Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
"E vërteta më në fund del në shesh, nuk ka dobi ta fshehësh"
Publikuar më 05 nntor, 2011 në orën 21:07 ( ) Sejdi Veseli | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
“Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) ka publikuar rezultatet e analizave të 11 nxënësve të shkollës së mesme “Fan Noli” në Podujevë, sipas të cilave ka dalë se nuk ka pasur helmim ashtu sikur ishte dyshuar”-mund të lexohet në media.
Ky publikim me përkujton atë deklaratën e “faqes së zezë” e cila u dha nga njerëz me kompetence, me rastin e helmimit të nxënësve në Gjimnazin “Luigj Gurakuqi” të Klinës, në vitin 1989, menjëherë pas ushtrimeve ushtarake të forcave të pushtuesit serbo-çetnik, kur simptomatologjia e nxënësve shqiptar të intoksikuar rënd, konsiderohej si një reagim “histerik”,........!?

Tani më është e ditur, se ky helmim i nxënësve shqiptar të Gjimnazit “Luigj Gurakuqi” të Klinës, ishte test prova e katilëve për përcaktimin e dozës që do të përdorej, pak kohë më vonë. Kështu dhe ndodhi, në mars-prillin 1990, kur u helmuan mbi 7000 nxënës shqiptar në tërë hapësirën e Kosovës. Besoj se populli i ka në kujtesë edhe skenat e këtij përjetimi të dhembshme, të shkaktuar nga barbaritë serbo-çetnike.
Akuza se paska qenë një reagim “histerik” i fëmijëve tanë, u hodh në koshin e plehrave të historisë nga rezultatet analizave të mostrave të mjetit të përdorur dhe të gjakut të fëmijëve të intoksikuar në laboratorët toksikologjike prestigjioze evropiane , siç është ai ku punon shkencëtari frëng Dr. Bernard Benedetti. Analizat dëshmuan katërçipërisht, se ndaj fëmijëve shqiptarë është përdorur helmi luftarak nervor “Sarin”.
Publikimi i IKSHPK mëton t’i ve kapak edhe kësaj ndodhie të hidhur, sikur asaj që ndodhi me 01 tetor 2009 në dy shkollat e Fushë Kosovës, në atë "Hivzi Sylejmani" dhe "Selman Riza". Atëherë kur u rimbushë Klinika Infektive e QKUK-së me nxënës shqiptar, si raste urgjente dhe të sjellë me autoambulanca e QMF dhe të FSK-së, me automjete terreni të SHPK-së dhe me vetura private. Për “çudi” edhe simptomat e këtyre të rinjve ishin të ngjashme me të intoksikuari e vitit 1990; si dhe me ata të vitit 2002 që ndodhën në Kumanovë dhe Tetovë;
Po ashti siç edhe ndodhi me rastin e helmimeve të 11 nxënësve shqiptar të Shkollës fillore “28 nëntori”, të fshatit Bresanë, të komunës së Sharrit, disa nxënës të shkollës fillore “28 nëntori”, të cilët u trajtuan si helmime alimentare. Është për t’u çuditur!? Këta nxënës “ i paska kapur histeria” menjëherë pas konsumimit të një lloj ëmbëlsire të prodhimit serbijan, të njohur me emrin “Takovo”. Po të ishte helmimi nga ushqimi i prishur apo me afat të skaduar, me siguri reagimet e fëmijëve nuk do të ndodhnin menjëherë, por pas kohës e cila njihet si inkubacioni. Këto “ëmbëlsira” është dashtë të analizohen në ndonjë laborator toksikologjik, ku do të bëhej detektimi i ndonjë përbërje kimike dhe aftësitë toksike të tij, si dhe pasojat që mund të shkaktoj tek të intoksikuari në të ardhmen!
Çfarë ishin shenjat e shfaqura te fëmijët e helmuar?
Si zakonisht, të njëri më shumë e të tjetri më pak, te këta fëmijë të helmuar janë shfaqur këtë shenja: te disa zbehje ose skuqje e fytyrës, marrje mëndësh, lodhje, stërlodhje, këputje, zbritje e shtypjes së gjakut ose alivanosje, të vjella, vështirësim të frymëmarrjes, dridhje të trupit, dhembje në stomak, ngushtim të bebëzave...te disa prej tyre kishte edhe krizë të ankthit dhe shtim të sekrecionit të pështymës....Për këto simptome është folura në mjetet e informimit.
Bazuar në ato njohuri që posedojë nga fusha e Mbrojtjes Kimike Biologjike dhe Atomike, si dhe në konsultimin e literaturës profesionale të cilën e posedoj më bollëk, kam guxim të shpreh dyshimin tim të bazuar, se edhe shenjat e shfaqura te nxënësit në Bresanë të Sharrit dhe së fundmi tek ata të Shkollës së Mesme “Fan S. Noli, në Besianë, ngjasojnë shumë me reaksionet e organizmit nga veprimet neuro-paralizuese, të cilat shkaktohen nga kontakti me ndonjë materie. e cila për nga përbërja i përket grupit të helmeve nervore.
Detektimi jo vetëm i helmeve nervore, por edhe i substancave tjera kimike helmuese në përgjithësi, bëhet me mjetet përkatëse për vëzhgimin të terreneve-objekteve për të cilat dyshohet me bazë se janë të kontaminuar.
Në ditët tona, mjeti elementar për detektim kimik është detektori automatik digjital. Me ndihmën e detektorit bëhet zbulimi dhe identifikimi i helmeve, si dhe identifikimi i zonave me koncentrik më të lartë të kontaminantit. Këto veprime përcillen me vënien e shenjave me të cilat shënohet kufizimi i terreneve apo hapësirave apo zonave të kontaminuara. Në terren të hapur ky kufizim duhet të bëhet duke u mbështetë edhe në “trëndafilin e erërave”. Pasi bëhet detektim dhe kufizimi i terrenit të kontaminuar, ndërmerren veprimet për neutralizimin e kontaminantit dhe dekontaminimi i plotë i hapësirës së kontaminuar.
Në kohën tonë detektimi i substancave kontaminuese në cilindo terren nuk është ndonjë punë aq e vështirë, por duhen edhe mjete, jo aq edhe të mëdha sa thonë disa. Si duket kompetentët nuk kanë nxjerrë as edhe që po duanë të nxjerrin mësime nga e kaluara. Apo mund të dyshohet me bazë, duke vrapuar pas honorarëve kanë harruar se cilët i kemi në fqinjësi dhe çka janë ata të bëjnë kundër shqiptarëve. Përndryshe, do të siguronin bile një detektor kimik digjital, siç është RAID i prodhuar nga firma amerikane Bruker Daltonics, i cili nuk kushton shtrenjtë, RAID ben pjesë në gjeneraten e re të spektrometrave mobil i dedikuar për detektimin përbërsve helmues kimik dhe helmeve luftarake Bile kam bindjen e thellë, se po të kërkohej nga KFOR-i, jo vetëm se do të jepej si dhuratë, bashkë me pajisjet për punë në terren të kontaminuar, por edhe do të bëhej trajnimi i personave të cilët do të punoni me këtë aparat shumë të sigurt.
Çka më çuditë më së tepërmi, si mundet të jepet një publikim i thatë pa treguar rezultatet e analizave toksikologjike kimike dhe bakteriologjike!?
Ky publikim më përkujton një dërdëllitje të një plake të matufosur, duke ia kumtuar hallexhinjve kafen!!!
Vërtetë është koha e fundit, që këtë papërgjegjësi ndaj obligimeve që kanë zyrtarë, për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve të këtij vendi me plotë halle, duhet ta sqarojnë sa më shpejt organet kompetente.
Me dëshirat për shërim të shpejtë dhe të plotë të fëmijëve tanë!

sveseli@hotmail.com

Prishtinë, 04 nentor 2011

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Sejdi Veseli
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 1,354 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vet...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllaz...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi