Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
DEVIZA E TITISTËVE: TË NËNSHTROHET SHQIPËRIA - TË ELIMINOHET ENVER HOXHA
Publikuar më 04 maj, 2012 në orën 23:54 ( ) Ramadan PLLANA | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
VETËM NË RRUGËN HISTORIKE TË ATYRE QË RANË PËR RIBASHKIMIN E SHQIPËRISË !

- Në vend të hyrjes :
- Jean-Jacques Rousseau : « Qui croit devoir fermer les yeux sur quelque chose se voit bientôt forcé de les fermer sur tout. »
- Zhan Zhak Ruso : « Kush pandeh se duhet mbyllur sytë ndaj ndonjë ngjarje së shpejti do të jetë i detyruar që t’i mbyllë para çdo gjëje. »
Duke marrë parasysh lirinë e të shprehurit në shoqërinë demokratike, ku duhet të dëgjohet dhe të respektohet edhe mendimi i kundërt, nga disa individë e grupe të mendimeve të ndryshme në shtyp e në mediat e llojshme nuk shihet kurrfarë respekti për të drejtat e fjalës së lirë, aq më tepër duke « u thirrë » në të këtë të drejtë individuale ata që mendojnë ndryshe trajtohet si « armiq », « ballistë», « sllavo-komunistë », « tradhtarë » e çka tjetër…

Kishte për të qenë mirë për çdokënd që ta kujtojë këshillën dhe porosinë e të madhit Hasan Prishtina,
"... Kujdesuni për mendimin tuaj, sepse jeni përgjegjës para historisë..."
para se të shkruajë për ndonjë ngjarje a histori në mënyrë që ta ketë ndërgjegjen e pastër, e jo të konfrontohet me polemika të nxehta e armiqësore që kanë vetëm një rezultat : Nxitjen dhe konfliktin vëllavrasës !
Historia duhet vlerësuar e shkruar ashtu siç ka ndodhur realisht duke u mbështetur patjetër në fakte dhe argumente historike. Falsifikimi ose gjymtimi me paragjykime ideologjike, partiake a fetare është antikombëtare dhe e rrezikshme.

Në 100 vjetorin e lindjes së Enver Hoxhës rikthehen këto dëshmi të kësaj propagande anti-historike e përçarëse që lulëzon në hapësirën gjithëshqiptare në mërgatë prej viteve 1990 e këtej.

Një fushatë e pamëshirshme ndaj historisë së vet, e paparë tek popujt tjerë, e ka kapluar një numër të madh historianësh, analistësh, studiuesish e personave të pikëpamjeve të ndryshme me bindjet e tyre subjektive e antihistorike që përpiqen t’ua mbushin mendjen opinionit të gjerë madje se Shqipëria dhe Enver Hoxha nuk paskan bërë luftë antifashiste, përveç "tradhtisë" sipas tyre…! Atëherë shtrohet pyetja: kush e çliroi Shqipërinë nga fashizmi në Luftën e Dytë Botërore? Kush ishte udhëheqës i LANÇ në Shqipëri nëse jo Ushtria Antifashiste Nacional Çlirimtare me Shtabin e Përgjithshëm e me Enver Hoxhën në krye!

VETËM NË RRUGËN HISTORIKE TË ATYRE QË RANË PËR RIBASHKIMIN E SHQIPËRISË!

»Unë kam një rrugë të caktueme para mejet: atë kam me shkelë deri në vdekje – rrugën e independencës ma të plotë të të tanë Shqipnis! »


Q Ë N D R E S A

Oh, jeta përnjimend me rrena e vaj
plot qenka n'kët botë t'lashtë!
U shueka tepër shpejt lakmimi i saj,
si zjarri i bamë me kashtë.
Veç nji qëllim i naltë t'ban me durue
e zemrën të forcon;
ndër kundërshtime s' vyen kurrë me u ligshtue,
mjerë ai qi nuk duron!

Nuk kam pretendime polemizuese në stilin e sharjeve, e as pretendime kompetente historike sepse nuk jam historian, po për të paraqitur të vërtetat historike që i kanë thënë e i kanë shkruar të tjerët, qoftë historianë të huaj, qoftë shqiptarë si dëshimtarë të kohës së Luftës së Dytë Botërore. Po i marrim vetëm dy shembuj nga nga shumë e shumë të tjerë, që janë shumë domethënës:

Reginald Hibbert: në librin "Fitorja e humbur" – "Po të kisha qenë shqiptar, unë do të isha bërë partizan", ose
Hysen Trepeza: "Unë kam qenë armiku i tij ideologjik, por nacionalist të madh si Enver Hoxha nuk gjen dot".


Në vazhdim shkrimet kompetente e pa paragjykime ideo-politike për Enver Hoxhën e për Shqipërinë:
DEVIZA E TITISTËVE: TË NËNSHTROHET SHQIPËRIA - TË ELEMINOHET ENVER HOXHA

"Titoja kurrë nuk e kishte injoruar që rruga e pajtimit të plotë të tij me Hrushovin, kalonte nëpërmes likuidimit të kundërshtarëve të tij shqiptarë. Këtë dhuratë, Nikita Hrushovi, ishte i predispozuar t’ia bënte mareshalit jugosllav për të arritur nënshtrimin e udhëheqjes së Tiranës, kishte vënë në përdorim, në pritje të realizimit të një puçi ushtarak, mjetet e presionit ekonomik". - Andre Fonten

Për 50 vjet, titizmi dhe titistët, u përpoqën me të gjitha forcat dhe të gjitha mjetet, ta nënshtronin Shqipërinë, ta eliminonin Enver Hoxhën nga skena politike shqiptare. E filluan këtë qysh në kohën e luftës, duke nxitur etjet karrieriste, që tek një pjesë shqiptarësh, kanë qenë dhe janë shumë të zhvilluara. Pavarësisht se shqiptarët sot thonë të kundërtën, pavarësisht se sot shumë shqiptarë besojnë "përrallat" se ai ishte prosllav apo vegël e bindur e titistëve, janë të huajt antikomunistë që e pohojnë një realitet tjetër seç na servon propaganda titiste me vite me radhë.
Rexh Hiberti, në librin e tij "Fitorja e hidhur", thotë për sulmet e Stojniçit, ndaj Enver Hoxhës se ato synonin që: "Hoxha të qethej sa t`i zvogëloheshin përmasat, kështu që Shqipëria të bëhej një pasuese e bindur e Jugosllavisë". Por, titistët dështuan në planet dhe sulmet e tyre. Megjithëse ata e sulmuan vazhdimisht Shqipërinë, nuk e gjunjëzuan dot atë, nuk e bënë dot vegël të bindur të tyre. Megjithëse ata e sulmuan vazhdimisht Enver Hoxhën, nuk e spostuan atë dot nga drejtimi i vendit në vitet e para pas çlirimit. Ndërsa, pas vitit 1948, titistët, ndoqën ndaj Shqipërisë, rrugën e përmbysjes me dhunë të Partisë së Punës. Ata, ishin bashkëpjesëmarrës në planet e anglo-amerikanëve, për përmbysjen e pushtetit në Shqipëri. Në ndihmë të tyre shërbyen dhe një pjesë shqiptarësh që u arratisën nga Shqipëria si antikomunistë, të cilët pranuan të vihen në shërbim të UDB-së, për të rrëzuar pushtetin shqiptar. Shumë prej tyre sot priten me nderimet e martirëve të demokracisë në Shqipëri dhe u jepen dekorata. Kjo nuk është rastësi, por pjesë e një plani të caktuar dhe të përpunuar mirë.
Në vitin 1956, Josip Broz Titoja, në fjalimin e mbajtur në Pulë të Jugosllavisë, bëri thirrje hapur për përmbysjen e Enver Hoxhës. Në vitin 1960, Aleksandër Rankoviçi, shefi i UDB-së jugosllave në fjalimin e mbajtur në Sremska Mitrovicë, në praninë edhe të ambasadorit sovjetik, përsëriti thirrjet, për përmbysjen e pushtetit popullor në Shqipëri. Këto sulme dhe plane, vazhduan dhe më vonë për të patur një kulm në vitin 1987, kur Enver Hoxha, tashmë kishte vdekur. Në vitin 1987, propaganda serbe, qoftë me anë të plenumeve të ish - LKJ-së, qoftë me anën e shtypit, zhvilloi një fushatë të shfrenuar, kundër Shqipërisë. Ajo bënte thirrje që sa më parë, shqiptarët të hidhnin poshtë atë, të largoheshin nga rruga e tij dhe të pajtoheshin me pikëpamjet jugosllave. Në atë periudhë shqiptarët ua dhanë përgjigjen shovinistëve serbë. Të tërbuar nga ky qëndrim i shqiptarëve, shovinistët serbë kaluan në sulme më të tërbuara. Në muajin janar, 1990, me anë të Radio Titogradit, ata kërcënuan hapur duke thënë: "Ec përpara Sllobodan, po qe nevoja deri në Tiranë".
...Dhe në këtë periudhë Shqipëria , me në krye, Ramiz Alinë, ua dha përgjigjen. Nuk do të kalonin, veçse pak kohë dhe shqiptarët, do ta realizonin që të gjitha porositë e titistëve, ndaj Enver Hoxhës, bile do t`i kapërcenin këto porosi...
Natyrisht, me terma të tjera; që të gjithë, demokratikasë, socialistë, republikanë, social-demokratë, demokristianë, zogistë, ballistë, nacional-demokratë e të tjerë më në fund e realizuan amanetin e Titos - hodhën poshtë të kaluarën e tyre, hodhën poshtë Enver Hoxhën. Shumë e hidhur kjo, por, e vërtetë. Megjithatë dhembja e së vërtetës është gjithmonë më e lehtë se dhimbja e mashtrimit!
Ata deklaruan se ai është armiku më i madh i kombit shqiptar. Ata deklaruan se enverizmi është më i rrezikshëm se çdo gjë tjetër për shqiptarët. Ata deklaruan se "Titoja ishte më i mirë se Enver Hoxha, pasi ishte një marksist liberal".
Në intervistën e botuar në gazetën "Rilindja" të datës 2 Korrik 1994, Ismail Kadareja midis të tjerash flet për pohime që dëgjohen sot në Shqipëri, si "Skënderbeu kishte bërë gabim që kishte luftuar kundër turqve". Ai e konsideron këtë si mbirje të farës se tradhtisë. Por, në Shqipëri, sot nuk dëgjon dhe lexon vetëm aq sa thotë Kadareja. Në Shqipëri dëgjon të thuhet dhe të shkruhet se shqiptarët bënë gabim që luftuan në Luftën e Dytë Botërore, kur u ngrit në këmbë gjithë bota antifashiste. Në Shqipëri dëgjon të thuhet se do ishte më mirë që Shqipëria të bëhej Republikë e shtatë e Jugosllavisë. Edhe për këtë, pse nuk lejoi që të realizohej plani i Titos dhe shokëve të tij, Enver Hoxha është tradhtar. Megjithatë, as Kadareja, as Qosja, as Agolli, asnjë politikan dhe lider partiak në Shqipëri, këtë nuk e konsideron farë të tradhtisë. Dhe "mirë" e kanë. Nuk mund të merret në mbrojtje "tradhtari".
Për të bërë të vlefshme suksesin e luftës kundër tij, çdo gjë vlen. Vlen dhe pohimi "së më mirë republikë e shtatë e Jugosllavisë se nën Enver Hoxhën".
Gjatë sundimit të Titos, UDB-ja jugosllave zhvilloi një luftë të egër për përmbysjen e pushtetit në Shqipëri. Mjafton të përmendim faktin se në vitin 1953, në Jugosllavi, shkuan rreth 10 mijë shqiptarë që u arratisën nga Shqipëria si antikomunistë. Këta të arratisur, shovinistët jugosllavë, u përpoqën t`i organizonin për t`i përdorur si diversantë në Shqipëri. Për realizimin e këtij plani armiqësor u ngarkuan dy veta: gjeneral, Dushan Mugosha dhe koloneli i UDB-së jugosllave, Çedo Mijoviç. Një pjesë e këtyre të arratisurve pranuan të vihen në shërbim të jugosllavëve, ndërsa shumica e tyre, megjithëse ishin kundër komunizmit, nuk pranuan të bëhen mish për top, për shovinizmin jugosllav. Në librin e botuar me titull "UDB-ja dhe shqiptarët në Amerikë", që janë kujtimet e një të arratisuri midis të tjerash thuhet se "Gjeneral Dushan Mugosha e Kolonel Çedo Mijoviç, me shokë, vrapuan në qendra të emigrantëve duke mbajtë fjalime dhe duke dhënë udhëzime, për t'u bërë gati për çlirim të Shqipërisë... …Mirëpo, studentët shqiptarë emigrantë në Beograd, kundërshtuan pa dashur të dinë çka i priste nga UDB-ja... ...Kosovarët ishin kundër çdo veprimi kundrejt Shqipërisë. Emigrantët i urrenin jo vetëm pse kishin ikur prej Shqipërisë, por dhe për sjellje të keqe në popull". (Fatmir Kosova. U.D.B-ja dhe shqiptarët në Amerikë faqe 23-24).
Gjatë sundimit të Titos, në trojet shqiptare në ish-Jugosllavi, u vranë apo u masakruan me qindra mijë shqiptarë, që kërkonin të drejta kombëtare për trojet e tyre njësoj si dhe kombet e tjera të Jugosllavisë. Por një gjë është interesante. Në shkrimet gjatë viteve 1990-1994, në shtypin shqiptar, askush prej këtyre "patriotëve", nuk ka shkruar një rresht për këto krime dhe të akuzojë Titon dhe titizmin për ato. Vetëm për Enver Hoxhën dhe krimet e tij. Bile, dhe për shumë krime që kanë ndodhur në Kosovë apo Maqedoni, dhe aty është gjetur dora e tij. Ndërkaq, janë frikacakë dhe të pazotë të denoncojnë krimet e përbindshme të titizmit ndaj shqiptarëve, apo planet e tij për asimilimin e tyre. Megjithëse e mbajnë veten për patriotë dhe atdhetarë dhe gjoja u digjet zemra për fatin e shqiptarëve në ish-Jugosllavi, askush nuk ka marrë mundimin sot në Shqipëri, të botojë dhe t`i kundërvihet referateve famëkeqe të ultra shovinistit serb Vaso Çubrilloviç, që përbënin platformën e titizmit ndaj shqiptarëve dhe kërkesave të tyre kombëtare. Ndërsa, "anti kosovari" Enver Hoxha, qysh në vitin 1979, dha urdhër që në të gjithë Shqipërinë, populli të njihej me këtë referat. Referati ishte i plotësuar me një studim të gjerë që sqaronte popullin se si titistët e kishin zbatuar këtë referat. Ai ishte i shoqëruar me sqarimin se ky referat "Ruhet në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave, dosja 7, kutia 19 dhe trajtohet si material sekret".
Ndërsa "atdhetarët" e sotëm, në muajin maj 1994, bënë një deklaratë në Kuvendin e Shqipërisë, ku kërkuan që Enver Hoxha, të gjykohej pas vdekjes dhe të shpallej armik dhe ligjërisht.
Është fitorja më e madhe që kanë arritur shovinistët serbo-grekë, ndaj shqiptarëve. Pas 50-vjetëve, me anë të shqiptarëve dhe të fshehur pas demokracisë, më në fund e mposhtën enverizmin dhe e eliminuan atë.

Zvicër, më 16 tetor 2008


Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ramadan PLLANA
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 62 vizitorë
Lexuar: 1,463 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi