Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Kodi i vrasjes sė demokracisė
Publikuar më 05 maj, 2012 nė orėn 01:19 ( ) Ramiz Bojaj | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Dita e lirisė sė shtypit (3 Maji) e gjenė shtetin e Kosovės me liri tė pjesėrishme pėr fjalėn e lirė. Kodi i ri Penal, i miratuar nga Kuvendi i Kosovės mė 20 prill 2012, nė tė cilin gjenden edhe dy nene, ai 37 dhe 38, (qė kriminalizojnė shpifjen dhe detyrojnė gazetarėt qė tė zbulojnė burimet e informacionit nė raste tė procedimeve kriminale), pasqyron mentalitetin e retarduar tė klasės sonė politike, dėshmtimin kolektiv tė elitizmit tonė politikėbėrės. Liria dhe demoracia nė Kosovė janė fituar me shumė sakrificė e gjak, andaj askush nuk ka tė drejtė qė ta rrėnojė ose ta varsė kėtė vlerė tė shenjtė.

Nė ditėn e lirisė sė shtypit nė botė (3 Marsi) i gjen mediat e Kosovės nė protesta (bojkot) kundėr aktiviteteve pushtetare, nė shenjė kundėr sanksionimit tė fjalės sė lirė. Kodi i ri Penal (me referencat e neneve 37 dhe 38), ngulfatė pėr vdekje lirinė e medieve, trurin dhe shpirtin e kombit. Elitizmi ynė politik (votuesit e Kodit tė ri nė Kuvendin e Kosovės), nė vend qė tė mobilizohen nė aplikimin e politikave nacionale (kundėr krimit tė organizuar, korrupsionit dhe ruajtjes sė tėrėsisė territoriale), ky autoritet ėshtė pėrqėndruar nė fshehjen e dėshtimeve tė veta, nė tė gjitha segmentet, duke goditur nė parim gjahun hulumtues (mediat)qė e bėn qeverinė tė mos ndihet aspak komod.Ky veprim ėshtė tipik antidemokratik i cili dėshmon se elitizmi ynė politik ėshtė nė siklet tė mbrojtjes sė mafisė sė krimit tė organizuar ekopolitik. Qeveritarėt tanė nė vend qe ta lutojė krimin e korrupsionin e shfrenuar,vihen nė mbrojtje tė interesave e klaneve mafioze. Prekja nė esencė e lirisė sė medias ėshtė vrasje e demokracisė, i cili kėrcėnon ndėrgjegjėn dhe interesat shtetėrore e kombėtare tė shtetit tė Kosovės. Kodi i ri Penal, i miratuar nga Kuvendi i Kosovės mė 20 prill 2012, nė tė cilin gjenden edhe dy nene, ai 37 dhe 38, (qė kriminalizojnė shpifjen dhe detyrojnė gazetarėt qė tė zbulojnė burimet e informacionit nė raste tė procedimeve kriminale), pasqyron mentalitetin e retarduar tė klasės sonė politike, dėshmtimin kolektiv tė qeveritarėve tanė. Ėshtė e dhimbshme kur preket nė esencė liria e fjalės, por edhe mė e tmerrshme ėshtė, kur kjo vrasje e lirisė mėtohet tė sanksionohet edhe me formalitete juridike (metodė e njohur vetėm nė sistemet e diktaturave). Klasa politike qe udhėheq aktualisht me Kosovėn, gjithnjė e mė shumė po dėshmon se ėshtė njė klikė harbutėsh tė pacipė, tė cilėt i kanė sjellur shtetit dhe kombit tonė, dėme tė tmerrshme. Fusnota ishte njė rrėnim i madh i vlerave tona shtetėrore, ndėrkaq, Kodi i Ri Penal, ėshtė rrėnim i vlerave tė demokracisė nė shoqėrinė tonė. Shqiptarėt nuk do ta pranojnė kurrė as njė dozė tė vetme nga principet e sistemet tė diktatorėve.

Pėrkeqėsimi i gjendjes sė mediave

Mediat nė Kosovė vazhdojnė tė jenė nė shėnjestėr tė pushtetit. Rastet skandaloze kundėr mediave nė Kuvendin e Kosovės (keqtrajtimi i gazetarėve), ka pėrfunduar me sanksionim skandaloz pėr lirinė e shtypit, ku me nenet 37 e 38 te Kodit tė ri Penal, guximin gazetaresk e apostrofojnė si ‘kriminalizim’. Gazetarėt nė Kosovė gati ēdo ditė kėrcėnohen nė mėnyra tė ndryshme. Mė tė zėshmit kundėr lirisė sė medias janė grupet e mafisė sė krimit, pėr tė arritur deri tek grupet e interesave tė pushtetmbajtėsve. Reporterėt Pa Kufij (RSF) e cilėsojnė si tė tmerrshėm, Kodin e ri Penal tė miratuar nga Kuvendi i Kosovės mė 20 prill 2012, nė tė cilin gjenden edhe dy nene qė kriminalizojnė shpifjen dhe detyrojnė gazetarėt qė tė zbulojnė burimet e informacionit nė raste tė procedimeve krminale. “Nenet 37 dhe 38 tė KRP-sė, qartazi synojnė heshtjen e raportimeve hulumtuese qė e bėjnė qeverinė tė ndihet jokomod. Kodi i ri Penal e vė lirinė e medias nė rrezik dhe pėrfaqėson njė sulm serioz kundėr demokracisė”. Nė kėtė kontekst e drejta pėr tė ushtruar gazetarinė hulumtuese dhe mbrojtja e burimeve konfidenciale duhet tė mbetet parim thelbėsor i vlerave tona demokratike. Pėrmes Kodit tė ri Penal, hapen mundėsi shtesė pėr keqtrajtimin e mediumeve, gazetarėve e botuesve, nė kontekst tė tė cilit mund tė ndodhė rrėnimi i gjithė asaj qe e cilėson shoqėrinė tonė si model tė demokracive europerendimore. Shantazhimi i medias, kėrcėnimi i fjalės sė lirė (burgosja ose vrasja e gazetarėve), shėnon fundit e arsyeshmėrisė dhe vlerave tė vėrteta njerėzore. Olivier Basile, pėrgjegjės i “Reporters Sans Frontieres” pėr Evropė, pėrpjekjet pėr censurimin e fjalės sė lirė nė Kosovė, pėrmes KDRP-sė (neneve 37 dhe 38), e krahason me periudhėn e diktaturave. “Ajo ēka e dallon situatėn e mediave nė Kosovė, ėshtė se gjatė luftės janė vrarė gazetarė, ndėrsa tash, nuk vriten, por vazhdon tė vritet fjala e lirė, kėrcėnohen, pengohen gazetarėt nė ushtrimin e detyrės profesionale. Si mund tė luftohet krimi i organizuar kur disa nga autoritetet qeveritare pengojnė gazetarėt tė ushtrojnė gazetarinė investigative. Dikur fajėsohej Milosheviqi, por tash tė gjithė e dinė se kė duhet fajėsuar pėr kėtė gjendje alarmante”. Edhe Organizata pėr Media e Evropės Juglindore, SEEMO, ka pėrkrahur gazetarėt e Kosovės, duke vlerėsuar se ėshtė e tronditur me ndryshimet e fundit tė Kodit Penal tė Kosovės. “Kėrcėnimet dhe presionet, vijnė nga institucione tė ndryshme: Qeveria, ministritė, partitė politike, organizatat ndėrkombėtare, biznesi, gjykatėsit dhe Akademia”. Metodat qeveritare tė censurimit, nė shumė raste, janė mjaft tė sofistikuara, ku kėrkohet shumė guxim dhevendosmėri pėr thyerjen e murit tė diktatit. Raporti i fundit pėr Lirinė e Medieve i ‘Freedom House’, edhe kėtė vit e ka vlerėsuar lirinė e shtypit nė Kosovė si pjesėrisht tė lirė, duke i dhėnė notėn 49 nga 51, sa e kishte nė vitin e kaluar. Ndėrkaq, nė listen e Reporterėve Pa Kufij,Kosova renditet nė vendin e 87-tė nga 179 sa janė nė listėn e RPK-sė. Realisht gjendja e mediave nė Kosovės ėshtė edhe mė e rėndė nga siē e parashohin edhe organizatat ndėrkombėtare, ngase tendencat qeveritare pėr vrasjen e fjalės sė lirė janė tejet evidente dhe tė rrezikshme. Andaj shqetėsimet e organizatave tė ndryshme tė mediave ndėrkombėtare e vendase pėr lirinė e shtypit nė Kosovė, janė tė arsyeshme dhe kėrkojnė angazhim tė vendosur tė tė gjithėve pėr mbrojtjen e lirisė e tė vlerave qytetare nė vendin tonė.

Atentat mbi demokracinė

Guximi i gazetarisė hulumtuese nė Kosovė mbetet shembulli mė i mirė i kultivimit tė vlerave tė vėrteta demokratike pėr njė shoqėri nė tranzicion, ku vlerat dhe antivlerat janė nė gėrshėtim tė pėrhershėm. Pėrplasja e kėtyre dy koncepteve zanafillėn e vet e kanė nė sistemet qeverisėse dhe tendencat pėr vendosjen e “diktaturave moderne”, nga institucionalistėt. Imponimi i fjalės sė shkruar dėshmon pėrvojėn mė famėkeqe nė periudhat moniste, tė cilat pėr dekada me radhė, gėnjeshtrėn e mbėshtillnin me moralizime, ndėrkaq tė vėrtetat dhe vlerat i shantazhonin nė forma tė ndryshme deri nė vrasjen e saj. Qevritarėt tanė, pėrmes KDRP-sė, tentojnė t’i mbyllin gojėn tė vėrtetės e cila shpesh ėshtė e dhimbshme pėr realitetin qeverisės. Andaj hartimi dhe votimi nga Kuvendi i Kodit tė i ri Penal, nuk mund tė cilėsohet si pėrgjegjėsi indiviluale, por dėshtim kolektiv i elitizmit tonė politik. Miratimi i kėtij Kodi nga Kuvendi i Kosovės, dėshmon se kemi tė bėjmė me njė klasė politike skandaloze, tė papėrgjegjshme dhe tė retarduar. Ata qe kanė kėmbėngulur nė miratimin e neneve 37 dhe 38 tė Kodit Penal, mund tė kenė biografi jo tė pastėr, mund tė jenė tė inkriminua nė krim dhe korrupsion. Ndėrkaq Kodin e Ri Penal, mund ta perdorin si “murė” mbrojtės nga hulumtuesit e rasteve. Jemi deshmitarė se mediat kanė publikuar shumė raste kriminale rreth shumė personave tė inkriminuar nė krim dhe korrusion, andaj metoda mė “efektive” pėr mbylljen e rasteve tė tilla mėtohet tė bėhet duke sanksionuar veprimtarinė e pushtetit tė katėrt nė demokraci, e bashkė mė kėtė edhe vrasjen e fjalės sė lirė. Reagimet e Reporterėve Pa Kufij (RSF), tė rrjeteve dhe asociacioneve tė pavarura tė mediave, OJQ-ve, etj., por edhe Kushtetuta e Kosovės, e obligojnė presidenten Atifete Jahjaga, ta rikthejė Kodin Penal nė Kuvend, pėr t’i rishikuar nenet 37, 38. Ėshtė tejet esenciale qe rishikimi tė bėhet nėn kujdesin eskepertėve tė pavarur vendas e ndėrkombėtarė, nė mėnyrė qe rihartimi i neneve tė jetė i pranueshėm i zbatueshėm nga tė gjithė. Nė tė kundėrten, do tė ndodh vetėvrasja e demokracisė nė Kosovė, nė kontekst tė tė cilit shkelet akti i Bashkimit Evropian i vitit 2007, por edhe vendimi i kėshillit tė Evropės, i vitit 2000. Me keto principe me tė cilat Kodi Penal ka kaluar nė Kuvendin e Kosovės, do tė jetė jofunksional dhe i dėmshėm pėr perspektivė evropiane tė Kosovės. KRP, me nenet 37 dhe 38 mund tė referohet si notė e dobėt edhe nė vlerėsimet e raporteve ndėrkombėtare rreth tė arritura dhe progreseve nė vendin tonė. Kosovės i duhet ligje qe e hapin rrugėn drejt BE-sė, e jo tė atilla qe penalizojnė integrimin tonė drejt strukturave euroatlantike. Pikėrisht nga papėrgjegjėsia e elitave tona politike kemi mbetur vendi mė i izoluar nė rajon. Liria dhe demoracia nė Kosovė janė fituar me shumė sakrificė e gjak, andaj askush nuk ka tė drejtė qė ta rrėnojė ose ta vrasė kėtė vlerė tė shenjtė.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ramiz Bojaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 47 vizitorë
Lexuar: 1,565 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Sė pari, demarkacioni me Serbinė, pastaj me M...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:56
Barometri diplomatik *** Pse Serbia pėr liberalizimin e vizave nuk e pati kusht demarkacionin me Kosovėn?! - Nga doli qė Kosova ta ketė kusht liber...
1000 LUFTĖTARĖT E ADEM JASHARIT DHE 60 MIJĖ V...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:53
Shkuan gati dy dekada prej pėrfundimit fisnik tė luftės sė lavdishme shqiptare tė UĒK-sė, nė fillet dhe nė ballė tė sė cilės qenė njėmijė luftėtarėt e Adem...
Nuk vritet njeriu edhe nė rastin kur shpėrnda...
E hėnė, 16 tetor 2017 - 21:51
Nė muajin korrik tė kėtij viti gazetari Enver Robelli kishte publikuar njė shkrim pėrmes tė cilit njoftonte pėr hetimet qė drejtėsia zvicerane zhvillonte k...
TEORITĖ E KONSPIRACIONIT “SHQIPTAR”
E hėnė, 25 shtator 2017 - 21:35
Ēuditėrisht, viteve tė pasluftės sė lavdishme tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės (UĒK), qė luftoi pėr liri e pėr bashkim kombėtar, dolėn nė sipėrfaqe “qendr...
Akademiku Skėnder Kodra ua pėrplasi nė fytyrė...
E enjtė, 21 shtator 2017 - 21:20
Barometri diplomatik *** Objekt shqyrtimi i kėtij komenti ėshtė vizita e presidentit tė Akademisė Shqiptaro-Amerikane tė Shkencave dhe tė Arteve tė ...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2017 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi