Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHTETI PA EMĖR PA KAPACITET PĖR TĖ KRIJU STABILITET
Publikuar më 10 mars, 2010 nė orėn 23:24 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pas luftės sė dytė botėrore, sllavėt nė hapėsirėn e Ballkanit perėndimor formuan njė shtet nė krye me komunistin e emancipuar Josip Broz Tito. Atėherė kėtij shteti tė emėruar Jugosllavi iu ngjitė edhe njė hapėsirė tė cilėn komunistėt e pranuan si Republika e Maqedonisė. Kjo republikė ish-Jugosllave e pėrbėrė nga 40 % tė ashtu emėruarve maqedonas, me mė shumė se 30 % shqiptar autokton si dhe komunitete tjera si boshnjak, turq, romė, serb dhe vlleh nė vitin 1991., formojė shtetin e pavarur tė quajtur nga sllavėt - Republika e Maqedonisė.

Shkruan: Albinot Maloku

Prej 8 shtatorit tė vitit 1991, deri nė ditėt e sotme kėtė shtet krejtėsisht artificial e gjarpėron njė periudhė me probleme dhe destabilitet. Prej kėsaj date emrin me tė cilin e kishte pagėzuar Jugosllavia e Titos, dhe me tė cilin e fillojė shtetėsinė e tij, kurrė nuk ia njohu fqiju i saj dhe vėllai prej feje Greqia. Nė anėn tjetėr fqiju dhe vėllai prej feje e kombi, Bullgaria nuk ia njohu identitetin kombėtar, kurse vėllai prej feje dhe fqiju, Serbia kurrė nuk i pranojė pavarėsinė Kishės ortodokse tė ashtu emėruar Maqedonase. Kėto ishin ato problemet me tė cilat u ballafaqua e po ballafaqohet Maqedonia aktuale jashtė kufijve tė saj, mirėpo ky shtet nuk ka pas dhe nuk ka as rehati pėrbrenda kufijve tė saj. Pas daljes nga Jugosllavia nė vitin 1991, fqiju i kėsaj republike ish-Jugosllave, Shqipėria ia njohu pa problem edhe shtetin, edhe kombin, edhe fenė, edhe emrin, edhe gjuhėn, por qė ky shtet mė sė shumti i nxorri probleme shqiptarėve, ēoftė atyre brenda kufijve tė saj tė pas vitit 1991., si dhe jashtė tyre.
Sot, Maqedonia aktuale ėshtė njė republikė e pranuar nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara si Republika ish-Jugosllave e Maqedonisė, - prej vitit 2001.- me njė organizim politiko-kushtetues tė mbėshtetur nė Marrėveshjen Kornizė tė Ohrit, mes forcave politike shqiptare dhe maqedonase.
Konkludimin se ky shtet aktual, nuk ka kapacitet tė ēfarėdo qofshėm, tė krijoj stabilitet tė sinqertė qoftė mes etnive, ose tė themi mė mirė mes popujve pėrbėrės tė kėtij shteti, qoftė me fqinjėt e saj e bazoj nė trajektoren e problemeve tė cilat kanė pėrshkuar kėtė vend prej pavarėsimit tė tij. Mos pasja e kapacitetit pėr tė krijuar stabilitet, ndėrlidhet mė sė shumti me vullnetin e pakt ose te as pakt tė ortodoksėve maqedonas, pėr hapa tė sinqertė drejt stabilitetit nė vend.
Realiteti nė Maqedoninė aktuale, sidomos kohėve tė fundit mė shtynė tė mendojė e tė bindem se ky vend nuk ka kapacitet tė gjenerojė pėrparim tė marrėdhėnieve mes etnive, si dhe tė kapėrcej problemet me fqinjėt e saj.

(Mos)marrėveshja e Ohrit

Pas pavarėsimit tė saj, Kuvendi i Maqedonisė aktuale solli njė Kushtetutė e cila injoronte nė tėrėsi faktorin autokton e pėrbėrės tė shtetit, popullatėn shqiptare. Dhjetė vjet mė pas nė kėtė republikė ish-Jugosllave plasi njė konflikt i armatosur mes forcave maqedonase dhe atyre shqiptare. Bashkėsia ndėrkombėtare pasi qė kishte provuar eksperienca tė hidhura nga hapėsirat tjera tė ish-Jugosllavisė, ku kishin ndodhur luftėra tė pėrmasave tė mėdha, me shpejtėsi intervenojė duke i bėrė trysni palėve nė konflikt qė tė vijnė deri te marrėveshja, dhe konflikti tė mos eskalojė. Me 13 gusht tė vitit 2001, nėn mbikėqyrjen e pėrfaqėsuesve F.Leotar dhe Xh. Perdju pala maqedonase dhe ajo shqiptare nėnshkruan Marrėveshjen Kornizė tė Ohrit, e cila i parapriu ndalimit tė konfliktit dhe zgjidhjes sė mosmarrėveshjeve pa armė. Marrėveshja nė fjalė u bė pjesė pėrbėrėse e Kushtetutės sė kėsaj republike ish-Jugosllave.
Si marrėveshje e tillė ēfarė ėshtė, nuk pėrkon me qėllimet e atyre pjesėtarėve tė Ushtrisė Ēlirimtare Kombėtare tė cilėt kishin bėrė betimin, dhe dhėnė jetėn e tyre, por mund tė konsiderohet si njė e arritur politike jo e paktė e shqiptarėve tė cilėt jetojnė nė Maqedoninė aktuale. Duke folur pėr kėtė marrėveshje, e cila patjetėr ėshtė futur nė historinė politike tė rajonit, analisti politik nga Tetova, Artan Sadiki pohon se – Ēdo politikė shqiptare nė Maqedoni fillon me Marrėveshjen e Ohrit. Ajo konsiderohet arritje mė e madhe pėr shqiptarėt. Sadiki vazhdon mė tutje duke thėnė se – Marrėveshja e Ohrit tentoi ti relaksoi marrėdhėniet mes maqedonasve dhe shqiptarėve, mirėpo pala maqedone tenton ti zhbėjė tė arriturat e kėsaj marrėveshje.
Publicisti shqiptar nga Shkupi, Kim Mehmeti ka njė qėndrim tė ngjashėm sa i pėrket kėsaj marrėveshje, por qė nuk e duron moskujdesin e liderėve politikė tė korpusit shqiptar. – Shqiptarėt nuk arritėn tė marrin aksion nė Maqedoni edhe pse janė mė shumė se 30 % as pas kėsaj marrėveshjeje - thotė publicisti Mehmeti.
Marrėveshja e Ohrit sė pari ndaloj gjakderdhjet, dhe kjo ishte ana pozitive e medaljes, avancoi pozicionin politikė tė shqiptarėve, dha njė pikė reference nga do tė duhej qė liderėt politikė tė vazhdojnė me pėrmirėsimin e pozitės sė popullit shqiptarė, dhe nė asnjė mėnyrė nuk do tė duhej tė lejohet anashkalimi i saj.
Autori i librit “Maqedonia shqiptare” dhe publicisti nga Tetova, Nijazi Muhamedi marrėveshjen nė fjalė e quan gjėegjėzė. - Marrėveshja e Ohrit ka mbetur e pa kuptuar si njė gjėegjėzė, qė ėshtė shkruar ndryshe, lexohet ndryshe, do tė mbaroj ndryshe dhe i ngjet fjalės ndryshe. – thotė publicisti Muhamedi.
Kur kjo marrėveshje u nėnshkrua nga palėt nė konflikt, e qė nė ditėt e sotme, nuk pati njė mekanizėm detyrues dhe mbikėqyrės. Ky fakt i dha luksin kėtij dokumenti qė tė interpretohet nė mėnyra tė ndryshme nga kėnde tė ndryshme. Mospasja e njė mekanizmi detyrues pėr implementimin e tėrėsishėm tė marrėveshjes e bėnė atė joserioze pavarėsisht qėllimit tė saj fillestar pozitivė, kur u pranua si njė dokument kompromisi e i mirėqėn nga palėt nė konflikt. - Pala maqedone Marrėveshjen e Ohrit e shikon prej kėndit tė vet, ka njė qasje restriktive, qė sa mė pak tė implementohet ajo, pasi qė Marrėveshja ėshtė pjese e Kushtetutės – thotė nėnkryetari i Kuvendit tė Maqedonisė, Rafiz Aliti.
Amendamentet kushtetuese tė dala nga Marrėveshja Kornizė e Ohrit, por edhe ligjet e mbėshtetura nė kėtė marrėveshje prej momentit tė hyrjes nė fuqi e deri nė ditėt e sotme, konsiderohet se janė shkelur nė mėnyrė flagrante disa herė. Pa dyshim, ndėrrimet qeveritare tė cilat kanė ndodhur nga vitit 2001., kur nė dokumentin e marrėveshjes nė fjalė vendosėn siglat e tyre palėt nė konflikt, kanė dhėnė efektin e vetė ne ngecjet por edhe nė ndonjė pėrparim nė implementimin e saj nė realitet. Partitė politike maqedonase mes vete, kanė bėrė e vazhdojnė tė bėjnė gara se cila nga ato do tė pamundėsoj realizimin e mirėfilltė tė marrėveshjes, nga frika se kur shqiptarėt do ti fitojnė tė drejtat e tyre, ēoftė edhe ato minimalet tė dala nga marrėveshja nė fjalė, do tė mund tė rrezikonin ekzistencėn e maqedonasve. Nė anėn tjetėr, partitė politike shqiptare mes vete, kanė bėrė e vazhdojnė tė bėjnė gara se cila nga ato do tė mundėsoj realizimin e mirėfilltė tė marrėveshjes, mirėpo kėto sipas fakteve reale, nga mospasja e njė konsensusi tė sinqertė, jo qė nuk kanė ndihmuar pėrparimin e mėtejmė tė marrėveshjes, por ato me veprimet e tyre vėlla pėrēarėse kanė dėrguar ujė tek mulliri maqedonas, duke kthyer edhe mė prapa pozicionin e shqiptarėve nė Maqedoni.

400 bajrak maqedonas

Me tė hyrė nė pikėn kufitare e cila tė qon pėr nė Tetovė, mes Kosovės dhe Maqedonisė, valėvitej njė flamur gjigant me diellin nė mesė dhe tetė rrezet e tij nė njė sfond tė kuq. Ky simbol i cili identifikon nė Kombet e Bashkuara kėtė republikė ish-Jugosllave, valėvitej dhe shėnjonte shtetin nė tė cilin po hyja. Nė fillim nuk i kushtova vėmendje, mirėpo kur vazhdova rrugėn pėr nė qytetet tjera, duke filluar nga Shkupi i pash edhe shumė shtylla tė ngjashme me atė flamurė. Ishte njė panoramė e ngjashme sikur se nė Republikėn Serbe tė BeH, ku kryeministri aktual Dodik, kishte nisur para disa kohe projektin pėr shėnjimin e ēdo qyteti tė kėtij entiteti me flamurin e entitetit tė RS-it. Nė ndėrkohė mėsova qė kryeministri i kėsaj republike ish-Jugosllave, Nikolla Gruevski, pėr mes disa projekteve “madhore kombėtare”, siē janė vendosja e 400 shtyllave tė larta me flamuj gjigant nė tėrė Maqedoninė, projekti “historik” i cili do tė “zbukuronte” imazhin e Shkupit nė vitin 2014. Kur jemi tek imazhi i Shkupit, qeveria e kryeministrit Gruevski veē kishte filluar, duke “zbukuruar” me disa “skulptura” Shkupin maqedonas. Nė fakt ato “skulptura” nuk ishin asgjė tjetėr veē disa figura koti tė cilat veē sa e kishin shėmtuar edhe mė shumė qytetin e solidaritetit.
Maqedonizimin e kėsaj republike ish-Jugosllave, po e ndihmonte jo vetėm qeveria por edhe institucioni i cili mė sė paku guxon tė shtrembėroj tė vėrtetėn, Akademia e Shkencave dhe e Arteve, pėr mes njė “enciklopedie”, nė tė cilėn autorėt kishin shkruar “tė vėrtetat” pėr Maqedoninė. Pasi qė autorėt e kėsaj “enciklopedie” e bėnė tė vetėn, maqedonizimit tė kėsaj republike ish-Jugosllave i erdhi nė ndihmė edhe ligji pėr mėsimin e gjuhės maqedone nga jo- maqedonėt.
Kur mori dhenė “enciklopedia” e autorėve tė ASHAM- it, shumė zėra intelektualėsh nuk e duruan kėtė paēavėr enciklopedie e cila maqedonizimin e sllavėve tė kėsaj hapėsire ish-Jugosllave, e shihte pėrmes zhdukjes tė sė vėrtetės. I pyetur pėr qėndrimin e tij rreth kėsaj “enciklopedie”, intelektuali nga Tetova, Nijazi Muahmedi thotė se – Do tė ishte e gabuar fare tė hyhej nė njė polemikė me tė paqenėt. Historia e popullit tė autorėve tė “Enciklopedisė maqedonase” ėshtė faktuar si e paqenė nė proceset historike tė kėtij vendi. – e pėrmbyllė Muhamedi.

Pėrqindje apo barazi

Motin 2001 republika ish-Jugosllave e Maqedonisė, ose siē ėshtė me emrin e saj kushtetues, Republika e Maqedonisė e mbaroi me njė Kushtetutė tė “riformatizuar”, si pasoj e marrėveshjes sė nėnshkruar nga katėr liderėt e partive kryesore nė qytetin me liqe tė Ohrit. Siē e kemi thėnė edhe mė parė ushtarėt e UĒK-sė nuk e kishin filluar luftėn pėr tė “arriturat” tė cilat i solli kjo marrėveshje, mirėpo pėr kėtė gjė, se pėr ēfarė luftuan ata do tė shkruajnė dėshmitarėt e historianėt.
Sot, kjo marrėveshje shikohet me sy mė shumė kritik se sa admirues. Analisti politik, Artan Sadiki thotė se – Shqiptarėt dhe liderėt e partive tė tyre politike, edhe pas kėsaj marrėveshjeje nuk arritėn tė artikulojnė politikat e tyre. Nuk do tė doja qė tė vazhdohet tė flitet mė pėr pėrqindje, por pėr barazi. – konkludon Sadiki.
Nė anėn tjetėr nėnkryetar i Kuvendit tė Maqedonisė, nga radhėt e partisė shqiptare nė pozitė, BDI-sė, Rafiz Aliti shpjegon se pėr veē faktit se Maqedonia ėshtė nė njė udhėkryq tė sajin, edhe mos implementimi i marrėveshjes nė mėnyrė tė drejtė e rėndon situatėn nė vend. - Pas ndryshimeve kushtetutare te viti 2001, shqiptaret kanė njė pozicion mė tė favorshėm se qė kishin mė herėt. Ajo qė ėshtė brengosėse dhe qė e rėndon ambientin politik nė Maqedoni ėshtė qė Marrėveshja e Ohrit dhe ndryshimet kushtetutare implementohen me ngėrē. – thotė Aliti.
Me proceset e fundit, sa i pėrket ligjit ku nxėnėsve jo-maqedon u obligohet mėsimi i gjuhės maqedone nga klasa e parė, u shkaktuan shumė pakėnaqėsi mes popullatės shqiptare tė kėtij vendi. Kėtė gjė publicisti Nijazi Muhamedi e konsideron vazhdimėsi tė tentimeve tė para viteve tė ’90 kur kjo republikė ish-Jugosllave kishte provuar tė miratojė ligjin pėr mbrojtjen e gjuhės maqedone, mirėpo kėtė nuk e kishte lejuar federata Jugosllave. Ndėrsa nė vitin 2007 me procedurė ilegale parlamentare kjo gjė u bė. – Me proceset e fundit pėr mėsimin e gjuhės maqedone, nė praktik implementohet ligji pėr mbrojtjen e gjuhės maqedone, i cili nė fakt ėshtė ligj mbi ligjet sa i pėrket gjuhės. – shpjegon publicisti Muhamedi.
Ish kandidati pėr president tė Maqedonisė aktuale, kryetari i partisė opozitare shqiptare, Demokracia e Re, Imer Selmani thotė se - Me futjen e lėndės sė gjuhės maqedone pėr nxėnėsit e shkollave fillore, prej klasės sė parė jo qė bėhet vetėm njė ngarkim i tepėrt pėr 6 vjeēarėt, por kemi tė bėjmė thjesht me shkelje flagrante tė njė prej shtyllave kryesore tė Marrėveshjes sė Ohrit dhe tė Kushtetutės aktuale tė Maqedonisė pėr gjuhėt zyrtare tė vendit. Mė tej vazhdon Selmani – si shqiptar u dėshpėrova kur mora vesh se pėr miratimin e kėtij vendimi ėshtė dhėnė edhe amini i pesė ministrave shqiptar tė qeverisė.
Me njė ironi, analisti Artan Sadiki thotė se - Tė gjitha ligjet pos Kushtetutės sė vitit 1991. i kanė votuar edhe shqiptarėt.
Amendamenti i V i Kushtetutės sė Republikės sė Maqedonisė, edhe pse i formuluar skajshmėrisht keq dhe nė mėnyrė mjaftė ofenduese, parasheh zyrtaritet shtetėror edhe pėr gjuhėn shqipe, tė cilėn e flasin mė shumė se 30 % e popullatės sė kėtij shteti. – 1. Nė tėrė territorin e Republikės sė Maqedonisė dhe nė marrėdhėniet e saj ndėrkombėtare, gjuhė zyrtare ėshtė gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Gjuhė tjetėr qė e flasin sė paku 20% e qytetarėve, gjithashtu, ėshtė gjuhė zyrtare dhe alfabeti i saj, siē ėshtė pėrcaktuar me kėtė nen. Ky amendament ėshtė pjesė e Kushtetutės sė “riformatizuar” nė vitin 2001., mirėpo edhe pse mjaftė ofendues, pėr faktin qė nuk e emėron gjuhėn shqipe por atė zėvendėson me “Gjuhė tjetėr qė e flasin sė paku 20% e qytetarėve...”, prapė i bėhen shkelje tė natyrave tė ndryshme.
Kryetari i komunės sė Dibrės, Argėtim Fida pasi qė pėrmend tė gjitha faktet e realiteti pėrmes tė cilave rrugėton vendi ku jeton, prej marrėveshjes sė qytetit me liqe, thotė se - Klima e pėrgjithshme pėr njė barazi tė plotė nė Maqedoni akoma nuk ėshtė arritur.

Republika e ...

Nė shtator tė vitit 1991., shpalli pavarėsinė nga Jugosllavia, fillojė faza e njohjeve nga shtetet e globit, mirėpo anėtarja e Kombeve tė Bashkuara, Republika Helen nuk i pranojė emrin dhe me kėtė nuk e njohu si shtet deri nė vitin 1995. As nė kėtė vit nuk e njohu emrin kushtetues tė kėsaj republike, por qė atė e pranoi si Republika ish-Jugosllave e Maqedonisė – FYROM. Konflikti rreth emrit tė kėtij shteti vazhdon edhe sot mes shtetit mos pranues tė emrit dhe ati kėrkues pėr tė pranuar emrin – Greqisė dhe Maqedonisė aktuale. Nė emėr tė kėtij problemi kjo hapėsirė ish-Jugosllave prej pavarėsimit ka luajtur rolin e viktimės, dhe vazhdon tė luajė tė njėjtin rolė edhe sot. Maqedonia nuk dėshiron tė zgjedh problemin e emrit pėr tė pėrfituar nga roli i viktimės. – thotė autori i librit “Maqedonia shqiptare”, Nijazi Muhamedi. Ndėrsa ish-kandidati pėr president tė kėtij shteti pa emėr, Imer Selmani thotė se – Mospasja e njė vizioni nga udheheqėsia aktuale e Maqedonisė, nga kryeministri dhe kryetari pėr zgjidhjen e ēėshtjes rreth emrit, e cila bllokon perspektiven e shtetit dhe me atė bllokon edhe perspektiven e qytetarėve, ngarkon edhe me tepėr situatėn politike nė vend.
Nė fund tė muajt qė lėmė pas, ndėrmjetėsuesi i OKB-sė pėr kontestin e emrit, Metju Nimic pati takime me liderėt e shtetit pėr tė provuar, se cili emėr do ti bije kėtij vendi mė hijshėm, por qė me sa duket u kthye papasur ndonjė pėrparim.

Aliu e Menduhi dhe tė pritmet

Gjatė qėndrimit tim disa ditorė, deri sa po shėtisja Tetovėn, Gostivarin, Dibrėn, Strugėn, Ohrin, Shkupin e disa vende tjera ku shqiptarėt “zotėrojnė” pushtet lokal, pata rastin tė bisedoja edhe me qytetarėt e thjesht. Nė njė lokal nė Tetovė e majrė, kur kamarieri mė solli kafen e mėngjesit, gjatė bisedės shumė miqėsore e pyeta se ēfarė mund tė thotė ai pėr situatėn nė vendin ku jeton. Ai mė tha shkurt – neve na duhet njė Albin (Kurti). Kėtė pėrgjigje do tė mund ta interpretonim nė mėnyra tė ndryshme, mirėpo kjo shpjegon pakėnaqėsinė mjaftė tė madhe mes tė rinjve, sidomos ndaj Aliut e Menduhit.
Ēoftė njėri apo tjetri kanė pas rastin tė tregohen gjatė kohės sa ishin nė pushtet, nga se para Aliut, i cili nė atė kohė pėrfaqėsonte “vullnetin e shumicės shqiptare”, por qė nuk ishte nė pushtet, kėtė pozicion e gėzonte Menduhi. Kurse pas zgjedhjeve tė vitit 2008, Menduhin e ndėrrojė Aliu. Tė gjitha partitė politike e kanė bishtin e shkelur – thotė publicisti Nijazi Muahmedi, kur shpjegon sjelljet e liderėve tė partive politike tė vendit. Duke mos treguar as njė dozė rezerve publicisti Muhamedi thotė – Jargavitjet pisanjoze pėr pushtet tė politikės shqiptare, nė emėr tė shqiptarisė janė tė pabajtshme. Nė anė tjetėr analisti politik, Artan Sadiki pohon se – Partitė shqiptare bėjnė fushat me ligjin pėr UĒK-nė, me ligjin e gjuhės..., dhe vlerėson se populli shqiptar i Maqedonisė nuk ėshtė i politizuar, por i partizuar. Oportunizmi politik ėshtė shumė i madh – pėrfundon Sadiki.
Se kujt duhet ti bėjnė presion shqiptarėt nė Maqedoni, pėr pakėnaqėsitė e mėdha mes tyre, publicisti shqiptar nga Shkupi, Kim Mehmeti thotė se – Shqiptarėt duhet ti bėjnė presion partive shqiptare e jo Gruevskit, nga se ai nuk u ka premtuar asgjė kurrė.
Pas gjitha gjėrave qė pash nga tereni, do tė mund ti bėja me dije Aliut e Menduhit tė pritmet qė do tė mund ti gjejnė po qė se nuk kujtojnė sidomos situatėn nėpėr tė cilėn po kalojnė shqiptarėt nė “kėtė hise Shqipėrie qė i thonė Maqedhoni”, sidomos tani. Por, do ti kujtoja Aliut e Menduhit se po nuk filluan tė mendojnė pa dallavere pėr interesat vitale tė kombit mė autokton tė vendit ku jetojnė edhe kėta tė dy, do ti ndjekė gjaku i shumė djemava nga radhėt e UĒK-sė tė cilėt dhanė jetėn e tyre, civilėt e vrarė tė familjes Zimberi nga rrethi i Kumanovės: Selvija (35), Syzana (22), Nealja (17), Jonuzi (18), Mersimi (8) dhe Isnija (4), e raste tė tjera tė vrasjeve tė shqiptarėve autokton nga forcat ushtarake maqedonase nė vitin e konfliktit. Andaj burra, mos na zhgėnjeni neve kėtej kufirit aktual, por as votuesit e simpatizantėt tuaj qė me “jargavitje pisanjoze” ti lyheni njė kryeministri pa identitet, vetėm sa pėr tė pas njė interes shumė ditor e tė shkurtėr, por edhe mjaft tė padobishėm. Shumė jo tė mira do t'u presin!



Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 35 vizitorë
Lexuar: 317 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
KUSH NUK MĖSON NGA HISTORIA, AJO I PĖRSĖRITET
E shtunė, 04 shtator 2010 - 22:37
„...hiq nuk po mėrzitem qė po na rreni, por po mė vjen inati se po kujtoni qė ne po ju besojmė...” I lexoj me kėnaqėsi tė gjitha shkrimet e Adnan Abrash...
Anton KĒira viziton AAK-nė
E shtunė, 04 shtator 2010 - 22:34
Takimi me qejt e vet Vizita e njė delegacioni Shqiptaro-Amerikan nė selinė e AAK-sė ishte mė qesharakja dhe mė rrėnqethėsja e muajve tė fundit. Nuk ėsht...
Nuk pėrfundon lufta mė dorezimin e armve…!
E shtunė, 04 shtator 2010 - 22:25
Kastriot Bujupi Pėrfaqesues i FBKSH-sė Pas vitit 1999 nė kosovė forcat e NATO-s i mblodhėn armėt por ne mėnduan qė vetėm armėt.....! Po themi kėshtu ...
A DO DUHEJ BOJKOTUAR RAMAZANI ?!
E shtunė, 04 shtator 2010 - 22:16
Pas njė pritje bukur tė gjatė Kosovės i erdhi edhe njohja e shtatėdhjet nga Hondurasi,shtet ky qė bėn pjesė nė urėn lidhėse toksore nė mes tė Amerikės Jugo...
KUJT I INTERESON PĖRĒARJA E ĒAMĖVE NĖ SHQIPĖR...
E shtunė, 04 shtator 2010 - 22:14
Historia tragjike e kombėsisė shqiptare tė Ēamėrisė tanimė nga tė gjithė ne shqiptarėt dhe tė tjerėt njihet botėrisht. Menjėherė pas shpalljes sė pluri...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi