Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
O HASHIM “TRIMI”, ATË GISHT, QË PO E NGRE ME MBURRJE PARA POPULLIT TËND, TASH BËN MIRË ME E FUT... NË PRAPANICËN TËNDE!?
Publikuar më 16 shkurt, 2011 në orën 12:44 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Eu sa ditë të mbrapshta që po kalojmë!? Presim për ditë të bardha e mesa duket ato janë larg... a ku me e ditë se kur...!? Presim edhe ne mërgimtarët diç më të mirë, duke ndejt gjithë sy e veshë në atdhe, në Kosovë, në Shqipëri, në trojet tona arbërore....

Dhe sot...sa në “hall” është ky “trimi”ynë Hashim!? I “bindur” në kulm se, do t’i fitonte zgjedhjet e lira në Kosovën e “lirë”e “sovrane” tash po përgatit qeverinë e udhëhequr prej tij!?

Rrugën e “fitores”së këtyre zgjedhjeve, ai, e kish mësuar mirë e mirë...Atë botë, kur fitorja u arrit nga PDK, nuk kishte gëzim më të madh për ne të gjithë, për shumicën e këtij populli të shumëvuajtur!...Por ç’ndodhi???...Zhgënjimi ishte i madh, zhgënjimi për atë pjesë të ndershme, për ata më të mirët, patriotët e vërtetë, që ju ka dhimbt Kosova, Atdheu, Flamuri, Populli, Kombi, të cilët u lanë anash!? Po pse u lanë anash... sepse jua patën me hile...Pra Hashim “Trimi” me shokët e tij, mbasi “korrën” fitoren, u ulën në karriget e pushtetarëve, harruan gjithçka, mbi të gjitha harruan popullin, Kosovën martire dhe vrapuan o burra të marrim, të rrëmbejmë, të pasurohemi e të majmemi në kurriz të tij!!!

I injoruan, i tradhëtuan idealet e shenjta, shkelën mbi gjakun e dëshmorëve, i lanë anash bashkëveprimtarët patriotë e të devotshëm, i harruan shokët e idealeve, të cilët para e gjatë luftës së shenjtë të UÇK -së, UÇPMB-së, harruan aktivistët – luftëtarë të orëve të para të Çështjes së Madhe Mbarëkombëtare, ata aktivistë – veprimtarë, që kurrë nuk kursyen as mund e djersë!? U përbuzën familjet e dëshmorëve, duke i lënë në varfëri e mjerim, pa i nderuar e respektuar!? Madje as sot, as që ju a bën syri tërr për të gjitha këto e për shumë e shumë probleme të tjera...

Atëhere, me plot gojën, s’ka diskutim, s’ka justifikim, mor po asnjë dyshim se, kjo është një pabesi ...dhe këtë pabesi, në radhë të parë e morën nga Hashim Thaçi, nga ish-drejtuesi politik i UÇK-së!? Kjo u dëshmua edhe ku e ku më herët, me shumë veprime antikombëtare të tij, ku kulmi do të ishte kur e shuajti UÇK-në, shuajti TMK-në, kur pranoi sajesën e” kombit kosovar”, kur pranoi heqjen e flamurit kuq e zi dhe të hymnit shekullor shqiptar, heqjen e festimit të datës së pavarësisë së madhe, festën kombëtare të të gjithë shqiptarëve, 28 Nëntorin!? Flamuri kuq e zi ka qënë dhe mbetet krenaria e shqiptarëve...e këtë Hashim Thaçi e “harroi”!!! Dhe të gjitha këto veprime, ky mendjemadh e karrierist, ky lakmiqar e hilexhi i bëri me vetëdije të plotë!?!

. Dhe sot, a po e sheh o popull se kujt po ja “dhuron” Hashimi ynë, postin e kryetarit të Republikës së Kosovës?! E gjeti më në fund kandidaturën, që i përshtatet më së miri atij, Behxhet Pacollin!? Natyrisht, ai iu nënshtrua, duke mos gjetur as si partner “Vetvendosjen” atdhetare e patriote!? Por as nuk i dëgjoi thirrjet e Prof. Dr. Mehdi Hysenit, që të propozonte Adem Demaçin, si Kryetar, President të Kosovës, heroin e gjallë të Rezistencës për liri e pavarësi, i cili i kaloi 28 vite të jetës së tij në burgjet e ish–Jugosllavisë titiste! ... E pra, Hashimi, i ofroi postin më të lartë një njeriu, që akoma i ka buzët me .... duke u puthur me udhëheqësit më të lartë rusë e serbë, me ata, që ai jo shumë larg rrinte bashkë, kur Kosova digjej e pritej nga ushtria paramilitare serbo-ruse...dhe ky zotëria, Behxheti jepte intervista duke deklaruar se, Kosova nuk mund të jetojë pa Serbinë... e të tjera broçkulla... Thaçi u bashkua me figurat më të ulta që i ka Kosova, si me Muhamet Mustafën, Isa Mustafën, që i vodhi mërgatës qindra mijëra marka gjermane e valuta të tjera, më në fund edhe euro...dhe më e bukura, askujt nuk i dha llogari, dhe askush nuk i kërkoi llogari!!!

Prandaj, o popull im, mos shkoni pas të paskrupulltëve dhe hajdutëve, mos iu gëzoni Isa Mustafës e as Behxhet Pacollit!!! Hapini sytë katër dhe mos u gënjeni nga kjo “garniturë” makutërie e veshur me pushtet, që gjoja i qan syri për hallet e tua!!!

Isa Mustafa me Bujar Bukoshin janë deri në fyt në borxh me ty o popull, për ato paratë e vjedhura, nga 3%, të cilat i mblodhën duke gënjyer e duke të mashtruar se, gjoja, po i dërgojnë ndihma popullit dhe UÇK-së!? Por ata i depozituan nëpër banka këto para, që mërgata i kishte mbledhë me gjak e me djersë, me mund e sakrifica të mëdha, për Ty o popull!? Dhe Ti e di se Mërgata apo Diaspora Shqiptare kurdoherë kanë qenë krah i pandarë me Ty, kurrë nuk ka kursyer asgjë, asgjë, kur ke qenë Ti në pyetje apo probleme e çështje që kishin të bënin me Ty!!!

Bindu o populli im nga “bëmat” e “kryetrimit” Hashim, që sa herë që del para teje, i krekosur, me një buzëqeshje të shtirë... tund me mburrje gishtin e madh të ”fitores”.. Unë e di që Ti, o populli im, je shumë i lodhur e i stërmunduar, por duhet ta kuptosh që sot ky është gishti i tradhëtisë, i tradhëtisë që të bëhet Ty o popull, i tradhëtisë së pazareve që bëhen në kurrizin Tënd, me slloganin (gjoja) – PËR POPULLIN - .... prandaj ai bën mirë, që ta fusi atë gisht tradhëtie në prapanicën e tij!!!

E Ti o populli im të “zgjohesh” e të marrësh në dorë vetë e të bëhesh zot i fateve të Tua! Të mos presësh nga këta tradhëtarë dallkaukë, që dikur e diku, nëpër guzhinat evropiane ju a kanë zënë kokën me derë, e kanë firmosur, për t’u kthyer në kukulla të ndërkombëtarëve...duke të tradhëtuar Ty dhe interesat e Tua !!?

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 112 vizitorë
Lexuar: 2,792 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi