Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Sylejman Qyqalla - Poezi
Publikuar më 28 korrik, 2010 në orën 01:41 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
.













KUR U LINDE TI

Kur u linde ti, vajza ime
U gëzova shumë, pa fund;
Ishte dhjetor i acartë me borë,
Po nga gëzimi s'më dridheshin gjunjët.

Për emrin tënd nuk kisha hall të madh;
Ta pata zgjedhur pa dalur ti në dritë:
SHQIPËRI-më të bukurin e botës,
Për të gjyshi yt mbylli sytë.

Emri yt, goca ime, Shqipëri
Më jep zemër, më jep dritë,
Kujdes, dhe ti ke mbi supe...
Ta ruash nga çdo pritë.

Bensheim, nëntor 2008

SHUMË SHEKUJ PRITA

Shumë shekuj prita e prita
Për një agim të bardhë buzëgaz,
Me sofër bukekripe unë u rrita
Po s'tu ndava, të ndoqa pas.

Shumë shekuj shkuan si ëndërr,
Po gjaku mbeti po ai:
Ndjellabardhë ngrita grusht e ballë,
Veç të tokeshim unë e ti.

Shumë shekuj prita te Molla;
Ngrita zërin dhe n'Çamëri,
Po malin me grusht do ta tundim,
Vito moj, në shekullin e ri!

Je Prometheu, që s'vdes kurrë,
Me mijëra plagë i durove;
Gjergj Elez Alia zemërgur,
Vullkan, kombi im, që s'u shove!

Shumë të prita, Shekull i ri,
Kurorën e lavdisë të vësh në ballë;
Të puqen Sharri e Tomori,
Kahdo ku Gjergji shkeli me kalë.

Bensheim, shkurt 2007

JU FLET TIRANA...
(kushtuar artistes dhe
folëses së Radios, Vera Zheji)

Ç'më josh, më gëzon, më jep zemër
Një zë i ëmbël shprese, pa kufi...
Shfaqet vigane bijë e Nënës,
Në Radio-TIRANA, Vera Zheji.

Zëri i saj kaloi fusha, shkrepa e male
Zemrat shqiptare t'i freskojë:
Nga një tufë fjalësh NËNE,
Neve të robëruarve të na dërgojë.

"Ju flet TIRANA, ju flet SHQIPËRIA!"
Zëri i Verës kumbonte përherë,
Nëna i fliste bijës së plagosur...
Në Kosovë pak PRANVERË.

Vinte zëri i ëmbël me bubullimë,
Ai zë i bukur i gjuhës sonë;
Vinte dhe në Bardh të Madh:
"Ju flet TIRANA...."Vera jonë.

Bensheim, gusht 2006

THOSHIN PLEQTË
fabul

Thoshin pleqtë: "Dreqi përpara sheshazi është dukur,
Është dukur fushave, maleve, tejembanë,
Po mos pandehni se është zhdukur,
Paçka se uniformën tash s'e mban."

Tash dreqi s'rri në përrenj e male,
As në shtazë të hyjë, s'ka zënë vend,
Se malet e përrenjtë e therën me gurë e hale:
"Shko te njeriu, do bësh aheng!"

Bensheim, mars 2007

FLOKU DHE BALLI
fabul

I paskësh thënë floku ballit një kohë:
"Ec kah të duash, fare udhë mos zgjedh,
Të fsheh unë, të bëhem cohë,
Tërë një shtëllungë përsipër ta hedh!"

"Nuk mundem, jo, flok i uruar...
Ti më mbulon veç kur s'ka stuhi;
Kush m'i fsheh,pastaj, njollat,
Kur do bëhesh qose, në pleqëri?"

Bensheim, dhjetor 2008



Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 1,599 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi