Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
E meritojmë pranimin apo!
Publikuar më 11 qershor, 2011 në orën 00:42 ( ) Sport |
Rrit madhësinë e shkronjave
Çelësi kryesor i masivizimit, zhvillimit dhe i përparimit të basketbollit është pranimi në asoacionet e ndryshme ndërkombëtare. Shrojetë pyetja për pranimin e basketbollit tonë në FIBA a e meritojmë apo jo.

Në javën që lam pas në vendin tonë patëm dy ngjarje me rëndësi për të u treguar se sa jemi të gatshëm për të u pranuar në shtëpinë botërore të basketbollit. Rasti i parë ishte e shumpritur, ardhja e trajneri të NBA-së Randy Pfud, i cili mbajti leksione me përmbajtje të seminareve për trajnerët e basketbollit tonë, e që ky seminar zgjati vetëm një ditë, përkatësisht është përmbyllë për vetëm disa orë. Ndërsa, rasti i dytë ishte poashtu ardhja e skuadrës së Athlets in Action, përkatësisht lojtarët e kolegjeve të cilët e zhvilluan ndeshjen miqësore me reprezentacionin e basketbollit. Me këto dy ngjarje të basketbollit është dëshmuar gjithçka, sidomos ajo se çka, sa dhe si punohet tek ne me qëllim të avansimit e të ndërkombëtarizimin. Përveç kësaj ishte rasti i mirë për të vërtetuar se a kemi ngritje e cilësisë të cilën po e kërkojmë për çdo ditë që të ngritet vetvetiu pa punuar fare, pa qenë të përkushtuar sa duhet për basketbolli, pra pa investuar sa duhet në gjeneratat e reja. Çka është më e papranueshem në këtë rast që nuk është dashur të ndodhte, jo vetëm për këto dy aktivitete që janë zhvilluar, por edhe nuk u është bërë ndojë pritje apo nderim nga institucionet tona kompetente të cilat merren me zhvillimin e sportit, në veçanti nga Ministria e kulturës, rinisë dhe e sporteve.

Për herë të parë

Ardhje e trajnerëve të huaj për ne duhet që të jetë një privilegj sepse të gjithë këta te ne vijnë për të mirën e basketbollit kosovar, për të mirën e rinisë. Mirëpo në vendin tonë ndodhë e kundërta, ndodhë ajo që nuk duhet të ndodhte. Pjesëmarrja nga e trajnerëve tanë të basketbollit është e vogël, morën pjesë pakë trajnerët të cilët merren aktivisht me basketbollit. Mund të thuhet se në këtë seminar me shumë prezent kishte student të Fakulteti të Edukimit Fizike dhe Sportit ”Eurosport”, se sa trajnerët tanë të elitës së basketbollit të Kosovës. Pse ne atëherë për çdo ditë bëjmë zhurmë dhe kërkojmë pranimin nga ndërkombtarët, pse ne kërkojmë që të kemi cilësi, kur trajnerët e elitës së basketbollit nuk janë pjese e këtyre trajnimeve që organizohen nga FBK-ja. Ndërsa trajneri i NBA-së Randy Pfud erdhi për neve nga amerika. Ne kemi nevoje të e ndëgjojmë e të shikojmë demonstrimet, marrim mësime, e kemi nevojë për më shumë leksione nga trajnerët e nivelit të NBA-së. Edhe pse jemi kritikë rreth masovizimit të basketbollit, mirëpo e vërteta është e hidhur se në shumicën e shkollave të basketbollit po ashtu edhe në klube, të rinjtë paguajnë e shpenzojnë shumë për të ikur nga rruga, ndërsa disa trajner aplikoje metodën tani të njohur “vetëm gjuaje topin”. A thua FIBA e dëshiron këtë nga trajnerë tanë të jemi të pranuar kështu. Mbi 80% të trajnerëve kosovar janë vetëm ‘kukulla’. Janë vetëm sa për të qene, për arsyen sepse nuk kanë as të vetmin shkollim të duhure. Ka edhe të atillë që sportistët nuk dihen që të edukojnë në aspektin sportive.

Humbjet e përfaqësueses sonë nuk kanë të ndalen

Pasi që dihet që SHBA është vatër e basketbollit si dhe në peidestalin e shumë degëve sportive. Kjo është dëshmuar edhe në përballjen e fundit ndërmjet përfaqësueses së Kosovës në basketboll me skuadrën e kolegjit ‘Athlets in Action’. Mirëpo kjo nuk është për t`u çuditur shumë, sepse kjo nuk është hera e parë që përfaqësuesja e jonë pëson disfatë nga një ekip. Po të rikujtojmë edhe këtë, para pakë muajsh përfaqësuesja jonë është mposhtur nga një skuadër e ligës së dytë të Kroacisë. Me saktësisht nga Zrinjevaci me rezultat prej 64:59 që ishte organizimet për nderë të përvjetorit të tretë së pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ndërsa në përballjen e fundit pikërisht përfaqësuesja jonë është mposhtur me -49 pikë nga skuadra Athlets in Action. Mund të japim edhe një shembull i cili nuk guxon të ndodhë ma, përfaqësuesja e femrave të basketbollisteve tash një kohë nuk është mbledhur as njëher, të paktën të kenë një ndeshje miqësore apo edhe ndojë stërvitje të përbashkët nga të përzgjedhurat. Këto janë vetëm tre raste të cilat janë të paqarta rreth pozitës së reprezentacioneve tona. Pra, tani për tani mos të mendojmë shumë për pranim në FIBA, por më shumë të mendojmë e të merremi për investimet në lojtar dhe të punës nga ana e trajnerëve. Prandaj, me një përkushtim të madhë për punë mendojm se basketbolli ynë do të ngritët me një afate të shkurtër. Pasi që tek ne ka talent të shquar, ndërsa puna me basketbollistët e moshave të ndryshme është nën mesataren karshi nevojave, e mundësive që i kemi. Për këtë neve na duhet një strategji me afate gjatë për të gjitha kategoritë.

Pse duhet të kërkojmë pranimin

Pranimin në FIBA duhet që të kërkojmë për të investuar në basketboll. Ne kemi nevojë që të kemi basketboll të qëndrueshëm, gjithashtu të kemi përfaqësuese për të gjitha grupmoshat. Kemi nevojë për të bërë investime materiale dhe ndërkombëtarizimin e basketbollit jo të mendojmë për t`u ballafaquar me skuadra në për ligate me të cilat pritet që të konkurrojmë. Sepse neve si shoqëri e basketbollit na duhet që të punojmë për ta formuar trungun e ekipeve të nivelit ballkanik. Nuk duhet që të jemi kritikë apo autokritikë për kryetrajneret që janë të angazhuar në përfaqësueset tona në të gjitha kategoritë. Mirëpo, duhet të ngrisim një trupë koordinues profesional për ngritjen e nivelit të cilësisë si dhe për qëndrueshmërinë e basketbollit në të gjitha aspektet. Të mos hargjojm shumë energji se si të pranohemi në FIBA. Nëse ndërmerren masat për një punë më serijoze dhe një përkushtim më të madhë në ngritjen e cilësi për të gjitha nivelet e basketbollit atëher ne do të jemi të pranuar edhe në FIBA pa kurfar problemi.

Artan KRYEZIU

(Autori është pedagog sportiv si dhe njohës i çështjeve të basketbollit)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 10 vizitorë
Lexuar: 2,205 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Të krenohemi me lojtarët shqiptar
E diel, 29 qershor 2014 - 00:21
Unë kam lindur afër atij vendi, ndjej një lidhje me të, ndaj dhe dua të punoj aty ku mund të lë gjurmët e mia, do të deklaronte para disa vitesh t...
Sevdail Sherifi drejt titujve dhe fitoreve t...
E enjt, 21 nntor 2013 - 01:45
Menjëherë, me tu kthyer nga SHBA, e konkretisht nga New Yorku, për në Zvicër, boksieri nga Presheva, Sevdail Sherifi, falënderon organizatorët e me...
Dy binjakët Ajeti kontratë profesionale me ...
E shtun, 04 maj 2013 - 13:51
Pas gati një viti konsulte, vëllzërit Ajeti(16)nënshkruan për Bazelin dhe jo për Barcelonën. Po mbushën gati një vit që dy futbollistët binja...
Sevdail Sherifi me nokaut e fitoi meçin kund...
E diel, 30 shtator 2012 - 15:28
Para pak çastesh, përfundoi një dramë e madhe e boksit në Villars Sur Glane Fribourg të Zvicrës, ku bashkëkombasi ynë Sevdail Sherifi, me plot mer...
Një ditë eksituese për sportdashësit e Ko...
E merkur, 23 maj 2012 - 22:52
U aprovua nga FIFA kërkesa e FFK-së për ndeshje miqësore në nivel të përafqësueseve shtetërore Lajmi i shumëpritur për aprovimin e kërkesës...
më shumë nga - Sport »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi