Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Shuhet Sabri Godo
Publikuar më 03 dhjetor, 2011 në orën 14:16 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
TIRANE - Ndërron jetë në moshën 82-vjeçare politikani, shkrimtari dhe skenaristi Sabri Godo.

Politikani i njohur kishte dalë prej pak ditësh nga spitali, ku qëndroi i shtruar prej më shumë se 10-ditësh në gjendje të rëndë, pasi kishte kërkuar që t’i kalonte në banesë momentet e fundit të jetës. Sabri Godo u shtrua me urgjencë në reanimacionin e Senatoriumit më 22 nëntor, pasi vuante prej 7 muajsh nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.

Godo është një nga figurat më të shquara të politikës shqiptare, por jo vetëm. 82-vjeçari aktualisht mbante postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane të Shqipërisë, e themeluar prej tij në vitin 1991 ndërkohë që e ka udhëhequr PR-në për 7 vjet.

Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme. Si shkrimtar, ai ka pasur veprimtari të dendur në publicistikë, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime. Disa nga veprat më të rëndësishme të tij janë: "Plaku i Butkës", "Ali Pashë Tepelena", "Zëra nga burime të nxehta", "Skënderbeu", "Prova e zjarrit", "Ujërat e qeta", etj.

(er.nu/BalkanWeb)

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 27 vizitorë
Lexuar: 617 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi