Kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar


8 mars 2010

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 23 vizitorë
Lexuar: 275 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
KUSH NUK MĖSON NGA HISTORIA, AJO I PĖRSĖRITET
E shtunė, 04 shtator 2010 - 22:37
„...hiq nuk po mėrzitem qė po na rreni, por po mė vjen inati se po kujtoni qė ne po ju besojmė...” I lexoj me kėnaqėsi tė gjitha shkrimet e Adnan Abrash...
Anton KĒira viziton AAK-nė
E shtunė, 04 shtator 2010 - 22:34
Takimi me qejt e vet Vizita e njė delegacioni Shqiptaro-Amerikan nė selinė e AAK-sė ishte mė qesharakja dhe mė rrėnqethėsja e muajve tė fundit. Nuk ėsht...
Nuk pėrfundon lufta mė dorezimin e armve…!
E shtunė, 04 shtator 2010 - 22:25
Kastriot Bujupi Pėrfaqesues i FBKSH-sė Pas vitit 1999 nė kosovė forcat e NATO-s i mblodhėn armėt por ne mėnduan qė vetėm armėt.....! Po themi kėshtu ...
A DO DUHEJ BOJKOTUAR RAMAZANI ?!
E shtunė, 04 shtator 2010 - 22:16
Pas njė pritje bukur tė gjatė Kosovės i erdhi edhe njohja e shtatėdhjet nga Hondurasi,shtet ky qė bėn pjesė nė urėn lidhėse toksore nė mes tė Amerikės Jugo...
KUJT I INTERESON PĖRĒARJA E ĒAMĖVE NĖ SHQIPĖR...
E shtunė, 04 shtator 2010 - 22:14
Historia tragjike e kombėsisė shqiptare tė Ēamėrisė tanimė nga tė gjithė ne shqiptarėt dhe tė tjerėt njihet botėrisht. Menjėherė pas shpalljes sė pluri...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi