Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LËVIZJA PËR BASHKIM
Publikuar më 15 janar, 2013 në orën 14:58 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Në konferencën e sotme për media, Lëvizja për Bashkim shprehu qëndrimin e saj lidhur me zhvillimet aktuale politike dhe bisedimet Kosovë-Serbi nën dritën tyre. Nënkryetari për Politikë i LB-së, Raif Qela, situatën e tensionuar në Kosovën Lindore e konsideroi pasojë të drejtpërdrejtë të çështjes së pazgjidhur kombëtare të popullit shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Ai tha se fajin më të madh për këtë gjendje të rëndë të krijuar nga dhuna e vazhdueshme serbe mbi popullatën shqiptare e bartin institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë për shkak të heshtjes shumëvjeçare të kësaj çështjeje dhe për shkak të gabimit themelor të tyre në trajtimin e shqiptarëve në Kosovën Lindore si pakicë kombëtare duke kërkuar nga subjektet politike të atjeshme që të gjitha çështjet t’i adresojnë në institucionet e Serbisë.

Në vazhdim, z.Qela, shprehu mbështetjen e plotë të Lëvizjes për Bashkim për konkluzionet e mbledhjes së këshilltarëve komunal të Preshevës, Bujanocit e Mevegjës të datës 12.1.2013, si dhe shpalosi qëndrimin e LB-së për hapat që duhet të ndërmerren në këtë situatë. Veprimet që duhet të bëhen, sipas Lëvizjes për Bashkim, janë:

1) Institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë duhet që çështjen e pazgjidhur shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë ta ngrisin në të gjitha instancat ndërkombëtare;

2) Republika e Shqipërisë të përpiqet për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme të Këshilli të Sigurimit të OKB-së për gjendjen e rëndë të popullit shqiptar në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë;

3) Qeveria e Kosovës çështjen e shqiptarëve të Kosovës Lindore duhet ta shtrojë në bisedimet Kosovë-Serbi mbi bazën e reciprocitetit me komunat veriore Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok.

Prishtinë, 15.1.2013

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 603 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
URIME KOSOVE, TE PRIFTE E MBARA!
E diel, 04 prill 2021 - 20:37
.
EPOPEJA...!
E diel, 07 mars 2021 - 00:08
.
Lufta e UÇK-së bashkon tre shtete
E premt, 27 nntor 2020 - 23:25
Institucionet e shkencës dhe të kulturës në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut kanë dalë me një qëndrim të përbashkët mbi luftën e Ush...
K O M U N I K A T Ë
E premt, 20 nntor 2020 - 14:59
SHOQATA “YJET QË NUK VDESIN & OJQ “YOUTH FORUM PERSPEKTIVA” K O M U N I K A T...
Marrëveshja Kosovë-Serbi
E premt, 04 shtator 2020 - 20:59
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar Marrëveshje ekonomike me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shtëpinë e Bardhë në Washingt...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi