Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DALLIMI NË MES SULMIT GJERMAN DHE SULMIT TË NATO-s
Publikuar më 07 prill, 2012 në orën 01:34 ( ) Beqir Elshani | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Me rastin e 13-vjetorit të intervenimit ushtarak të NATO-s mbi caqet serbe, kryetari i Serbisë, Boris Tadiq, deklaroi se sulmi i NATO-s ka qenë kundër Serbisë dhe popullit serb, atëherë po del se mbarë populli serb ka qenë për zhdukjen e popullit shqiptar në Kosovë dhe popullit boshnjak në Bosnjë Hercegovinë me anën e ushtrisë dhe policisë serbe në krye me kriminelin, Sllobodan Millosheviq. Dihet që NATO gjatë fushatës së bombardimeve 78 ditësh në pranverë të vitit 1999 sulmoi vetëm caqet serbe për të ndaluar aksionet e përgjakshme dhe spastrimin etnik të popullsisë shqiptare, që drejtohej nga Beogradi, dhe jo ndaj popullit serb.

Historikisht dihet që popullin serb e ka sulmuar vetëm Gjermania Fashiste, kur më 6 prill 1941 e bombardoi Beogradin, për shkak se populli serb me anën e demonstratës më 27 mars 1941 nuk pranoi të hynte në Paktin Tripalësh me Adolf Hitlerin. Konkretisht, aleanca ushtarake nuk e ka sulmuar popullin serb, por vetëm depot e armeve të Serbisë, atje ku prodhohej armatimi i rëndë për vrasjen dhe zhdukjen e popullit shqiptar; si dhe atje ku fabrikohej helmi kimik për helmimin e rinisë shqiptare dhe mjedisit natyror të Kosovës.

Shtypi serb ankohet se gjatë shekullit 20-të Beogradi i tyre është bombarduar dy herë: më 6 prill 1941 dhe më 24 mars 1999. Megjithatë dallimi në mes bombardimit të parë nga aviacioni gjerman dhe bombardimit të dytë nga aleanca e NATO-s është si nata me ditën. Bombardimi i parë gjerman ishte bombardim armiqësor me synime pushtuese të Adolf Hitlerit, kurse bombardimi i dytë i aleancës verioreatlantike dhe bashkësisë ndërkombëtare ishte bombardim humanitar me synim të mbrojtjes së popullit shqiptar, të cilët forcat e shumta ushtarake e policore serbe Kosovën po e digjnin me themel, kurse shqiptarët po i masakronte krahas spastrimit, do të thotë me synim të zhdukjes së përhershme. Edhe një dallim tjetër ishte se Gjermania e Hitlerit nuk synonte të shfaroste popullin serb dhe në vend të tyre të sillte banorë gjermanë, por kërkonte nënshtrimin e Mbretërisë Jugosllave ndaj Gjermanisë Fashiste. Nuk duhet harruar diplomacinë djallëzore të Serbisë, sepse Serbia duke luftuar për çlirim e vendit kundër hordhive gjermane, njëkohësisht masakronte dhe digjte fshatrat shqiptare në Kosovë. Për nga koha e luftës, në fillim dhe në fund të shekullit XX-të, Serbia e Millosheviqit ia kalonte fashizmit gjerman e italian, sepse pushtimi serb kishte synim spastrimin dhe zhdukjen e popullit shqiptar, me anën e së cilës duke zvogëluar numrin e banorëve shqiptarë, synonte që me lehtësi mund të dilte në detin Adriatik. Kjo do të thotë se atë çka nuk mundi ta bënte një superfuqi e madhe ushtarake e Gjermanisë në krye me Adolf Hitlerin që të pushtonte Ballkanin, mundohej ta bënte Armata Jugosllave në krye me Sllobodan Millosheviqin. Edhe ashtu pasojat e sulmit serb në Kosovë kanë qenë shumë më të mëdha se sulmi mbrojtës i NATO-s që ishte i përqendruar vetëm mbi caqet strategjike të armatimit serb, dhe jo mbi popullin serb. Prandaj nuk ka qenë bombardim i madh i NATO-s në Beograd, kundrejt masakrimit e spastrimit të mbarë popullit shqiptar që ka kryer ushtria vrastare serbe në Kosovë, gjithashtu kundrejt spastrimit dhe masakrimit të mbarë popullit boshnjak. Tekembramja, fajtor për viktimat e shkaktuara nga sulmi i forcave të NATO-s në Beograd është vetë Sllobodan Millosheviq, jo aleanca verioantlanitike. Derisa në Beograd binte shi, në Kosovë binin plumbat dhe predhat serbe, të prodhuar pikërisht në fabrikat e Beogradit. Prandaj për shkak të dhunës së përgjakshme një shekull me radhë nga shteti kriminal serb, lindi Ushtria e Çlirimtare e Kosovës në krye me komandantin Adem Jashari për mbrojtjen e Kosovës, ashtu siç kishte lindur Ushtria Franceze në krye me gjeneralin Sharl De Gol për çlirimin e Francës nga trupat gjermane.

Para gjashtë vjetësh, ish-kryeprokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, zonja Karla del Ponte, pati deklaruar se Sllobodan Millosheviqi nuk do të mund të tallet me Gjykatën tonë (lexo: Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës), mirëpo me kalimin e kohës doli edhe më keq, sepse kryekrimineli serb jo që nuk arriti të dënohet, por edhe vetë ajo ndërkombëtarisht kaloi në taborin kriminelëve serbë që duhej të dënoheshin. Në vazhdim, në vend se ish-prokurorja të shkruante libër për masakrat që bëri Serbia kriminale në Kosovë, në Bosnjë e Hercegovinë e në Kroaci, ajo mundohet të trillojë vrasës shqiptarë e boshnjakë, kinse për një viktimë serbe, prandaj në vend se ajo të dënojë kriminelët serbë, të cilët kanë pasur edhe ushtarë të paguar nga Rusia, sepse kanë parashikuar spastrimin e madh të Bosnjë Hercegovinës dhe të Kosovës, me anën së cilës do të dilnin në detin Adriatik në mënyrë që Serbia të bëhet superfuqi në Gadishullin Ballkanik. Kjo do të thotë se atë çka nuk mundi ta bënte perandoria turke për 500 vjet, dhe Gjermania hitleriane, e fuqishme si në fushën ekonomike ashtu edhe në fushën e armatimit ushtarak për të pushtuar detin Mesdhe, do ta bënte Serbia për një dekadë me anën e zhdukjes së të gjithë atyre që kërkonin liri, dth çlirim nga prangat shekullore të Serbisë. Kujtoni këngën serboçetnike, që një kohë të gjatë këndohej në rrugët e Beogradit: "Ubit ćemo, zaklat ćemo ko sa nama neće!" (Do t'i vrasim, do t'i therim, ata që nuk na duan!), këtë slogan çetnik e mora nga një faqe serbe në internet. Dihet, sipas sloganit të tyre fashist do të vriteshin e të thereshin shqiptarët, boshnjakët, kroatët dhe hungarezët, vetëm pse nuk e durojnë pushtuesin serb.

Tani në vend se populli shqiptar të revoltohet e të tërbohet për liri, dhe si shtrëngatë të sulet kundër armiqve të vendit, po ndodh e kundërta, Serbia armike po tërbohet për pushtim, ajo nuk do që pakica serbe të jetojë me popullin shumicë shqiptare, por do që me anën e Serbisë së madhe ekspansioniste të vazhdojë të shtyp popullin shqiptar, jo vetëm në Kosovë, por edhe në Iliridë e në Kosovën lindore, që konkretisht po vepron edhe Greqia si dorë e zgjatur serbo-ruse nën flamurin e tyre ortodoks. Thuhet se çelësi për marrjen e Bosnjë Hercegovinës është pushtimi administrativ i Kosovës, pastaj Serbia ringjallet e forcohet si në kohën e Nikolla Pashiqit e të Josip Broz Titos. Nëse pakica serbe prej 5% nuk mund të jetojë me shqiptarët në Kosovën demokratike, atëherë pse PE i detyron 95% shqiptarë të jetojnë në shtetin e Serbisë kriminale, që kurrë nuk janë të sigurt për bashkëjetesë. Pa dyshim se lufta kundër pushtuesit serb për vrasjen e shqiptarëve mund të ndodh edhe me ndonjë Millosheviq të ri, meqë trashëgimtarët serbë presin të shfrytëzojnë kohën e përshtatshme dhe të vazhdojnë gjenocidin aty ku e lanë të parët e tyre kriminelë, që njëkohësisht u bënë shkaktarë të luftës për spastrimin e popujve dhe pushtimin vendeve fqinje.

Serbia vazhdon t'i kërcënohet Bashkimit Europian, duke përsëritur qëndrimin se nuk heq dorë nga Kosova, mirëpo edhe Shqiperia duhet t'ia bëjë të qartë Serbisë Fashiste, se nuk heqë dorë nga Bashkimi i Kosovës me shtetin amë dhe asnjë pëllëmbë tokë shqiptare nuk e lëshon. Parashtrohet pyetja se ku e marrin guximin ministrat serbë që i kërcënohen Bashkimit Europian për ndërhyrje në punët e brendshme të Republikës së Kosovës?! Formula e vetme është se Serbia duhet të zhbëhet, kurse Shqiperia duhet të bëhet, ashtu siç ka qenë pjesë e trungut shqiptar. Shkencërisht dihet që shtetet ballkanike nuk kanë kapacitet ushtarak dhe ekonomik të pushtojnë asnjë pëllëmbë tokë të vendeve fqinje, mirëpo Serbia, Mali i Zi, Maqedonia dhe Greqia tokat shqiptare i kanë pushtuar me ndihmën e diplomacisë evropiane, dhe atë me mbështetjen e madhe të Rusisë. Shqiptarët kurrë nuk kanë qenë pushtues - asimilues të vendeve të huaja dhe popujve tjerë në Ballkan, por vazhdimisht kanë qenë viktimë e dhunës sllavogreke. Flamuri serb me flamurin shqiptar kanë dallime, i pari është pushtues, i dyti është mbrojtës i tokave shqiptare. Pastaj nuk është aspak demokratike që pakica serbe në Mitrovicë të ketë frikë nga asimilimi shqiptar, kurse pakica shqiptare në Preshevë e në Bujanoc të mos ketë frikë nga asimilimi dhe dhuna serbe, edhe pse ai popull është autokton, ishte pjesë e Shqiperisë veriore qysh para pushtimit jugosllav. Në anën tjetër, derisa Serbia është mike me të gjitha shtetet e Ballkanit, Shqiperia nuk e ka atë privilegj, jo pse është e konfeksionit mysliman e krishter, por sepse është me prejardhje të popullit të vjetër ilir. Gjithashtu serbët nuk e kanë hallin e kishave, në kohën e dinamizmit të madh tekniko-shkencor, por sepse duan që me anën e kishave të sundojnë në trojet shqiptare. Dihet, që Serbia nuk është dhe aq e varfër me tokën e bukës e me minerale, por do që për inat të popullit shqiptar, ta copëtojë Kosovën. Atëherë parashtrohet pyetja, pse shqiptarët detyrohen të bashkëjetojnë në të gjitha shtetet sllave: në Serbi, në Mali të Zi dhe në Maqedoni, kurse serbët edhe pse i kanë të drejtat e barabarta në Kosovë, që konkretisht shqiptarët jashtë Kosovës nuk i gëzojnë. Kush u largua nga ish-Jugosllavia, Serbia, apo republikat tjera?! Dihet që përkundër vullnetit të Serbisë autokratike, të gjitha republikat prej Sllovenisë deri te Mali Zi u larguan pa pasoja prej Jugosllavisë Federative, përveç Bosnjë Hercegovinës dhe Kosovës që nga gëzhoja jugosllave dolën me pasoja të përgjakshme. Fatin e boshnjakëve dhe shqiptarëve të masakruar nga makineria serboçetnike do tëa pasonte edhe Kroacia, mirëpo pavarësinë e tyre të shumëpritur e shpëtoi gjenerali me përvojë të madhe luftarake e diplomatike, Dr. Franjo Tuxhman, që me themel e njihte krijimin dhe zhvillimin e fashizmit serb. Nuk duhet mohuar faktin se pavarësia me kohë e shtetit kroat prej Jugosllavisë serbe, e ka shpëtuar Bosnjë Hercegovinën nga zhdukja, përndryshe pasojat do të ishin me përmasa më të mëdha, që do të përfshinte tërë Gadishullin Ballkanik.

Ndonëse shteti administrativ quhej Jugosllavi, megjithatë udhëhiqej kryesisht nga serbomëdhenjtë, që merreshin jo me demokratizimin dhe zhvillimin e vendit, por me shtypjen e popujve tjerë, kryesisht me shtypjen e popullit shqiptar dhe shfrytëzimin e pasurive të Kosovës. Psh. deti Adriatik ishte i kroatëve, mirëpo në opinionin ndërkombëtar më shumë njihej si det i Jugosllavisë (lexo: Serbisë), se i Kroacisë. Nuk thoshte kot kryefashisti Sllobodan Millosheviq se "Gde god ima serba, tamo je Serbia!" Prandaj nëse në Kninin bregdetar kishte banorë serb, do të thoshte se deti ishte i Serbisë. Ngjashëm ishte edhe me gjuhën kroate, edhe pse quhej gjuhë serbokroate, më shumë tingëllonte si gjuhë serbe, dhe shkonte drejt shuarjes së kroatishtes tradicionale të Kroacisë, kur të kihet parasysh që babai i universitetit në mbarë gadishullin ballkanik konsiderohet Universiteti i Zagrebit që është ndër më të vjetrit, ashtu siç konsiderohet Herodoti baba i historisë botërore.

Suedi, 2012. 04. 06

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Beqir Elshani
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 52 vizitorë
Lexuar: 1,563 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Akuza e Milaim Zekës e ngjashme me atë të ...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:11
Lufta në Kosovë tregoi se atë e zhvilluan të varfërit, fshati dhe vegjëlia e qytetit. Ishin ata që rrokën armët e u sulën kundër robërisë me a...
Gazetaria dhe propaganda: Kontribut për vetÃ...
E premt, 16 prill 2021 - 00:33
Ka kohë që në hapësirën shqiptare, më ndjeshëm sidomos në Kosovë, gazetaria është shndërruar në instrument të propagandës së partive e klan...
Shpirti i racës tonë duhet të na bashkojë...
E premt, 16 prill 2021 - 00:26
Përçarja kur atdheut i kërcënohet rreziku nga fqinjë gjakpirës është armiku ynë më vdekjeprurës. Ne duhet t`i premtojmë njëri-tjetrit vëllazÃ...
MEMORANDUM PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIK...
E merkur, 14 prill 2021 - 22:22
AKADEMIA SHQIPTARO-AMERIKANE E SHKENCAVE DHE E ARTEVE NË NJU-JORK, SHBA, MË 14 PRILL 2021, MIRATOI: MEMORANDUMIN PËR MBYLLJEN E MISIONIT TË UNMIKUT...
Unë e dua stuhinë dhe kam frikë nga heshtj...
E hn, 12 prill 2021 - 18:57
Shqipëria është kapur nga „Partia e horrave dhe hajdutëve“, banditët e së cilës të gjithë janë për skllavëri, për çdo të keqe, për çdo...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi