Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
MUGULLIME TË REJA LETRARE NË MËRGATËN SHQIPTARE NË GJERMANI
Publikuar më 24 mars, 2010 në orën 22:30 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pal SOKOLI

MUGULLIME TË REJA LETRARE NË MËRGATËN SHQIPTARE NË GJERMANI

LSHAKSH-ë Gjermani vazhdon aktivitetin e vet letrarë me promovime të reja nga autor shqiptar në Gjermani.

Hanover 14.3.2010
Në sallën tradicionale të prezantimeve tona të shpeshta në Hanover u bashkuan gradualisht bashkatdhetarë shqiptar nga të gjitha qytetet gjermane, kësaj radhe nuk kishte koncerte as humor nga estrada jonë kombëtare por kishte Orë letrare.
LSHAKSH-në Gjermani bëri promovimin e pesë veprave të autorëve shqiptar nga mërgata shqiptare në Gjermani.

Takimin e hapi prezantuesi Hysni Mirena i cili për mrekulli e udhëhoqi deri ne fund këtë takim letrarë,Me një minutë heshtje ju bë nderim martirëve të rënë për lirinë e Kosovës. Pastaj z. Mirena i dha fjalën z. Hajriz Mjeku përfaqësues i kryesisë së LSHAKSH-së në Hanover. Hajriz Mjeku përshëndeti të pranishmit për pjesëmarrjen masovike në këtë takim dhe pastaj foli për rolin qe po luan LSHAKSH-ja në krye me z. Martin Çuni në krye të saj për prezantimin e kulturës shqipe këtu në mërgatë. Autorëve qe promovuan ju uroj suksese.
Z. Martin Çuni në fjalën e vet u përkufizua të rëndësia e gjuhës shqipe, apo siç e quajti ai “thesari më i vjetër i europës”. Ne kemi më çka të mburremi para europës, por duhet të jemi të gatshëm ti prezantojmë vlerat tona tha ndër të tjera z Çuni. Për prezantimin e këtyre vlerave z.Çuni e sheh të nevojshme të kemi një shtëpi kulturore shqiptaro-gjermane “Alb-De Haus “Muter Teresa”prej nga do të kemi mundësi të këmbejmë të arriturat tona të reja kulturore dhe njiherit ta paraqesim edhe rrugën tonë historike me të gjitha sakrificat qe ka përjetuar populli shqiptar në rrugën e drejt të pavarësimit. Z Çuni na përkujtoj se ka filluar bisedimet edhe me përfaqësues të qeverisë së Kosovës “dhe unë pres edhe përkrahjen e inteligjencës dhe bizneseve shqiptare ne Gjermani”.
“Aktivitetet tona letrare i kemi zhvilluar nga Berlini deri në München dhe do të vazhdojmë edhe më tutje, kështu qe autorëve ju uroj suksese të reja në krijimtarinë e tyre”përfundoj z. Çuni. Për veprën e autorit Isak Guta”Epika e mbiemrit”,vepër kjo dramatiko-poetike, foli z .Vehbi Musa. Z. Vehbi Musa pasi foli për biografin e z. Guta, të cilin e fati e paska detyruar të mbetët mërgimtar i përjetshëm,u përqendrua të figurat e ndryshme qe populli ynë i ka dhënë kulturës europiane dhe botërore deri të figura e ndritshme e Aleksandër Moisiut(1879-1935)për të cilin bëhet fjalë në veprën “Epika e mbiemrit”. Z.Vehbi Musa vlerësoi pozitivisht përpjekjen e pa reshtur të autorit qe figurën e Moisiut, ta radhis me figurat e tjera të mëdha të kombit tonë. Autori ka mbledhur krijimtarinë më të zgjedhur shqiptare kushtuar Moisiut dhe prezantuar si tersi dramatike- artistike. Autori Isak Guta, përshëndeti dhe falënderoi nga zemra LSHAKSH-në qe organizuan promovimin librit të tij për A. Moisiun i cili ja ka kushtuar afër 30 vite të hulumtimit dhe përkushtimit në studimin e jetës dhe veprës tij.” Nga Moisiu mësova shumë, dhe çdo promovim i një vepre kushtuar Moisiut më dukët sikur ringjallë gjeniun e artit A. Moisiun dhe shtegton nëpër atdhe” tha autori IsakGuta.
Z. Hysni Mirena ftoi në skenë edhe autorin e veprave “Shpirti i shitur”(tregime për të rritur) dhe “Ëndrra e bardhë”(poemth për fëmijë) z.Dibran Demakun,veprat e të cilit i prezantoj poeti Hasan Qyqalla.” Vepra e z. Dibran Demaku,është komunikatave dhe pa hiperbolizime të tepruara, shkoqit ngjarjet e një kohe jo fort të largët e të cilës i takonte edhe vet autori, kohe më plot trillime, montime,mashtrime të cilave nuk ju ka shpëtuar vet autori”. Hasan Qyqalla përshkruan veprën si të rrjedhshme dhe nën kontrollin e arsyes, vepër qe përshkruan të dy anët e medaljes pa bërë ekzagjerime as të unit të tij dhe as pa rënë në pesimizmin utopik të një kohë të palosur. Pastaj z. Qyqalla lexoj një pasazh nga tregimet e veprës në fjalë qe u duartrokit nga të pranishmit. Pastaj z Qyqalla vazhdoj,”Autori sikur komunikon urtinë e thellë shpirtërore e socio-psikologjike dhe me mjeshtri i ik shprehjes gazetareske”. Kurse nga shkolla shqipe e Hanoverit, nxënëset Valmira dhe Fatmir Mjeku si dhe Rina Shasivari me Ilirianë Halitin, interpretuan një fragment nga poemthi “Ëndrra e bardhë”.
“Vuajtjet dhe përjetimet e popullit janë shkruar në mënyra të ndryshme artistike nga krijuesit tanë dhe rrugëtimi i mundimshëm drejt aspiratave shekullore, Në Romanin “Kthetrat e urrejtjes” autori Jahjah Salihu gjithashtu trajton një temë te dhimbshme të popullit tonë”vazhdoj prezantuesi Hysni Mirena duke ftuar ne skenë autorin Jahjah Salihu dhe prezantuesin e veprës se tij poetin Shaban Cakolli.
Z.Shaban Cakolli duke prezantuar veprën “Kthetrat e urrejtjes”të autorit Jahjah Salihu tha,”Ne po njohim një autor të një libri me poezi dhe të romanit në fjalë, ne po njohim një shkrimtar dhe një anëtar të ri të LSHAKSH-së”.Pasi foli për biografin e z .Salihu u përqendrua në përmbajtjen e romanit “Kthetrat e Urrejtjes” i cili ka personazhet dhe tematiken shqiptare, ka trevën shqiptare dhe fatin e një devijimi të kohës së sotme. Autori nuk tabuizon sëmundjet shoqërore të kohës siç janë; konsumi i alkoolit, drogës, divorci dhe ë tjera, qe përkundër asaj se populli ynë ka kaluar kalvarin e tragjedive të ndryshme, nuk i shpëton kësaj tragjedie moderne qe po përhapët gjithnjë e më shumë”tha z .Cakolli. z. Cakolli përshkroi prej fillimit deri në fund fatin e një qelize shoqërore-familje prej nga niset autori i romanit,fatin e personazheve,Agroni, Jana dhe Arjana deri në përfundimin tragjik të kësaj të fundit. Pastaj se si autori degëzon fatin e Arianes me atë të Blertës, për ta pasur si rrugëdalje nga pesimizmi i jetës përfundoj fjalën z Cakolli. Autori u falënderua shumë krijuesve për përgatitjen e promovimit të veprës se tij, kështu qe duke ju përgjigjur pyetjes se mësuesit Ymer Ademi se a është tematika e vërtetë apo e imagjinuar në këtë roman, autori i emocionuar u përgjigj se tematika për fat të keq është e vërtetë. Emocione pati i gjithë publiku qe ishte prezent. Pastaj u hapen edhe diskutime rreth ngjarjeve të ngjashme tragjike qe rrezikojnë çdo ditë familjet tona. Në radhë erdhi promovimi i përmbledhjes me poezi “Njëqind vjet pritje” e autorit Azem Xhafollit, për të cilin foli shkrimtari Dibran Demaku.
“Vet titulli i librit është një metaforë në veti” thotë z Demaku, Njëqind vjet pritje deri të pavarësia e Kosovës, Kësaj radhe z. Xhafolli, pas përmbledhjes se parë me poezi për fëmijë,tani na vjen me poezi për të rritur dhe krejt me një stil dhe me një formë të veçantë. Përmbledhja ka katër cikle “Në çdo pëllëmbë të atdheut”,”Maleve u doli Loti”,”Kujtime nga Bllaca”dhe “Ëndrra ime”,cikle këto qe përmbledhin motive të ndryshme; patriotike, perkushtuese, me tematik nga plaga ynë e vjetër e mërgimit si dhe motive dashurie. z. Azem Xhafolli punon profesionin e shenjt të mësuesit qe afër 30 vite këtu në rrethin e Hanoverit.
Nga diskutime apo edhe ne pyetjet që pasuan rreth përkatësisë etnike në biografinë e Aleksandër Moisiut dhe në disa pyetje të tjera u përgjigj z. Vehbi Musa,i cili përmendi disa emra të personaliteteve të ndryshme të botës qe kishin origjinë shqiptare dhe më në fund edhe disa nga mitologjia greke apo romake qe nuk shpjegohen me asnjë gjuhë tjetër, veç gjuhës shqipe. Majenautikë e gjithë kësaj mbrëmje ishte dalja në skenë e poetit, veprimtarit të shquar Doktorit të shkencave të mjekësisë, Dr. Petrit Mirena. Dr.Petrit Mirena si nikoqir i mbrëmjes shprehi kënaqësinë qe gjendet në mesin e krijuesve ;”Zëmra shkrimtarit është plot dashuri,dhe sado qe të rrish me shkrimtarët njeriu ndjen vetëm kënaqësi” tha. dr Mirena. Edhe pse gjendemi në mërgim ne duhet të veprojmë dhe siç ka thënë Pjetër Bogdani”Ta kesh një qiri të vogël në dorë, ta zdritësh të voglin dhé”ashtu neve duhet ta kultivojmë kulturën tonë dhe ta respektojmë edhe kulturën gjermane këtu ku po jetojmë. Dr.Mirena lexoj poezinë “Kur mungon Liria” në të dy gjuhët nga përmbledhja me poezi e poetit dhe luftëtarit Hajdin Abazi të përkthyera në gjuhën gjermane nga shkrimtari ynë i njohur Ferdinand Laholli dhe të botuar nga Shoqata studentore Shqiptare “Bashkimi” në Hanover,kryeredaktor i së cilës ishte dr.Mirena. Dr. Mirena lexoj edhe nga përmbledhja e ti për fëmijë;Fëmijët thërrasin lirinë”poezinë “Për ju Fëmijë”. Pastaj Dr Mirena shpërndau nga dy ekzemplar të “Zgjohu Kosova ime” të poetit Hajdin Abazi të gjithë krijuesve të pranishëm. Unë personalisht e ndjeva veten shumë të nderuar kur në emër të dhembjeve të përbashkëta me Dr. Petrit Mirenen dhe vëllain e tij Hysni Mirenen (qe të dy kemi dhënë shumë anëtar të familjes për lirin Kosovës)mora dy libra nga dora e tij.
Pas promovimeve dhe fjalës se dr,Mirenes në skenë doli recituesja më e re Lejla Salihu(vajza 6vj. e poetit Jahjah Salihu)dhe recitoi vjershën “Mëmëdheu” të .Pastaj recitoi edhe Arnisë Xhafolli,poezi për pavarësinë e Kosovës. Skenën e zuri grupi i valleve në përbërje të motrave Mjeku dhe vëllait të tyre Fatmirin me dy valle;”Vallja e Kosovës dhe “Vallja e pavarësisë”.Përmbylljen e kësaj ore letrare e bënë këngëtari tanimë i mirënjohur Remzi Avdullahu dhe Mërgim dhe Valmira Mjeku me raportuarin e tyre me këngë popullore patriotike shqiptare të përcjella edhe me vallëzim nëpër tërë sallën. Përfundimi i kësaj ore letrare do të mbahet mend edhe nga udhëheqja e shkëlqyeshme dhe kompetente të Hysni Mirenes .Pas përfundimit të pranishmit ju lëshuan komunikimit më njëri tjetrin,këmbimin e librave,adresave dhe diskutimeve rreth rrjedhës se përgjithshme te këtij tubimi me karakter kulturor. Nga masa e pranishme me takoj shpesh të dëgjoj se si mërgimtarët tonë kanë nevojë për takime të tilla qe kanë karakter ekskluzivisht kulturorë.






Zgjodhi: Shaban Cakolli

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 18 vizitorë
Lexuar: 3,652 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi