Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
-“ Shqipërinë shpëtoje Zot, nga shqiptarët”-Faik Konica
Publikuar më 16 shkurt, 2011 në orën 01:30 ( ) Fehmi Ramadani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Elitat politike, si përgjegjëse të krizës shqiptare

Ngjarjet e dëmshme ndër shqiptarët janë të gjykuar të përsëriten sa herë që këstet e tyre politike këto i dëshirojnë. Pas demonstratave tragjike të 21 janarit në Tiranë dhe situatës së krijuar shumë konfuze që këto ngjarje kishin reflektuar, kjo po dëshmon se shoqëria shqiptare është në krizë të thellë politike. Për fat të keq, kjo krizë tashmë ka zënë vend dhe është duke i prodhuar pasojat e veta ndër shqiptarët.

Ngjarjet e 21 janarit nuk ishin shkaku kryesor, sepse shkaqet janë më të hershme dhe të shumta, por ishin vetëm një shkas për të alarmuar shoqërinë shqiptarë për krizën në të cilën gjendet ajo. Në Shqipëri, që nga shembja e diktaturës komuniste, elitat politike nuk u gjenden të përgatitura për sfidat me të cilat do të ballafaqohet shoqëria dhe vendi, sidomos gjatë fazës së transformimit nga një sistem komunist në demokraci perëndimore. Këto elita ishin shumë të paorganizuara, të papjekura dhe më një sërë dobësish tjera.

Për njëzet vjet veprimi demokratik në Shqipëri elitat e saj, si politike, intelektuale, por edhe të biznesit në vend që të merrnin rolin prijës të organizimit shoqëror, demokratik, struktural, funksional dhe shtresor të sistemit të ri shoqëror. Këtë rol ua kishin lënë struktura të dyshimta shoqërore e politike, të korruptuara, por dhe krimogene, të cilat më vonë kishin krijuar privilegje shoqërore dhe krejt në fund sa herë që rrezikoheshin interesat e tyre këto elita ishin në gjendje të krijojnë situata shumë të pakëndshme, si për demokracinë e brishtë, por edhe për stabilitetin e vendit në përgjithësi. Këto elita politike janë direkt përgjegjëse të krizave të njëpasnjëshme që po ndodhin në këtë vend, por duke mos përjashtuar edhe ndikimin e disa organizatave të fshehta të huaja.

Këto elita politike kishin thelluar shumë hendekun shoqëror, duke ndarë klasat shoqërore të këtij vendi sipas frymës ideologjike, në të majtë dhe të djathtë, në partizanë dhe ballistë, pastaj në dallimet krahinore, si jugor dhe verior, kosovar, lab, toskë, gegë, etj. Këto ndarje edhe pse kishin rrënjët më të hershme, por kulminacionin e kishin arritur, sidomos në periudhën postkomuniste, pas transformimit të këtij vendi. Për zgjidhjen e këtyre hendeqeve nuk ishte ndërmarrë asgjë dhe këto tashmë janë shndërruar në dukuri jashtëzakonisht të dëmshme për demokracinë e kësaj shoqërie. Përkundrazi, këto në masë të mjaftueshme kishin ndikuar në thellimin e raporteve jo të mira shoqërore dhe padyshim kjo ka reflektuar direkt në brishtësinë e demokracisë dhe institucioneve të këtij vendi. Gjithashtu, kjo ka ndikuar dhe po ndikon në masë të madhe në imazhin e keq ndaj shqiptarëve në botë.

Elitat politike në Shqipëri, në vend të realizimit të vlerave të mirëfillta demokratike e shoqërore ato janë fokusuar në luftën e tyre për interesa individuale dhe grupore. Në vend që të ndërtojnë një demokraci me standarde të larta në masë të duhur kanë ndihmuar në krijimin e një demokracie të brishtë me standarde të ultë dhe një sistem institucional korruptiv. Lidershipi i tyre është shndërruar në lidership korruptiv dhe për këtë dëshmojnë shumë afera të ngritura nëpër gjykata. Nuk mund të mohohet kontributi i tyre në krijimin e sistemit të degraduar të drejtësisë, degradimin e vlerave të përgjithshme shoqërore, largimin e “trurit” nga vendi, papërgjegjësia individuale dhe grupore ndaj ligjit, lufta e pushteteve të vogla dhe të mëdha dhe disa shkaqe tjera që kanë ndihmuar në masë të madhe në kompleksitetin e përgjithshëm shoqëror e politik.

Lufta e lidershipit të këtyre elitave për pushtet më të madh, për përfitime më të mëdha ka sjellë demokracinë në krizë. Ata kanë anashkaluar shkaqet e vërteta të shoqërisë shqiptare, e të cilat ekonomia, varfëria, papunësia, jo-perspektiva, etj, dhe këto kategori shoqërore nga asnjë elitë nuk janë trajtuar dhe zhvilluar si duhet.

Disharmonia e pushteteve dhe debalancimi shoqëror i tyre janë shkaktarët tjerë të krizës së këtij shteti, ndërsa mos-përgjegjësia e lidershipit ndikonte në prishjen e kohezionit shoqëror. Në sistemet demokratike, si të zhvilluara, si më pak të zhvilluara elitat janë shumë të kujdesshme në ruajtjen e kohezionit shoqëror, shtresave shoqërore, kohezionit social dhe balanseve të tyre, sepse moskujdesi ndaj këtyre faktorëve prodhon krizë. Kur kësaj i shtohet edhe gjuha ekstreme e politikanëve dhe urrejtja patologjike e disa politikanëve që kanë ndaj njëri tjetrit, atëherë, padyshim se krizat thellohen edhe më shumë.

Këta politikanë të papërgjegjshëm sa më parë duhet të largohen nga skena politike, sepse deri më tani kanë dhënë shumë argumente se nuk janë të dobishmit e kësaj shoqërie. Jo rastësisht, patrioti i madh shqiptar Faik Konica para 93 vjetësh kishte thënë: “Shqipërinë shpëtoje, Zot, nga shqiptarëve”. Në Shqipëri skema e shkatërrimit demokratik dhe institucional nuk guxon të ndodhë më kurrë.

Ky vend ka nevojë shumë për skema të reja politike dhe politikanë të rinj, të cilët janë në shërbim të demokracisë, interesave të qytetarëve dhe vendit të vet. Në Shqipëri më së shumti ka nevojë për lidership të përgjegjshëm dhe autoritativ në popull, sepse vetëm këta mund të krijojnë një demokraci normale dhe funksionale. Vetëm këta do të jenë në gjendje të luftojnë korrupsionin dhe krimin, i cili në këtë vend është shndërruar në kancer të shoqërisë. Vetëm këta do të respektojnë hierarkinë e pushteteve dhe do të jenë në ballë të luftës për një sistem të mirëfilltë vlerash shoqërore, si në drejtësi, shëndetësi, kulturë, shkencë dhe të arriturat tjera shoqërore e kombëtare. Me këto vlera që në radhë të parë duhet t’i ketë lidershipi elitar, ky vend mund të shndërrohet në një vend më të zhvilluar demokratik. Për t’u arritur këto duhet më shumë punë dhe përgjegjësi e të gjithë shqiptarëve pa dallim ku jetojnë ata, sepse çdo vepër e tyre ndikon drejtpërdrejt në imazhin e tyre individual, të vendit të tyre, por edhe kombëtar. Imazhi i kombit mbrohet nga të gjithë njerëzit e tij, por në radhë parë është detyrë e lidershipit të elitave gjegjëse të kombit të jetë në hap me vlerat demokratike dhe të arriturat tjera shoqërore, sepse kjo është e domosdoshme për shoqërinë shqiptare.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fehmi Ramadani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 50 vizitorë
Lexuar: 4,368 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi