Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
AMANET I PËRJETSHËM QË SHKËLQEN SI LULET PRANVERORE!
Publikuar më 10 korrik, 2012 në orën 00:14 ( ) Fadil Shyti | Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Me rastin e 2 mujorit vdekjes fizike apo më saktë; -ri-lindjes së poetit, më 25 prill 2012), -fillova ribotimin e kësaj poeme madhështore).
-Në vitin 2010, kur u takova me vëllain e idealeve çlirimtare poetin komunist, Hysni Milloshi, me ç´rast, më ofroi një dhuratë të mrekullueshme që s´harrohet kurrë; gjatë bisedës, Ay më tha: “Për hir të lexuesve në diplomacia.dk, albaniapress.com e të tjera web-faqe shqiptare, im vëlla, -kam dëshirë t´ma ribotosh poemën, "Atdheu!”.

-Me atë rast u ndieva i privilegjuar, për besimin e tij ndaj meje dhe pa u hamendur e mora zotimin se, do ta bëjë këtë me kënaqësi!
-Paraprakisht, siç dihet nga lexuesit; jam marrë me ri-botimin e disa poezive disa përmbledhjeve të tjera në shtypin elektronik.
-Poemën ”Atdheu” po e filloj tani, tejet zemër-pikëlluar, - pikërisht, në datën e 2 mujorit të pavdekësisë së poetit revolucionar.
Poemën do ta botoj në pjesë të ndara; duke bërë këtë kujtoj që, -për lexuesit e flaktë të poezisë atdhetare, kjo nuk do të përbën një pengesë serioze që ta lexojnë në vazhdime, -tërësisht.

Poema "Atdheu" është fituese e çmimit të tretë në konkursin letraro-artistik, me rastin e 45 vjetorit të çlirimit të Atdheut.

HYSNI MILLOSHI

ATDHEU

POEMË

16.

Në njëmijëenjëqelira dergjet nëna sakatosur,
Një poet syrgjyn i kombit, “arratisur syrgjynosur”,
Një djalosh i hijshëm endej nëpër udhët e Parisit,
Ndjekur hap më hap të jetës nga titani zë i plisit.

O, ky plis kish me vete gjithë hallet, gjithë tokën,
Në Paris e në Bruksel kuvendon me Enver Hoxhën,
Të dy flasin shqiptarisht, i betohen njëri-tjetrit,
Ndërsa burrat shemb si kulla gijotin´e zezë e mbretit.

Syt´ e plisit s´bënin lutje: Më shpëto nga gijotina,
Syt´ e plisit flakëronin si një pyll i madh me trima,
Syt´e plisit ishin popull, që të birit i çon fjalë:
Të kam pritur pesëqind vjet, më ke atë e të kam djalë!

Enver Hoxha ndjeu malet si i hynin në damarë,
Ndjeu mijëra vjet të kombit që i ndizeshin pishtarë.
Në dy grushta i rënduan dy Korabë e dy Tomorrë,
Gjithë fushat lulethara, gjithë kreshtat me dëborë.

Gjithë armët që Liria pati shkrepur mbi tiranët,
Gjithë brengat e Atdheut, gjithë kujet, gjithë këngët,
Në damarë të atij trupi s´derdhej gjak po historia,
Ndizte flakët e hakmarrjes me pishë dielli Shqipëria.

17.
Ai e dinte që Liria rron në popull e pavdekur,
Ai e dinte që Liria gjakun lyp e sy të mençur,
Ai e dinte që liria lind vetveten përmbi dhé,
Perënditë perëndojnë, jo të popullit epope.

Ai besonte vegjëlinë në kasolle, në barakë,
Jo saraje bejlurçinash, jo kodoshët në “oxhakë”.
Ai besonte në popull janë të gjitha mrekullitë,
Se kur ngrihen –o kasollet përmbys bien mbretëritë.

Dhe trokiti nëpër fusha, nëpër male me dëborë,
Ku jetonin të pamposhtur gjeneralët popullorë,
Ku çdo zemër kish një Krujë e një Frashër poezie,
Ku lahutat lahuronin shpirt e zjarr prej Shqipërie.

Ai nuk priti që armata të rreshtohej me fjalime,
Po u hodh në ballë betejash ku ish prova më sublime,
Ai besonte trimërinë si beson syri në dritë,
Plumbi trimin se tremb kurrë, plumbi trimin e ka frikë..

Shpëtimtarët e mëdhenj s´rreken të shpëtojnë kokën,
Po një popull fukara dhe të shenjën nënë, tokën.
Me një çelës komunizmi hapi Shekullin e Ri,
Si gjeni ka dashuruar, ka urryer si gjeni.

18.
Tokë me djem mermeri stolisur ndër brinja, fusha e pllaja,
Si me diej që s´perëndojnë e dritë derdhin përmbi maja.
Ç´e kanë ngjyer këtë tokë krejt me zemra tejembanë
Dhe me zjarre të përjetshëm nëpër borë e tramundanë.

Kodrës së Kuqe se ç´ u panë dhe Tirana hesht te pragu:
Ç´janë ata që gjokset matin shqiptarisht me kulla tanku?
Thonë qenkan komunistë, që me tanket po përgjaken,
Thonë qenkan komunistë, që me vdekjen hijshëm maten.

Thonë qenkan komunistë,... Po nga dolën këta diva,
Që nuk lëpihen tradhtarëçe “Viva Duçe, viva, viva”.
Po të dalin zot, Atdhe, mu në bashin e përleshjes
Edhe vdesin duke thirrur; “Rroftë vdekja kundër vdekjes”!”

Thonë qenkan komunistë...Historia ku i gjeti
Kaq të rinj, zemërmëdhenj sa hapësir´e këtij planeti?
Si rreze që dalin prej Diellit ata dolën nga ky popull,
Që nga Reçi në Prishtinë, që nga Mokra gjer në Dropull.

Thonë grushtet e fuqishëm ata ndezur kanë lart
Si pishtarët lajmëtarë mbi Tomorr e mbi Korab,
Thonë zgjojnë uraganet anës Vjosës, anës Drinit
Dhe në gjokset si flamuj mbajnë agimet e çlirimit.

Thonë qenkan komunistë që nuk mbjellin grurë e thekër,
Nëpër brazdat e lirisë mbjellin jetën që u ka mbetur
Flamurin e vuajtjeve të popullit paskan Bibël e Kuran,
Paskan shpirtin me tornado, me stuhi dhe uraganë.

Thonë Prijësi i tyre paska në të gjaktin udhëtim
Moshën që pat Jezu Krishti kur e vunë në kryqëzim.
Që me gozhdë mos kryqëzohej kuqezeza Shqipëri
Komunistët, bij të Diellit, sulmojnë qiejt për Liri.

19.
Përmes djemve të mermerit kur vrapoj si në transhe
Skuqet Vjosa, skuqet Drini, skuqet ajri yt Atdhe.
Ja, ky qiell i madhërishëm krejt i kuq e krejt i zjarrtë
Si zemra e Vojo Kushit hapet e pikon lavdi të artë.

Si zemra e Vojo Kushit hapet kur e pat shkrirë me gjak të vet
Shtatë tanke Kodrës së Kuqe kur mbi ta hidhej kometë,
Himn e flamur kur u kthye e gjëmim titan kushtrimi,
Lule djemtë e mermerit, lule djemt´e këtij himni!

Kodra e Kuqe përcjellë himnin nëpër shkrepat e luginat,
Ndër kasollet e barakat si zabele dalin trimat,
Dalin djemtë e fukarasë me një yll të kuq në ballë,
Shkulin malet për t´i hedhur mbi fashistët gjakatarë.

Zgjohet shpirti i tërmetit, zgjohet zgjimi popullor
Që nga Dibra gjer në Krujë, që nga Shkodra gjer në Vlorë
Me rrufetë e Korabit zbret betejash Haxhi Lleshi,
Nëntë male pas i vijnë mespërmes atij rrebeshi.

20.
Dridhen muzgjet e pushtimit, nata zbret si shpirt fashisti,
Shtetrrethimet tundin prangat për një kokë komunisti.
Për një kokë komunisti digjen fshatra dhe qytete,
Digjen arat kallinjpjekur, digjen foshnjat mu në djepe.

Komunistët ngrihen lart në univers të heroizmit
Guerilas atomikë, farkëtarë të titanizmit,
Enden vatrash, enden pyjesh, lirimbjellës, komisarë,
Me një manifest çeliku prej çelikut proletar.

Se ç´i ngjajnë Jupiterit kur tërheqin përmbi vete
Gjithë rreziqet me një emër: plumb, qeli trikëmbësh, vdekje;
Të mos tërhiqte Jupiteri të tmerrshmit asteroidë
Një varr më tepër do ish globi ynë në galaktikë.

Ja si ngrihen të pamposhtur, atdhetarë, idealistë
Në univers të heroizmit Jupiterët komunistë!
Në katërqind milionë yjet ata zunë vendin e vet,
Pa komunistët s´ka liri, s´ka më paqe në planet.

Le të enden varg spiunët, le të nxijnë kuesturat,
Le të çmenden varg qelitë, le të çmenden varg torturat.
Në çdo zemër komunisti ndizet plot një Diell me gjak,
Në çdo zemër komunisti rron Atdhe një Stalingrad.

Dëgjo erën si përhapet e s´pushon së ligjëruari:
Ra Qemali, Qemal Stafa, ai idealbekuari
Ecën gjaku i tij në rrugët, barrikadë më barrikadë,
Ngjitet mureve me qerpiç si e flaktë komunikatë.

Komunistët Tutulani, vëlla e motër, dy poetë,
Kaq të rinj e kaq të bukur si ylberi përmbi det,
Grisin natën në Kavajë si të ishin flamuj fashizmi
Nxirë prangash, skuqur plumbash buçasin “Rroftë komunizmi!”

Ra Kristaqi dhe gjëmimi tundi malin e Shpiragut
Ndizet gjaku edhe nata flakë e tëra merr prej gjakut
Kur do binte Margarita mu si xham do shqyhej qielli
Copa-copa i përgjakur mbi Tomorr do derdhej Dielli.

Mu në Pojskë ra Ptolemeu, Zaho Koka mbi Himarë
Dëgjo erës ligjërimin “Lule Zaho, lule djalë”
Dëgjo erës si përhapet “Lule Ptoleme Xhuvani”,
Bini more trima, bini aty ku vritet luani.

Mu në grykë te¨Mezhgoranit thonë Vjosa u përgjak,
Asim Zenelin mba mbi supe kosovari Karadak
Po rrjedh Vjosa gjak e dhimbje, Kurveleshit nxihen retë
Batalionet hedh në sulm në Shefqet Peç, një lab i sertë.

Deti i Vlorës, deti plak thinja dallgësh ngre përpjetë
Ra Abazi, Abaz Shehu, komandant zemër det...
O Atdhe ç´po ndodhë kështu, këto dhimbje si i mba,
Mbi Patos u shemb si tempull komisari Mustafa. 1)

21.
Mes detit komunist të gjakut lundron anija e Lirisë
Timonieri ndezur mba gjithë motorrët e stuhisë,
Kjo stuhia komuniste s´di të prehet, s´di të ndalet,
Kush pre saj bie muzgut, në agim patjetër ngjallet.

Mu në Vigun e Mirditës Stalingradi me pesë vetë,
Atdhe, kurorë me legjenda, se ç´i shton edhe një legjendë,
Kjo legjendë e madhërishme nëpër shekuj do gjëmojë
Edhe pse me plumb në zemër, edhe pse me gjak në gojë.

Maten pesë me pesëqind, po i thonë vdekjes: Nuk na tremb!
Maten pesë me pesëqind, po i thonë plagës nuk na dhemb!
Maten pesë me pesëqind, po i thonë Gjadrit: Jemi valë!
Maten pesë, me pesëqind, po i thonë tokës: Jemi farë!

Jemi farë mbjellim Lirinë, komunistë emrin na thonë,
Mu në firmën e çlirimit kemi vënë jetën tonë...
Stalingradi i të pestëve ra pastaj si farë mbi dhé,
Mu në Vigun e Mirditës rron e flet një Epope.

1)Mustafa Matohiti, Hero i Popullit

Bregut Bunës ra Vasili, gjeniu i konspiracionit
Gjaku komunist ndez vrullshëm turbinat e Revolucionit
Enver Hoxha nëpër male urdhëron veç ofensiva,
Drejt veriut, drejt Kosovës turret një ortek me diva.

Më 4 korrik, 2012.

Zgjodhi: Fadil Shyti

Vijon...

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Fadil Shyti
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 961 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi